ARKIVI:
26 Janar 2025

Si ia huqin fort idiotët e gazetarisë!

Shkrime relevante

Jordania hedh poshtë deklaratën e Trump për pranimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takohet me homologun e...

Atdheut, poezi nga Bekim Blaku

Bekim Blaku Poezi ATDHEUT Për Ty, i shtrenjti Atdhe Unë jam i vogël, Edhe po desha Skenderbe...

Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rallë në degën e LDK-së në Zvicër

 Nga: Gjokë M. Gjoka (Gjokë M. Gjoka, për vite me radhë ishte...

Edhe Shqiptarët përmes votimit të referendumeve mund të marrin vendime historike, ashtu si shumë vende të BE-së

Nga: Safet Sadiku Pa dyshim se edhe shqiptarët për arritjen e qëllimeve...

Shpërndaj

Fadil Gashi, Prishtinë 
___
Në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, i mbajtur sot, ishte i ftuar edhe Kryeministri Edi Rama. Fjalimi i tij u bë shkas që disa media dhe portale të verdha të publikonin një titull bombastik për klikime: “Rama shpalli shtetin Bektashi”.
Tashmë është bërë përditshmëri që gazetarë të papërvojë dhe pa etikë, të cilët i janë shpifur këtij profesioni të pambrojtur, të publikojnë artikuj të huazuar, pa lexuar fare tekstin.
Në shumicën e artikujve të tillë, kur i lexon, kupton dhe sheh se titulli nuk pasqyron fare përmbajtjen e tekstit.
Edhe unë, sot, kur pashë një titull të tillë, u bëra kurreshtar dhe hulumtova të gjitha mediat serioze në Shqipëri. Në radhë të parë, kontrollova Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATA), dhe askund nuk pashë se Kryeministri Rama kishte shpallur “Shtetin Bektashi”!
Që të mos ju lodh, Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. (Ne në Kosovë, aktivitetet e tilla ku shënohen përvjetorë të rëndësishëm, zakonisht i quajmë “Akademi”).
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama foli me fjalë të zgjedhura për vlerat dhe kontributin e komunitetit Bektashi për Shqipërinë.
Mes tjerash, në fjalimin e tij ai vazhdoi të elaboronte, të argumentonte dhe t’i jepte zë idesë së tij të mëhershme për nevojën e një statusi të veçantë për komunitetin Bektashi, duke nënvizuar “se ndërkohë që ky komunitet është në rrugën e shuarjes, duhet t’i japim bektashinjve përmes një statusi të ngjashëm me atë të shtetit të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd”, dhe vazhdoi: “Historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me shtetin e Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim integritetin e sovranitetit territorial të Shqipërisë. Jo, Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal.”
Pra, ai flet për “thirrje imponuese për t’i dhënë Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me shtetin e Vatikanit”, dhe askund nuk “shpall” Shtetin Bektashi!
Pra, Kryeministri Rama ka argumentuar vetëm nevojën që komunitetit Bektashi t’i jepet një status i veçantë.
Askund shpallje e shtetit Bektashi, siç raportuan disa media, fatkeqësisht edhe disa prej tyre serioze!
Një shtet brenda shtetit, mund të shpallet vetëm nga Parlamenti i atij vendi!
***
Autori është redaktor në RTK

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. z. Redaktor i RTK’ës – Fadil Gashi!

    Portali DRINI.us – udhëheqës dhe moderator i të cilit është i respektuari Gjergj Kabashi, publikon shkrime të cilat na zgjojnë kërshërinë që t’i lexojmë dhe, që na bëjnë përshtypje, te japim komente.
    Lexova me kujdes shkrimin e juaj me titullin e sipërm, i cili më bëri përshtypje, ndaj po jap këtë koment:
    Nga shkrimi i juaj po veçoj këto pjesë, po citoj:

    1. “Edhe unë, sot, kur pashë një titull të tillë, u bëra kurreshtar dhe hulumtova të gjitha mediat serioze në Shqipëri.Në radhë të parë, kontrollova Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATA), dhe askund nuk pashë se Kryeministri Rama kishte shpallur “Shtetin Bektashi”

    Dhe shkrimin e përfundoni me fjalët, po citoj:

    “Askund shpallje e shtetit Bektashi, siç raportuan disa media, fatkeqësisht edhe disa prej tyre serioze! Një shtet brenda shtetit, mund të shpallet vetëm nga Parlamenti i atij vendi!
    Autori është redaktor në RTK”
    *
    Shkrimi juaj mban titullin: “Si ia huqin fort idiotët e gazetarisë!”
    Vet titulli i shkrimit tuaj ofendon dhe fyen të gjithë gazetarët, nga se fjala IDIOT do të thotë:
    *Njeri me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja, ai që vuan nga idiotësia. Pamje (shikim) idioti. Fytyrë idioti.
    Nejse, kjo është përgjegjësia e juaj! Kjo ështe ndërgjegja juaj! Ndaj po ua them se:
    FORCA E NDËRGJGJËS është aq e madhe, sa që të pafajshmin e liron nga frika, ndërsa të fajshmin (fajtorin) e gjykon dhe e dënon rëndë.

    Respekt,
    Ismet M.Hasani, Suedi
    P.S:
    Nuk jam gazetar, as që ndonjëherë
    jam marr megazetari, dhe shyqyr Zotit!

  2. Z. i nderuar bëhet fjalë për Shqipërinë,që mezi shihet në hartë e jo për Kinën,Francën,Kanadën apo Ukrainën. Ideja e Edi Ramës është e mbrapshtë dhe nxit përçarje të panevojshme në mes religjioneve . Le të respektohen të Drejtat dhe Liritë e Besimeve fetare, por jo me privilegjuar sekte fetare .
    Me këtë rast në vetë Edi Ramën shohim dy -tre individë .
    Një Edi të besimit ortodoks dhe një Ramë të besimit mysliman .
    Edi ortodoks do shtet Bektashian, Rama mysliman lidhjen e kishave shqiptare me Patrikanën e Athinës , siç po shihet keq u përzie leshi me lesh .
    Këtë lojë e luajnë vetëm ata që janë mulat apo hibridë.

  3. Pajtohem me z. A. Ejupi përsa shkruan më sipër .Shtoj vec se don Kishoti shqiptar ( a i takon kjo kombësi ?? ) është një Ateist që përdor besimet e gjyshërve nga të dy prindërit vetëm për të treguar se është i gjithanshëm , tepër intelektual kur në fakt jashtë uniformës së postit është një njeri me të meta mendore ( ka kartelë mjekësore për këtë ) ,dhe po të mohohet ky fakt mjafton gjygji i turpit në vitet 1990 ndaj të jatit të ndjerë tashmë për ,,,,,,,atësinë e fëmijës së gruas së tij të parë . Një i cmendur sundon një popull . S^mjaftoi diktatura gjysëm shekullore sic duket .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu