Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Lexuesi Imer Hoxha më kishte shkruar :
“Me keqardhje po e them se ky është një postim i shkruar nga një islamofob pa ASNJË bazë shkencore.
Po e permendi vetëm anomalinë në vete “zoti shqiptarë”.
Imer, une jam Islamofob! Madje, Islamofob krenar, pasi jam bindur e stërbindur se ata që shpikin terma të tillë janë kundër kulturave të caktuara, e në rastin tonë janë kundër kulturës, traditës, dokeve, zakoneve dhe historisë sonë Shqiptare. Ndryshe, Imer, ata quhen Shqiptarofob!
Shqiptarofobët i urrej …, s’i duroj dhe i luftoj pamëshirshëm!
Prandaj, Imer Hoxha, une jam Shqiptar dhe si i tillë, pra si Shqiptar, nuk e pranoj etiketën për islamofobi, të menduar prej islamit politik dhe e cila është e përllogaritur deri në imtësi për ti lëshuar rrugë agresionit islamik. As kur etiketa e tillë më vije prej teje, që dua të besoj se do ta kesh shqiptuar gabimisht e pa u thelluar në kuptimin e porosinë e shprehjes. Islamofobia është term i Islamit Politik, që në rastin e kombit Shqiptar e ka kuptimin dhe synimin që ti lëshohet rrugë e hapësirë zhbërjes kombëtare shqiptare për hirë të krijimit të të ashtuquajturit mileti/umeti Musliman të “Hazreti” Mohamaddit, duke na konsideruar popull naiv që vetzhdukemi për interesat e qarqeve më antishqiptare.
Jo! Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Mua andaj parasëgjithash më intereson se kush është Shqiptarofob, se, fundja, të jesh Islamofob në kohën kur në emër të një religjioni global synohet zhbërja e një kombi dhe kulturës së tij shumëshekullore, është DETYRE!
Detyrë dhe obligim për tu mbrojtur prej një agresioni të hapur, të pandalshëm e mizor.
Pra, z. Imer Hoxha, une fjalën e kam për Zotin shqiptar, Zotin e imagjinatës sime, sepse nëse për ty Kurani dhe Bibla janë fjala e parë dhe e fundit e Zotit, për mua fjala e parë dhe e papërfunduar e natyrës (Zotit) është shkenca, sepse te shkenca hetimet jo vetëm që vazhdojnë, por janë të përditshme, të pandalshme, thellësisht argumentative, aspak paragjykuese dhe aq më pak përjashtuese, absolutiste, diskriminuese dhe fashiste.
Për dallim nga shkenca feja është në thelbin e saj monopoliste, përjashtuese, paragjykuese, hamendësore, absolutiste dhe fashiste.
Siç e theksova me lartë shkenca është e kundërta e hamendësisë dhe paragjykimit, prandaj deri në momentin kur shkenca e konstaton që ka Zot unë kam të drejtë të thirrëm metaforikisht në Zotin shqiptar dhe jo sepse këtë e thotë edhe feja hamendësore por sepse metaforën ma lejojn letërsia.
Unë nuk e kam fare hallin me armiqtë e jashtëm sepse ata i njoh dhe prej tyre s’pres më mirë.
Hallin e kam me servilet, zvarraniket dhe hardhucet shqipfolës që ua kthejnë prapanicën.
Dhe mos mendoni që feja krishtere në perceptimin tim është më pak hamendësore, prejashtuese, monopoliste, fashiste dhe diskriminuese se ajo islame.
Jo, sepse fetë abrahamike e kanë të njëjtin burim dhe inspirim.
Dallimi është vetëm i natyrës kohore dhe hapësinore.
Sot islami është aty ku ka qenë krishterimi në mesjetë.
Unë në asnjë moment nuk ia mohoj askujt të drejtën që të besojë në çfarë të dojë, por vetëm të drejtën që të mos përdorë dhunë fizike dhe mendore për t’ua imponuar të tjerëve besimin e tij.
Unë personalisht besoj në Zot, por jo në një Zot religjioz.
Për mua Zoti është vetë natyra dhe universi.
Ndërsa faktet më relevante që ekziston Zoti joreligjioz janë dashuria, muzika, letërsia, arti, filozofia, shkenca dhe sporti.
Çuditërisht shkrimin tim ku unë apeloj për unitet rreth së vërtetës së hidhur, respektivisht për mësim nga e kaluara e hidhur dhe nga gabimet tona që e kanë bërë akoma më të hidhur, çohen islsmistat dhe e quajnë përçarës dhe islamofob.
Dhe me këtë dëshmojnë katërcipërisht që ose janë të shpërlarë pafundësisht në tru, ose të shitur te armiqtë tanë tradicional dhe historik.
Ju islamistët e rremë sikur ta donit fenë islame sa i doni lekët e shërbimeve sekrete vetë do ta pastronit nga ekstremizmi, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta bënit kredibile dhe paqësore.
Kështu që ata që ty te japin pëlqim në këtë konstatim apsurd dhe skandaloz, nëse i kanë dy gram tru dhe ndërgjegje njerëzore dhe kombëtare, pas përgjigjes sime do ta kapin kokën me të dyja dyuart dhe do t’i kërkojnë falje trupit e sidomos supeve dhe qafës që po e bartin një peshë kaq të pavlerë.
E qartë?
Pse regjimi okupator serb gjatë kohës së okupimit nuk i mbylli xhamitë po i mbylli shkollatë.Ku ishin kta islamofobët para luftës dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.Pse nuk luftuanë për qlirimin e vendit të vetë por ikin dhe luftojnë në vendet tjera pa e ditur se ku po shkojnë.