ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Si dhe pse Brukseli mbështet Orbanin e Vuçiqin tutje?

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Në samitin e BE-së dje dhe sot parimet dhe filozofia politike u këmbyen me interesa të pastra ekonomike e strategjike.
Sot u dëshmua se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk është një person i vetëm në skenën politike evropiane, kur bëhet fjalë për pikëpamjen e tij për politikën e jashtme dhe drejtimin që duhet të marrë tutje Bashkimi Evropian. Këtë e dëshmuan ngjarjet në samitin e BE-së pikërisht sot.

Brukseli shkriu fondet prej 10.4 miliardë euro që i mbante “të ngrira”, e që i përkisnin Hungarisë, meqë ishte qëndrimi zyrtar se ajo kishte rënë ndesh me kriteret e kërkuara nga BE për respektim të gjyqësorit. Ndërkohë u gjykua “racionalisht” se këto kritere na qenkan përmbushur! Akujt u shkrinë pastaj shpejt!

Sipas modelit që aplikoi Orbani ndërkohë veproi edhe qeveria e re italiane e drejtuar nga e djathta Giorgi Meloni. Ajo pretendon ta stopojë rrjedhën e emigracionit përmes marrëveshjes që ka arritur me Shqipërinë, duke krijuar predispozitat që të hap kamp për emigrantët e rinj që arrijnë në brigjet italiane nëpërmjet Detit Mesdhe dhe atë pikërisht në Shëngjin!

Partia Socialiste sot iu kundërvu vendimit të Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e kërkesës së opozitës rreth marrëveshjes në fjalë.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se “i qëndrojmë pikë për pikë dhe me vendosmëri marrëveshjes që është nënshkruar me qeverinë italiane”.
“Kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin mes vendeve tona”, tha Spiropali.
Asnjë fjalë për parimet e të drejtave njerëzore dhe atyre që do të duhej t’i gëzonin edhe refugjatët!
Kampi ku do të strehohen refugjatët më shumë do t’i ngjajë një kampi fashistësh të periudhës së Luftës së Dytë Botërore! Ai do të rrethohet me tela me gjemba (kush kujdeset për të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për cënimin e interesave kombëtare të Italisë?! Policia italiane do të veprojë brenda kampit, ndërkaq policia shqiptare do të ruajë perimetrin e jashtëm. Natyrisht që Tirana zyrtare do të marrë ca eshtra [një këst financiar vjetor] nga Roma për këtë akt të vullnetit të mirë, prandaj që të gjithë do të jenë të kënaqur.
Se kështu cenohet sovraniteti i Shqipërisë askush nuk çanë kokën as në Bruksel e as në Tiranë e Edi Ramës, mikun e mikut të Orbanit!

Por, për këtë sjelle diferencuese në raport me politikat e Brukselit, Orban ndërkohë përveç Romës, ka edhe dy aleatë të ri.
Në Austrinë fqinje është kancelari federal Karl Nehammer dhe në Sllovaki kryeministri i ri Robert Fico. Ata tokë i bashkon qëndrimi prorus dhe kundërshtimi i mbështetjes së ushtrisë ukrainase. Ky bllok në tërësi pretendon të ketë tutje marrëdhënie të mira me Rusinë.
Fico sapo mori detyrën si kryeministër, pezulloi ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën pothuajse në të njëjtën ditë.
Shpjegimi zyrtar për këtë akt që bie ndesh me frymën dhe deklaraën e Brukselit: Kievi është e nevojshme të kalojë gradualisht nga lufta në sferën e negociatave me Moskën, sepse lufta nuk mund të fitohet në fushën e betejës!

Ky grupim, shto dhe katër shtetet tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës [Rumania, Spanja, Greqia dhe Qipro], përbënë bllokun që mbështet, qoftë edhe nën zë, pikëpamjet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Mosndëshkimi i Serbisë për agresionin e 24 shtatorit ndaj Republikës së Kosoëvs flet shumë në këtë plan.

Fuqia ndikuese e Greqisë brenda BE-së u vu re sot, sidomos në raport me Shqipërinë. Atë që bëri kancelari austriak Nehammer, në raport me Ukrainën dhe Moldavinë, Greqia ka gjasa ta bëjë në raport me Shqipërinë, duke bllokuar ecjen tutje në procesin integrues pikërisht duke u thirrë në çështjen që ka të bëjë me gjyqësorin! Mjafton vendosja e vetos nga Athina dhe procesi për integrimin e Shqipërisë në BE vendnumron tutje!

Austria mbështet Ukrainën në nivel politik, por në të njëjtën kohë këmbëngul për neutralitetin austriak. Serbia gjithashtu formalisht mbështet Ukrainën në planin politik, por në të njejtën kohë nuk përfill Brukselin kur është çshtja e vënies ës sanksioneve ndj Rusisë.
Kancelari austriak tha pardje se Vjena nuk do të mbështesë ofertën drejtuar Ukrainës dhe Moldavisë për hapjen e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit në Samitin dyditor i BE-së në Bruksel, i cili fillon sot BE. Ai tha se Kievi do të duhet të kalojë nëpër të njëjtën procedurë si të gjitha vendet.
Avokatinë pse Brukseli nuk duhet bërë presion Serbisë për vënien e sanksioneve Rusisë, siç njoftoi vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë me media, e paska parashtruar dhe arsyetuar sërish ai!

Në një përgjigje të publikuar të A2 CNN në kërkesën parashtruar gjermane sa i përket qëndrimit të shtetit grek, i cili paralajmëron bllokimin e procesit integrues të Shqipërisë në rast se Beleri nuk kryente betimin si kryebashkiak i Himarës, kemi një pozicionim të qartë të Gjermanisë pro Shqipërisë. Shqipërinë dhe Kosovën në këtë kaprcyell historik më shumë duket e mbrojnë SHBA-të, Gjermania, Britnaia e Madhe… se sa politikanët e saj!

“Aspekti përkatës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është përmbushja e kritereve të anëtarësimit, duke përfshirë edhe miratimin e “acquis” të BE-së, ishte përgjigjia e prerë e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Paralajmrimin e kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti para ca ditësh dhe atë të presidentes Vjosa Osmani ot në Bruksel, për mundësinë e përsëritjes së aktit të agresionit të 24 shtatorit nga ana e Serbisë, nëse ajo nuk ndëshkohet dhe nëse nuk ndërmirren masat preventive, sikur nuk e kanë trajtuar ende në Bruksel.
Kjo heshtje e plotë sikur paralajmron furtunën e pritshme!

Blloku i miqëve të Vuçiqit në Bruksel në krye me Orbanin, rezulton të jetë më i fuqishëm ngasa duket në aparencë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu