Lirim Gashi, Prishtinë
____
Dashakeq dhe të pandershëm janë të gjithë ata pseudointelektualë, të cilët, duke keqinterpretuar deklaratën e Daniel Escobar, largojnë qëllimisht vëmendjen e publikut nga fakti se Balkan Open është një nismë e Serbisë dhe Rusisë që synon të mbajë peng vendet ku jetojnë shumica e shqiptarëve.
Më saktësisht, Rusia dhe Serbia, duke ua shpëlarë trurin dy kryeministrave shqiptarë Edi Rames dhe Dritan Abazoviçit se Balkan Open është i dobishëm për shqiptarët, po arrijnë largimin vullnetar të vendeve të tyre nga integrimi i vërtetë euroatlantik.
Balkan Open do të kishte kuptimin e kundërt nëse Serbia do ta njihte pa kushte Kosovën si shtet, nëse do të kthente kufomat nga varrezat masive, nëse do të kërkonte falje dhe do të paguante dëmshpërblime, nëse do të hiqte dorë nga fushata agresive për tërheqjen njohjeve dhe nëse do të hiqte dorë nga hegjemonia dhe politika klero-fashiste.
Kushdo që dëgjoi betimin e Vuçiqit me rastin e ri-inaugurimit të tij si President i Serbisë, mund të shihte me sytë dhe dëgjonte me veshët e tij, se ai nuk e ka ndërmend të heqë kurrë dorë nga politikat klerikale-fashiste dhe hegjemoniste serbe.
Pse atëherë do të duhej ta nënshkruanim sërish një akt vetëvrasës me duart tona, sikur të mos kishim mjaft pasoja negative nga nënshkrimi tradhtar i Asociacionit Racist të Komunave Serbe?
Çfarë na duhet iniciativa serbe, kur e kemi iniciativën e Berlinit nën ombrellën e Qeverisë mike gjermane?
Dritan Abazoviq, Edi Rama dhe Kristofer Hill, ambasadori amerikan në Beograd
Më lejoni t’ju shpjegoj pak se kush është në të vërtetë Daniel Escobar?
Ai është një diplomat amerikan, të cilin boshnjakët dhe kroatët, të cilët e konsiderojnë Bosnjën dhe Hercegovinën si atdheun e tyre të vërtetë, e fajësojnë për forcimin e rolit separatist të Milorad Dodikut.
Mirëpo, në ndërkohë ai e pa gabimin e tij fatal, andaj në këtë deklaratë ai flet për anëtarësimin vullnetar dhe trajtimin e barabartë të të gjitha vendeve të rajonit, gjë që është e pamundur, sepse trajtimi i barabartë i Kosovës nuk pranohet nga presidenti serb Vuçiq, i cili njësoj si mentori dhe paraardhësi i tij politik Millosheviqi, Kosovën e sheh si djepin e të gjithë serbëve, kudo që ata jetojnë.
Këtë e dëshmon edhe më qartë Kushtetuta e Serbisë, e cila e sheh Kosovën si pjesë përbërëse apo të pandashme të Serbisë.
Dritan Amazoviq dhe Aleksander Vuçiq , në Ohër.
Megjithatë, mediat tona të shitura, qëllimisht po abuzojnë me deklaratën e tij, për t’i dhënë kah të kundërt mesazhit të tij.
Ose, më saktë, ato po i japin deklaratës së tij një drejtim që u shkon për shtati të gjithë atyre horrave të Kosovës, që janë përfshirë për përfitime personale, në rrjetin propagandistik të Edi Ramës, të cilin Vuçiqi e mban në xhep.
Në fund të fundit, kjo propagandë ka vetëm një qëllim:
Të bindë sa më shumë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike për përfitimet e mëdha financiare që do t’i kenë nga bashkëpunimit ekonomik me Serbinë.
Pyes veten dhe juve ?
Kur kemi përfituar ne shqiptarët gjatë historisë sonë, nga bashkëpunimi me Serbinë sipas kushteve të saj?
Pyetja tjetër logjike është kjo?
Pse Ivica Daçiq po tallet me delegacionet tona negociatore në Bruksel, duke i quajtur gabimet e tyre amatore si meritore për shtetësinë e pa përmbyllur të Kosovës ?
Pyetja e të gjitha pyetjeve është kjo?
Si mund t’i besoni Edi Ramës dhe Dritan Abazovicit më shumë se Albin Kurtit?
Si mund t’i besoni Edi Ramës që ia dhuron çelësat e Tiranës udbashit të mykur Bregoviçit dhe që i shkruan letra dashurie futbollistit më shovinist serb Sinisha Mihajloviçit, i cili është njëherësh edhe nipi i çetnikut më të madh të të gjitha kohërave Drazha Mihajloviçit dhe kushëriri i afërm i Mira Markoviqit, gruas së Millosheviqit?
Dhe si mund t’i besoni më shumë se Albin Kurtit, Dritan Abazoviçit, i cili e ktheu në pushtet kishën klerikale-fashiste serbe në Mal të Zi?
Sa do të zgjasë kjo verbëri e jona kolektive si e lakuriqëve të natës ?
Imagjinoni sikur hebrenjtë të ishin kaq të papërgjegjshëm ndaj interesave të tyre kombëtare dhe shtetërore pas Holokaustit të përjetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dhe çfarë do të ishin sot?
* Autori është kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.
______
Ekstra nga Lirim Gashi
______
Vi često mislite da se ja šalim kada vam kažem da Duda Balje nije samo najpametnija i najlepša poslanica u Skupštini Kosova, već i najlepša i najpametnija političarka na Kosovu. U stvari, kad ja nju hvalim , samo vam govorim istinu, jer je ona pravi borac ne samo za interese etničke zajednice koju predstavlja u Skupštini Kosova, već i za interese države i domovine u u kojoj živi i radi.. Ko mi ne vjeruje neka pažljivo pogleda i analizira njen intervju sa jednim od najvećih novinara bivše Jugoslavije, Senadom Hadžifejzovićem. Ovaj intervju je zapravo praznik za oči, uši i mozak svih ljubitelja pravog kvaliteta.
***
Ju mendoni se po bëj shaka kur po ju them se Duda Balje është jo vetëm deputetja më e zgjuar dhe më e bukur e Kuvendit të Kosovës por edhe politikania më e bukur dhe më e zgjuar në Kosovë. Në fakt kur lavdroj Duden unë vetëm e them të vërtetën, sepse ajo është një luftëtare e vërtetë jo vetëm për interesat e komunitetit etnik të cilin e përfaqëson në Kuvendin e Kosovës, por edhe për interesat e atdheut dhe shtetit në të cilin jeton dhe vepron. Kushdo që nuk më beson, le ta shikojë dhe analizojë me kujdes intervistën e saj me një nga gazetarët më të mëdhenj të ish-Jugosllavisë, Senad Haxhifejzoviq.
Kjo intervistë është në fakt një festë për sytë, veshët dhe trurin e të gjithë fansave të cilësisë së vërtetë.