ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Si po maskohen Serbia dhe Rusia me akuza dhe bomba ndaj fqinjve, duke shpalosur programe neofashiste

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI, historian nga Prishtina 

A do të ngritet padi ndaj Vladimir Putinit sikurse ndaj Slobodan Milosheviqit, mendoi se jo, për faktin se imunitetin ia ka siguruar V. J. Stalini me pozitën në KS OKB, të cilin për krime monstruoze ndaj kundërshtarëve e imiton. 

Maskimi është një dyfytyrësi agresive, në anën tjetër, që ka për qëllim asgjësimin e një force kundërshtare më të dobët apo më të fortë, e plason V. Putinin si njeriun më të urryer në botë. Lidhur me këtë lufta për okupimin e Ukrainës, me urdhër të Putinit ka filluar më 2014, duke u demsakuar plotësisht me të gjitha qëllimet, e ku përfshihet edhe Ballkani në tërësi e çështja Shqiptare në veçanti, se Putini dhe Vuçiqi po “kryejnë një detyrë historike”. Ky demaskim është zhveshë si simbolikë me fillimin e bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999,  përkatësisht ka shpërthyer më 24 shkurt 2022 (simbolikisht kinse, “një muaj më parë” por në një hapsirë tjetër dhe me qëllime tjera sllave, gjithësesi gjenocidale-hb), në mënyrë agresive duke u ekspozuar Rusia, se po kryen manevra të nivelit kufizuar. Jo, NATO, nuk kishte lajmërim se po manovrojmë, por kishte të shkruar se agresori në Kosovë duhet të ndëshkohet, sepse një popull (shqiptarët) i janë nënshtruar hollokaustit specifik serbian. Pra edhe për mizoritë mbi popullin e Ukrainës, Rusia dhe Putini duhet ndëshkuar me norma shumë të sakta ekonomike, në mënyrë që populli rus vet ta menjanojë marionetën e quajtur Putin.  

Me të njejtat fjalë kryetari i Serbisë A. Vuçiq, që sot (2022) hiqet se është më i fuqishëm se Milosheviqi në kohën e vet (1998/99), po blen armatim ofenziv, ndërsa po krekoset se ka ndërtuar ushtri dhe polici shumëfish më të përgatitur për luftë , kuptohet kundër shqiptarëve, se ajo e Milloshit. Ngjajshëm nuk po krekoset , por po vret një popull sikurse komunistët e Leninit dikurë. Dhe Edi Rama, po heshtë, nuk po ripozicionohet fare por si kryetar i Qeverisë së Shqipërisë, po kësaj hijene politike serbian (Vuçiqit) i shkon si bothec prapa në çështjën e parullës prostitucionale politike, që quhet: “Mini Shëngen”, duke ditur se po atë ditë që ka lindë, ka për të vdekë, sepse shqiptarët e Kosovës janë kala për mbrojtjën e “Shengenit” Gjerman e jo krijesave hiene të Rusisë. E “Mini – Shëngeni” i vërtetë është shkatërruar po atë ditë kur Mbretëria e BASHKUAR-Anglia është larguar nga zona. Në realitet, dështimi i Mini Shengenit është shënuar po atë ditë kur BE nuk pati fuqi ta kodifikojë (të votojë) KUSHTETUTËN  e saj, sepse askush nuk pranonte sovranitet të kufizuar, askush nuk pranonte ta humbas identitein kombëtar dhe të quhet në shkallë elegante “Europian”, qysh as shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë të konvertohën në “komb jugosllavë”! 

Ka disa dekada që Haningtoni (i njohur me studimin: Konflikti i civilizimeve), pati dëshmuar se pas Luftës së Ftoftë, nuk do të ketë luftë në mes rreligjioneve, por në mes civilizimeve. Diçka, në mënyrë më të sofistikuar në stilin Japonez e pati shpreh diagnozën e tij Fukujama (me studimin e tij: Lufta mes kulturave). E lufta që ka qenë realitet në Jugosllavi 1981-1999, në realitet të gjithë sllavët kundër shqiptarëve, e shqiptarët vetëm kundër serbëve okupator, ishte dhe ka mbetur një relikt, ku ai që ka motive gjithëmonë e fiton luftën, sado e egër dhe viktimizuese të jetë. Askush atëbotë nga sllavët nuk ka klithë, të paktën deri më 1991, se do të masakrohen në mes veti, për t` i zgjeruar “feudet e tyre”, të cilat i gëzonin dhe mbanin autoritet në botë, se jetojnë në harmoni. Vetëm ne, historianët shqiptarë, ç`është e vërteta, nëpër simpoziumet e tyre dhe të tjerëve, kemi pasë sens  t`u themi në fytyrë se: “Ju, ndaj shqiptarëve qysh më 1966 e keni hapur një front të përbashkët, por të maskuar. Në këtë front, askush prej juve nuk donë të jetë pakicë politike, sepse instrukcionet i merrni nga Serbia dhe virtualisht nuk dukeni pakicë, karshi neve të anatemuarëve si “kontrarevolucionar”, që po kualifikohemi sidomos pas vitit 1981.E deri në këtë kohë na keni quajtur irridentistë, kurse tash (1981) ia keni shtuar asaj folme fjalën  “kontrarevolucionar”. E me këtë kualifikim shqiptarët po denoni si në Rodez qysh denoheshin dikur zezakët.  E ne as nuk duam të ndryshojmë sistemin, e një erë e tillë, më së pakur nuk vjen as nga Tirana, për të cilën keni krijuar koncept se është “bazamet i së keqës, se shqiptarët në Jugosllavi jetuakan shumë më mirë se sa ata në Shqipëri e trillime tjera”. Vetëm në këtë udhtim , politik avnaturist (iu thuhej jugosllavëve 1982-1988), një fjali nuk guxoni ta thoni se: “Shqiptarët në Jugosllavi kanë më shumë të drejta se sa ata në Shqipërianë Bregdetare”, sepse , pastaj, nuk ju beson as qeni. (Fjali e nxjerrur nga tubimi i Komisonit të Historisë së Kosovës, më 6 prill 1982). E vërteta, me sistemin e Titos, jo në majet e pushtetarëve, por vetëm populli shqiptar nuk ka qenë i kënaqur. Kjo për faktin se popullit shqiptar që deri në një masë ishte emanacipuar kombëtarisht, askush nuk ka mundur për t`ia lyer ballin me hudhër  e t`i thot se “jemi të kënaqur dhe nuk duam REPUBLIKË”. Pra, shqiptarët, ashtu si europianët nuk e donin Jugosllavinë sepse mendonin se pa republikë nuk ka  ardhmëri në atë shtet të brrylave dhe krrylave politik, nga të gjithë sllavët. Ashtu edhe europianët (emër gjeografik , sikurse emri jugosllavë që u provua të jetë nominim “nacional”!) nuk donin ta humbin identitetin kombëtar, pra edhe shqiptarët, sido t`i quani nuk duan ta humbin identitetin kombëtar, sepse si të bashkuar janë më të sigurtë, dhe  do të janë më human në demokratizimin e jetës dhe sistemit. 

Demokracia e maskuar në Shqipëri dhe Kosovë 

E vërteta, pas instalimit të demokracisë në Shqipëri dhe Kosovë, shkencërisht del se nuk ka demokraci të vërtetë sepse funksionarët më të lartë shtetëror i zgjedhin partitë e jo populli drejtpërdrejtë. Bje fjala, pse mos të zgjidhet Kryetari i shtetit nga vota e popullit. Pra sistemi një partiak nuk është diktaturë e një njeriu, por është totalitarizëm kushtetues, që ua ndalon veprimin partive kundërshtare. Ndërsa demokracia e vërtetë është kur populli drejtpërdrejtë i zgjedh përfaqësuesit e vet legal, të cilët kur verifikohen me votë bëhen edhe legjitim.  

Kush t`i beson  pushtetit të një Serbie kur ka ushtruar për dy shekuj politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve. Edhe më konkret, bombardimi i NATO-s dhe lufta e UÇK, për politikën serbiane edhe sot janë nën akuzë. Pse, sepse Serbia nuk është DISTANCUAR FARE nga neofashizmi i saj. Nuk ka forcë shkencore që i del para këtij pohimi: se shqiptarët e Kosovës me Serbinë i ndanë të gjitha rrugët më 1999. Tani bota e ka mësuar se Serbia, trojet tona i ka okupauar më 1877 dhe më 1912 me fuqinë e Rusisë dhe Francës, e të disa fuqive tjera dhe se viset tona etnike i kanë bërë copa – copa. Tash kur një pjesë jo  evogël e trojeve tona është çliruar, madje edhe me fuqinë e miqëve, nuk ka më kthim prapa, sado që Aleksander Vuçiq ta përmedë Rrezolutën e KS OKB 1244 (9 qershor 1999), sepse më i fuqishëm është Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2011), që ka ardhur pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës Kosovës më 17 shkurt 2008, pas dërgimit që i ka bërë Serbia, duke kërkuar mendim nga GJND, në OKB (2010). 

Kosova nuk është BH as Ukrainë 

Kosova si njësi administrative (DARDANI) është shumë më  e vjetër , madje kur nuk është ditur se ekziston fisli (populli) serbian. Kosova në kontinuitetin kohor, në sistemin feudal osman, deri më 1912 kur u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi ka qenë tërë kohën, njësi e dalluar territoriale dhe adminstrative. Edhe gjatë historisë së okupimve sllave dhe gjermane (1912-1999), Kosovën asnjë sistem okupues nuk ka mundur për ta injoruar, për shkak të popullsisë AUTOKTONE deri në 92 për qindë shqiptarë. Plus edhe relefi i shërben Kosovës si faktor i veçant.

Madje edhe klima dhe hidrografia, në Kosovë janë specifike 

Në çdo etapë historike, sidomos pas Luftës së Krimes (1853), e posaçërisht pas Kongresit të Berlinit (1878), sindromi musliman ka qenë arma kryesore që çarqet pansllave ishin përfshirë, sidomos  për ta bindur Evropën e krishterë, e mos të flasim për Rusinë, kur në Kosovë shqiptarët zhvillonin luftë çlirimtare (1881-1912 në forma të ndryshme), shkrimet sllave ishin të drejtuara në një pikë: “Me çdo çmim islami duhet larguar nga Evropa (Ballkani) e ku Beogradi e ksihte përvetësuar si temë kujdestare, në esencë okupimin dhe sllavizimin e Shqipërisë, për një herë ose copa-copa. Atëbotë, sidomos pas aprovimit të Alfabetit Kombëtar (1908), termi fundamentalist për shqiptar ishte një përshkrim i një: “smundje infektive, prej së cilës Evropa, sidomos Ballkani kishte lënguar shekuj robërie”. Kjo politikë e ujkut dhe qingjit se kush kujt ia turbullon ujin, dihej, por ujku kishte vëndosë për ta coptuuar trupin shqiptar. 

Tani shtrohet pyetja, sa para publikisht po i dedikohen Ukrainës krishtere (e cila po bënë luftë të drejtë), e për “Kosovën “muslimane” askush nuk donte të bisedoi për aramtim të UÇK-ës 1993-1998?”. Të gjithë, sidomos në Europë, si në orkesër e shtronin pyetjen se: “Nuk ka shansë që Kosova të pavarësohet , sepse dihet historia e saj”. Me këtë fjali europianët tregonin se për histiorinë shqiptare nuk dijnë asgjë. Ndërsa për historinë e Kosovës, që është pjesë integrale e historisë shqiptare, shihej se diplomatët europian (ata rus dihej se janë tendencioz dhe hipokrit-hb), janë total të painformuar. U besonin rrenave serbe sukurse injorantët dikur në Antikë, përshpëritjet në Delfi. Dhe, nuk është cinizëm por realitet a erdhi ndokush nga Ukrina e të bashkohet luftës së UÇK-ës-JO; A erdhën ndokush prej 6 milionë shqiptarëve të Tutrqisë, për të luftuar më 1998/99 për të drejtën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës-Jo; A erdhën ndokush nga Arbreshët e Italisë, për të njejtin qëllim-Jo; a erdhi ndonjë person nga vendet arabe, për të na ndihmuar në luftën çlirimtare-Jo. E ne pa armë, pa fabrika, pa banka, pa asgjë e kishim një përparësi, luftonim për kauzën e lirisë dhe civilizimit, pa e dëmtuar asnjë civilë sllavë si njerëz nga fisi i okupatorit. 

Po sot çka po ngjanë në tregun e nderit nepër botë, kur është në pyetje Ukraina. Nihilistët, religjionistët, ateistët dhe imoralistët janë në qarkullim të përfitimit moral dhe material, për një qëllim imkompatibil ndër rrogoz me petkun religjioz, e ata janë Rusët, sespe kanë arritur për ta destabilizuar tërë Globin, me qellim izolues të Perendimit. E vërteta, rusët në çdo metamorfozë “historike”: Rusia feudalo-kapitaliste; Rusia komuniste dhe Rusia oligarko- kapitaliste kanë vetëm një qëllim. E ai qëllim është okupimi i viseve të huja dhe zgjërimi i trevave të pushtetit saj. Kush i shërben kësaj politike dhe këtij religjioni politik, është me Kremlinin. Në lidhje me këtë nga zyrtarët e Serbisë neofashsite, në anën tjetër, më 15 prill 2022 ndëgjohet se: “Gjithëmonë i kemi pasë mardhënjet e mira me Rusinë”!. Shtrohet pyetja, çfarë marrëdhëniesh ishin më 1918-1953. Më shumë janë vararë ushtarë jugosllavë (serb, kroatë, maqednon, malazezë) nepër kufi me vendet e llagerit komunist  1948-1953, se sa gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë e Zhablakut. Jo vetëm kaq, me rastin e intrevenimit të Rusisë ndaj Çekosllovakisë më 1968, nepër Vojvodinë dhe Kroacinë veriore e deri te Maribori në Slloveni, po hapeshin istikamet e luftës, duke u friguar nga sulmi me moton: “Sovraniteti i kufizuar” i Leonid Brezhnjevit. 

Tani nuk duhet përzier çdo gjë me luftën, sidomos kur është në pyetje gazi rus për shumë familje gjermane, e të tjera, sepse sidomos pas shembjës së Murit Berlinit (1989) është menduar fare në nivel liberal se: “luftë dhe hasmëri nuk do të ketë më në Europë”. Por, lufta në Krme (2014) dhe lufta për pjesët lindore të Ukrainës (24 shkurt 2022-…) tregojnë se Rusia gëzofin mund ta ndërroj por veset për robërim të popujve afër kufijëve të saj nuk i ndryshon, për asnjë çmim. Pra, Rusia sot, sikurse Serbia dje (1998/99, po hapë varre, po lenë fëmi jetima, po vretë civilë, po bartë kufoma, po djeg kuarte të qyteteve, po shkakton katastrofë humanitare. Madje 12 000 000 ukrainas janë jashtë lokaliteve të tyre, me fajin dhe ambicjet ksenofobe të një hunte ushtrako-spiunuese e shkollës leninit dhe Stalinit, Brezhnjevit , e që quhet V. Putin. 

Nuk mund të mbëshefet një fuqi botërore (sepse posedon armë nukleare-HB) më 1999 (prill) i kishte përgatitë TRE aeroplan për të bartë kufoma të shqiptarëve nga Kosova për në Rusi. Falë intervenimit të NATO-s, ato kufoma u varrosën në varrreza masive nepër Serbi, ose u hudhën nepër shkritore dhe ua humbën të gjitha gjurmët, shkruan Viktor Çernomerdin ,Kapitullim i i Millosheviqit, dorëshkrimi!.(Lexone me kujdes!). Prandaj shtrohet pyetja, a ia kanë kaluar rusët si kapitalist, komunist dhe oligark kapitalist, me mizori nazifashizmit hitlerian. Rrezultatet e hulmumtimit tregojnë se dyfish më tepër janë dëmtuar popuj jo rus, kurse Hitleri ka dëmtuar hebrenj dhe aty këty të tjerë. Sllavët rus nuk kanë pyetur fare për asgjë. Ku janë sot: Tatarët, Çerkezët, AZERËT, Armenët, Osetët,Hetët, Turkmenët ……. Sa gjuhë të lashta i zhduku Rusia cariste dhe komuniste, rezulton se është fjala për një kataklizmë njerëzore gjithandej. Madje Sanxhaku i Nishit si fqinjë i Serbisë, që ishte me popullsi 74% shqiptare, me urdhëra të oficerëve rusë si instruktorë në hordhitë vrastarre serbe, 714 katunde shqiptare dhe 6 qytete me shumicë shqiptare (Kurshumlia në tërësi shqiptare) i shfarosi për 26 ditë luftë kundër civilëve duarthatë ( 1-26 dhjetor 1877). Europa heshti, sepse u tha se: “po e luftojmë islamin”. E shqiptarët më së pakut në Perandori identifikoheshin me islamin. Ky fakt dihet në Europë qysh nga shekulli XV-të. 

Rusia dhe Serbia i duan dy karrika ‘ulëse’ për t`u maskuar rreanat e tyre meskine 

Duke e hapur frontin e luftës me Ukrainën, Rusia po shkon nga e keqja në theqafje, në greminë, sepse është konfrontuar me tërë njerëzimin liridashës.  Fare nuk po mendohet as në Moskë e as në Beograd, se ambicjet për t’i shfrytëzuar dy karrika, mund të plasojnë pretendentin të “ulet detyrimisht në dysheme”. E në këtë nivel, çdo shtet demokratik, kur është në pyetje mabjtja me derë e një karrike, pa i hyrë askujtë në hak, në rend të parë duhet dëshmuar vlerat europiane duke shtruar pyetjën, nga po shkojnë  të rinjët: nga Serbia dhe Rusia po arratisën nepër Evropë e jo në Kinë, ku të pret ose helmimi ose padrejtësia anacioanle dhe shtypja mizore, nëse nuk je kinez apo komunist i pakomb. Shkurt,  në rastin konkret Rusia si agresore në Ukrainë,  në anën tjetër, po provon që me fqinjët si në kohërat e kaluara t`i detyrojë jorusët të mendojnë, flasin e veprojnë, në emër të shumë popujve që i robëruan, si nga jashtë, si nga vazalët  brenda, të ndihën (jorusët)  si rajë mesjetare. 

Në drejtim të avansimit të çështjës humane univerzale dhe drejtësisë për të dalë të varfërit dhe të uriturit nga pozita e tyre e mjerë, dallim sot bëjë sidomos: SHBA, Gjermania, Anglia…. dhe establishmenet politike në disa shtete kryesisht europiane të njohura për demokraci. Në shtetet e demokracisë sot dihet hapur se lulzon edukimi i gjithëanshëm usharak , shendetësor, ekonomik, kulturor dhe civilizes, sepse shumë popujë tani e njohin Amerikën si çlirimtare, si garantuese të sigurisë dhe lirisë së tyre. Në këtë drejtim, më së shumti është e ekspozuar me të drejtë Kosova dhe shqiptarët e saj, me pakicat joshqiptare, si më pro amerikanët në botë. Por, prap mu në Kosovë gjallëron një përjashtim natyral, sespe Amerikën nuk e duan vetëm një grusht serbianësh. Deri kur do të zgjatë kjo gjendje e tyre, askush nuk ka përgjegje. Por fundi dihet. Kur Ushtria e Kosovës të ketë aramtim adekuat mbrojtës, vetëm atëherë Serbia zyrtare do të ulët parnë tavolinës diplomatike dhe do të kërkon zgjidhje. Me gjithë këtë, vizatimi i Kosovës në Kushtetutën serbiane, madje insistimi i këtoditëshëm që në Preambulë, të hiqet nominimi Kosovë,  por po insistohet të shtohet edhe një sihariq serbian kishtar që: “Selia e Këshës Ortodokse Serbe, të thuhet (në Preambulë, se është në Pejë”, aludim ku disa vite ishte Patrikana e tyre. E vërteta, ky insistim i popave serbian e kthen Serbinë sërish  në fund të shekullit XX-të dhe hapur rrezulton se ende kemi të bëjmë më një neofashizëm, kur dihet se selia e KOS-it është në Beograd, ku i ka zyret patriarku luftënxitës. Në këtë drejtim po vërehet hapur se Rusia po kërkon hapje të serishme të frontit në Ballkan,  e që është sulmi terrorist ndaj policisë Kosovës në veri të Ibrit, këto ditë.

Këto provokime mendoi se duhet ta zgjojnë vëmendjën e NATO-s, se Rusia, si tha Medvedevi,  këto ditë don kufij: “nga Vlladivostoku deri në Lisabonë”. Kafshatë që nuk kapërdihet është or vlla mjerimi, shkruante para Luftës Dytë Botërore, shkrimtari shqiptar, Migjeni 

Prishtinë, më 19 prill 2022

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu