Afrim Musliu, Suedi
Kisha e Shën Ndout në Prishtinë, e cila tash 66 vjet nuk ekziston më u ngrit në vitin 1927.
Ishte e njohur si Kisha e Stakajve. Familja Staka e besimit katolik është ndër familjet e vjetra në kryeqytetin e Kosovës. Kisha u ndërtua aty ku sot është monumenti i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.
U ngrit nga Stak Mirdita i njohur në Prishtinë si Stak Marku. Kur Stak Mirdita nisi të ndërtonte kishën, Shyqri Beg Ramadani dhe disa fisnikë tjerë të besimit islam e ndihmuan financiarisht ndërtimin e saj.
Në vitin 1957, regjimi komunist me pretekst të rregullimit të planit urbanistik vendosi të rrënonte Kishën e Shën Ndout.
Ditën kur u rrënua kisha, ndodhi diçka e pazakontë. Punonjësit shqiptarë të besimit islam refuzuan ta rrënonin kishën. Regjimi u detyrua të angazhonte punëtorë të besimeve dhe komuniteteve të tjera nacionale për rrënimin e saj.
Sipas të dhënave historike, atdhetari i njohur dhe prishtinasi i vjetër Stak Mirdita e pati një përfundim tragjik të jetës së tij. Më 21 nëntor 1944 pjesëtarët e OZNA-s (shërbimi sekret ushtarak serb) e merr nga shtëpia e tij dhe e burgosin.
Ndërkaq, me datën 23 apo 24 nëntor 1944, gjatë natës, pas torturave mizore e djegin të gjallë në një furrë të qytetit, pasi që atë furrë buke e kishin mbushur me dru e skuqur deri në fund.
Furra ishte e Sava Vitkoviq-it, bukëpjekesit serb nga Hercegovina.
Fundi kaq tragjik i një atdhetari të madh si Stak Mirdita, tregon se serbët dhe Serbia gjithmonë kanë dashur që shqiptarin ta orientojnë dhe shohin vetëm në rrugën që ata e kanë dashur, si një jo shqiptar dhe të lidhur me fenë islame.
Në atë kohë në Kosovë dhe mbarë viset e tjera shqiptare nën pushtimin serbomadh, ka domunuar fryma e antishqiptarëve të tërbuar, si Aleksander Rankoviqi.
Stak Mirdita e pat nje perfundim shume tragjik. Atë me 21 nentor 1944 pjesetaret e OZNA e marrin nga shtepia dhe e burgosin. Me vonë, naten, me 23-24 nentor, pasi qe e skuqin furren e bukepjekesit serb Sava Vitkoviq e fusin ne furre dhe e pjekin te gjalle.