ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Si atdheu duhet pa kushte, siç e deshti Hysen Gega !

Shkrime relevante

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Shpërndaj

Nga: Shemsije Elshani
Në vend të lamtumirës…
Ne, shokët e klasës dhe të krejt gjeneratës që ishim të organizuar në veprimtari patriotike jemi rritur e frymëzuar me emrin e Hysen Gegës. Unë nuk e kam takuar shpesh, por, sa herë rastiste të ndodheshe në shoqëri me të, ndjeje një siguri të madhe, ndjeje sikur bëheshe me krahë.
Hysen Gega ishte ndër ata patriotë, të cilit dashuria për atdheun, për Shqipërinë, dashuria për njerëzit, për shokët, miqtë e të afërmit, i lexohej në sy.
Më ka ngelur në kujtesë një bisedë me avokatin H.Susuri që mbronte Ukshin Hotin në gjykimin e tij.
Në vitin 1994, pas përfundimit të seancës së gjykimit të Ukshin Hotit, ktheva njëherë në zyren e tij. Më duheshin ca të dhëna për librin e Ukshin Hotit, të cilin po e përgadiste vëllai im Bislimi, që asokohe ishte në Zvicër. Në bisedë e sipër derisa po flisnim për emancipimin politik tonin, për të cilin shkruante Ukshin Hoti, unë shtoj që te ne nuk është bërë as emancipimi shoqëror, pa le më ai politik.
– Suhareka është vatër e fortë e emancipimit thotë ai.
– Po… them unë, dhe fillova t’i përmend disa faktorë që mund të kenë ndikuar.
– Ballkani, fabrika ” Ballkan” ka ndiku në emancipimin e tërë komunës, më thotë.
– Edhe Radiotelevizioni Shqiptar them unë.
Dhe po i tregoj si ka ndikuar te unë, te shokët dhe shoqet e mia ata filma të Kinostudios “Shqipëria e re”, si kanë ndikuar festivali i Gjirokastrës dhe ai i “Këngëve të lehta”.
Pastaj i përmenda shokët dhe shoqet e mia Fadilin, Muratin, Shpresën, Dritën, Bekimin, Dashurijen, Fadileten, Halilin, Naserin e tj.
– Hysen Gegën, vazhdoi ai.
– Po, dhe ai, i them unë.- E kemi pasur frymëzim ne të gjithë Hysen Gegën, veç nuk ka qenë me ne n’shkollë.
– Jo… tha ai….-Hysen Gega nuk bëri shkollë, por ku ka shkollë, ku ka diplomë fakulteti që i bjen tamam gjithë atij përkushtimi për atdhe?!
Herën e fundit Hysen Gegën e takova në një përvjetor të Afrim Zhitisë.
Ia lexova mallin në sy. Një shok bile më tha:
– Sa ëmbël të shikon Hysen Gega.
– Po… i them. -Hysen Gega na sheh të gjithëve me sytë e zemrës, aty ku fillon dashuria për atdheun. Ne për te jemi pjesë e kësaj dashurie.
Prehu i qetë në tokën të cilën e deshe aq fort dhe për të cilën bëre kaq shumë i dashur Hysen Gega! Je shembulli më i mirë se si atdheu duhet pa kushte, si si për të qenë patriot mjafton të jesh NJERI I MIRË!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu