ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Si ta krijojmë politikanin e shkollës kombëtare të Hasan Prishtinës

Shkrime relevante

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

FAKTI SE HASAN PRISHTINA ËSHTË PASURI KOMBËTARE SI NJË KRUA QË NUK SHTERRË KURRË. Madje ky liberator dhe deputet e burrshteti, deklaroi hapur: “Nuk ka para as që më shtet, as që më blen. Edhe sikur të më ofrohet ari i tërë botës, luftën e drejtë për të kauzën e kombit tim, nuk do ta ndali”. Dhe krimin serbian, gjatë dy shekujve, nuk pati fuqi që ta ndalë. E ndali dhe siguroi fitore vetëm lufta e UÇK-ës dhe bombardimet sistematike të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë kriminale serbiane.
Studimi botohet në shenjë respekti për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998 ku për herë të parë në historinë e OKB-ës, çështja shqiptare shqyrtohet me seriozitet në një rezolutë për Kosovën. Idenë për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998 e dha Madlin OLLBRAJT. Mbështetja e Rezolutës peshon në Kaptinën VII të kartës së OKB-ës, e ku me nenin (nenet:39-52) 43 parashihet bombardimi i agresorit serbian.
Pasuria më e madhe për civilizimin është një kuadër (M. F), që krijon atdhetari të pastër dhe të dlirë, se sa ta posedoish tërë Evropën. Lidhur me këtë, pasuria një ditë do të shterret vetvetiu. Kurse atedhetaria e dlirë mbetet një krua kombëtar dhe civilizues, mbetet shembull i politikanit pakorruptuar dhe të mirfillët. I tilli ishte dhe mbeti pra Hasan Prishtina, që me karakterin atdhetar, pa urrejtje duhet ta shndërojmë në shkollë dhe obligim të politikbërësve tanë. Dhe, pse ta mshefim, Univderziteti i Prishtinës (1970) që u nominua në Hasan Prishtina, pas çlirimit, ishte dhe do të mbetet kala që nuk ka fuqi politike dhe shtetërore për ta okupuar as nga jashtë e as nga brenda. Po, isha si student kur u hap (1969) tema se si të quhet Univerziteti më i ri në vend. Nga vedni ku ishte i ulur Prof Dr Skender Riza, do të lindë propozimi që të quhet Univerziteti Hasan Prishtina. Ajo fjali shpërtheu si bombë e kurdisur me sahat nga shovinsitët sllavë, në anën tjetër. Po, do të folë bindshëm prof Dr Skender Riza, dhe po pajtohem si historian që tani për tani mjafton të quhet: Univerziteti i Prishtinës, dhe ashtu mbeti, për t` i prirë kombit në të gjitha betejat me devizën: Ja vdekje, ja liri.
Hasan Prishtina njihet si personaliteti më kryengritës kundër çdo okupatori të viseve shqiptare në gjysmën e parë të shekullit njëzetë. Lidhur me këtë Hasan Prishtina shton: “ Nata e gjatë aziatike pesëqind vjet po kalon. Perandoria e kalbur po shuhet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane të fshehta , kurse fqinjët po i mprehin thikat për të na i ngulur në shpinë. Populli ynë gjendet në një situatë fatale. Nga seicila anë na kanoset rreziku. Duhet të jemi të zgjuar dhe të kujdeshëm. Duhet të bëhemi zot të tokave tona stërgjyshore. T` i mbrojmë ashtu siç i kmei mbrojtur përgjithëmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse jemi të bashkuar, si një grusht. Prandaj, luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit të vendit tim do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im”.
Dhe shton Hsan Prishtina: “Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të shpërthejë rrevolucioni. Dhe, ndër të parët që do ta kapë armën, do të jem unë. Si shenjë se ka filluar kryengritja do të jetë: “kur t` i mbathi opingat, do të dal në DRENICË. Për këtë nevojë kombëtare, i shita të gjitha depot e mia në Shkup, sepse na duheshin paaratë dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik (Ahmet Delisë në Prekaz-Hb) po e ngremë flamurin e lirisë, atë të SKENDERBEUT dhe i shpallim luftë Turqisë”.
E para se të filloi kryengritja në KULINË të Llapit, Hasan Prihstina e diktoi këtë BETIM: “ Betohemi dhe japim besën e burrit se do të japim çfardo viktimë dhe, nëse duhet, me duart tona, fëmijët tanë do të bëjmë kurban. Dhe i bindur se politika mizore turke vazhdon të zbatohet në trojet Shqiptare, sot e ngrehi flamurin e kryengritjës kundër pushtetit të Turqisë”.
Kryengritësi Hasan Prishtina do të u drejtohet kreshnikëve: “Kur nuk ke miq, atëherë mbështetu në kokën tënde, që do të thot të bëish vet luftë, duke mos llogaritur në ndihmën e askujt, vetëm në adetetet dhe zakonet tua, vetëm në doket dhe traditën tënde, vetëm në armët tua. Për këtë me kohë kemi biseduar me burrat e Kosovës dhe të vilajeteve tjera. Unë i mbatha OPINGAT dhe u nisa për Kosovë. Në Trevën e Drenicës ku kam lind (Palac) i madh e i vogël fle me pushkë nën kokë, kurse në punë shkon me pushkë në krah. Besen e kryengritjës e bëmë valë valë nepër treva të Dardanisë plakë. Por së pari në Drenicë, të gjithë ishin të gatshëm dhe kjo erë e lirisë si flladi i verës i përfhsiu viset përrreth dhe shumë shpejtë e preku çdo zemër atëdhetare”.
Armatimi i kreshnikëve të lirisë
“Disa po thonë se duhet të blejmë armë nga serbianët. Po, këtë çështje duhet tholluar mirë e për pe, sepse ata do të na i ndalin armët në kulmin e luftës, për faktin se janë armiqët tanë të vjetër, që na kanë shfarosë në Sanxhakun e Nishit, i cili kurrë nuk ka qenë trevë e tyre etnike. Madje, atje e kemi pasë popullsinë më refuzuese (kryengritëse) shqiptare një kohë të gjatë. Për dy shekuj shqiptarët e Sanxhakut Nishishit ishin në krye të luftës për Shqipëri. Atje, një kohë të shkurtër ishte si guvernator i ndrituri Mitah PASHA. Por, Stambolli duke e vrejtur rreshtimin e tij që në Perandori të sundoi ligji dhe mbi të gjitha pengesat e solli Kushtetutën, për një kohë të shkurtë (1876) ai do të syrgjynoset dhe likudioihet si dijnë e bëjnë osamnlinjët. Humbi Mithati pa gjurmë dhe pa nishan. E vërteta as turkut nuk i besojmë edhe kur shkon në xhami. Por as serbianit nuk i besojmë edhe kur shkonë në kishë, sepse të dy palët rrejnë si një orkester e ushtruar mirë në një ‘filharmoni politike”.
Tash jemi para një detyre krejtë tjetër, që na imponohet, sepse i kemi aktër armiqë të përbetuar: serbiani në veri, bullgari në lindje, malazezi në veriperendim e greku në jug. Mbi të gjithë, evropiani që rrinë me gërshërë në dorë për të na coptuar edhe mëtej, është garancion i të katër armiqëve, në çdo kohë”.
E sollëm alfabetin dhe hapëm shkolla më 1908. Disa fëmijë të Kosovës ia dergova Liuvgjit (Luigj Gurakuqit) në shkollën e mësuesië në Elbasan. Kundër shkollimit tonë doli hapur kabineti i Halim Pashës, madje duke konkluduar se populli më i rrezikshëm për Pernadorinë janë shqiptarët. E ne jemi mëse 3 milionë që tani pas pesqindë vjet robnie, pas vitit 1912, kur Evropa nuk na e pranoi luftën dhe çlirimin e Kosovës, ndodhemi para një rreziku të rinjë. Kjo për faktin se Mbretëria SKS jo vetëm që është më e egeër, por ka filluar me Turqinë pazare të reja për të na shfarosë nga faqja e dhaut. E mendoi se shkollimi jonë është shumë i vonuar (Turku e themeli Akademinë më 1961, kurse ne rropatemi ende për shkolla fillore dhe për mësues për fëmijët tanë. E pasha gjakun ilir, nuk ka jetë dhe fat për ne, pa u ÇLIRUA nga të huajt dhe pa u bashkuar me territoret shqiptare, në shkollën tonë të dlirë dhe që na takon” (1927).
Ne i publikuam 14 pikat por nuk fituam asgjë prej tyre sepse na u vërsulen të gjithë më 1912
Pas 14 pikave që ia parashtrove pushtuesit, me kusht që Shqipëria të bëhet, shkova në pikën më të nxehtë shqiptaro serbe në Perpellac, në trevat kryengritëse të Kosovës siç është Krahina e Llapit. Atje e prosita kreshnikërinë që mos t` i besojnë asnjë premtimi serbian. Ishte fjala për një pamflet që ua dërgonte Bozhidar Janku në Perpellaci shqiptarëve me titull: “Tona fiseve në Shqipni or vllazni”. Ky pamflet panagjerik, u tregua më vonë se ishte një tradhti e radhës nga ana e serbianëve, krejtë me qëllim për të hy pa një therrë në këmbë në trevat shqiptare. Në atë proklamatë Bozhidar Janku 12 herë thirret në Zotin, se “po vim te ju me kuvetin e mallnisë për t` ju çliruar…”. Por çka ndodhi, së pari oficeri serbian e hudhi xhylën e topit në minare të xhamisë në Dumnicë. Ajo hudhje u bë për ta frigësuar popullin, dhe të ndodhë Toplica 1877. Në vijim, i njejti pushtet do të dejgë me zjarrë e top mbi 182 katunde të Kosovës martire. Po sot (1928), Gjendja e rëndë dhe dëshpruese e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jugosllavi , na detyron që serish t` i drejtohemi Lidhjës së Kombeve me lutje që të marrin masa për ndihmë për një popull të terrorizuar. Faktet mbi të cilat bazohet thirrja ime tashmë janë të njohura, por sërish në mënyrë të imtësuar do t` ia citojë Lidhjës së Kombeve: 1 Rreth një milion shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë shkollë në gjuhën e tyre amtare, e as që u lejohet të hapin shkolla me mjetet e tyre private; 2. Qeveria e Mbretërisë Jugosllave i përdorë të gjitha mjetet e mundëshme për shkatrrimin e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Është i njohur fakti se mizoritë që u bëhen shqiptarëve janë me urdhër nga pushteti kulmor serbian; 3. Prona po u konfiskohet bujqëve shqiptarë e pastaj ajo pronë u falet kolonistëve sllavë, krejtë me qëllim që trojet shqiptare të sllavizohen. Pra isha dhe jam armik i politikës jugosllave ndaj shqiptarëve sespe jamë i bindur me argumente se ajo politikë është anti njerëzore në përgjithësi dhe antishqiptare në veçanti. Prandaj, kjo padrejtësi do të ndreqet vetëm atëherë kur Jugosllavia të pranojë ndreqjen e kufijëve. Dhe, derisa Jugosllavai në mënyrë paqsore nuk pranon ndreqjen e kufijëve, shqiptarët nuk do të pushojnë kurrë për të synuar që me mjete jopaqsore t` i ndreqin, dhe ajo do të ndodhë”.
Rrëzimi i Qeverisë Demokratike në Tiranë (dhjetor 1924-hb), tregoi se Jugosllavia ka qëllime ta pushtojë edhe Shqipërinë Bregdetare,prandaj nuk duhet harruar se më 1923 KMKK pati filluar bisedimet me jugosllavët. Por, ato bisedime ishin fillim e mbarim me ngjyra hilegjinjësh jugosllav. E kjo për faktin se krhina e Kosovës dhe pjesa lindore e Maqedonisë ishin dhe janë me popullsi shumicë apsolute shqiptare, dhe duhet t` i takojnë Shqipërisë njësuar.
Rruga jeme do të jetë lufta, shkolla jeme do të mbetet paça
“Mua në luftën për Shqipëri nuk mundet të më largojë as ari i gjithë kësaj bote, as mallkimet e të gjithë armiqëve. Dhe për të mbetur konskuent në luftën për Shqipëri, Komiteti i Kosovës pati përpliuar një protesët me shkrim dhe e pati dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tri pika: 1. Shkodra me rrethina të fitojë formë të njetë politike si shtetit shqiptar; 2. Italisë t` i kontestohet okupimi i Krahinës Vlorës; 3. Ushtria serbiane t` i lirojë kufijtë e vëndosur më Konferencën e Londrës më 1913. Lidhur me këtë, KMKK kurrë nuk ka pushuar së luftiari që e drejta e popullit Kosovës duhet të pranohet për t` u bashkuar me Shqipërinë. Dhe jo vetëm kaq, po Serbia t` i ndalë menjëherë vrasjet, diegiet dhe plaçkitjet e pronës shqiptare; madje duhet të ndalet shpërngulja e shqiptarëve me dhunë në Turqi; të lejohet hapja e shkollave shqipe dhe gjuha shqipe të jetë zyrtare. Sidomos të ndalet burgosja dhe INTERNIMI në kampe i familjeve të luftetarëve që janë nepër çeta kryengritëse. Nëse këto kushte garantohen, asnjë kryengritës nuk guxon t` i sulmojë “shkiet” , aty ku jetojnë përpos atyre që me armë e luftojnë qetën shqiptare. Asnjë kryengritës nuk guxon t` ia vejë zjarrin kishave apo të plaçkitë pasurinë e huej; asnjë kryengritës nuk guxon të dëmtojë trupin e vdekur të armikut as t` ia marrë veshjen, as atyre që janë plagosur apo të kapur rob. Veprimet e çetës kryengritëse shqiptare do të janë kundër ushtrisë, xhandarmerisë dhe komitës së pushtetit. Pra në mesin e shqiptarëve, çdo tradhtar që i sherben okupatorit nuk guxon të vritet pa gjyq. Kurse tradhtari pa armë në dorë do të nxirret para gjyqit të kryengritjës, dhe do të denohet mbi bazën e dokumenteve , deklaratave të shkruara dhe jo me hamendje. Asnjë shqiptar i vrarë nuk guxon të varroset pa ardhur një komision i huaj. Ndërsa, krimet e armikut do të evidentohen dhe për ato krime do të informohet Evropa dhe Amerika.
Ne do të luftojmë, por nëse nuk e presim lirinë, ata që vijnë pas nesh, do të duhet t` i gjejnë shenjat tona të drejta në luftën tonë të drejtë”,konkludon Hasan Prishtina.
Dhe vijon: “Unë Hasan Prishtina, pasi që kapitulloi osmanlia, u rreshtova në të njejtin drejtim që së pari shqiptarët të ndihen se janë të okupuar. Se ajo Shqipëri që e lejua në Londër, ishte afër gjysma e trojeve që duhej të ishin. Sidomos, serbiani, malazezi dhe greku po krekosesihin mbi plagët tona. I pari me mizori që shqiptarët të shpërngulen sepse i kishte mbetë embël Tolica më 1877; i dyti (malazezi) me konvertim mizor që nuk kishte shembull të tillë në glob dhe greku në jug të vednit që po planifikonte shfarosje totale, edhe me shpërngulje edhe me konvertim sistematik të shqiptarëve në Çamëri”.
Pas Luftës Parë Botërore, Mbretëria SKS i hapi tri kampe të përqëndrimit për familjet kryengritëse shqiptare. Asnjë institucion, me përjashtim të Kryqit Kuq, nuk u interesua për fatin e atyre të mjerëve, ku kishte gra, fëmi, pleq e plaka. Ja i tillë është fati i kombit tim, të cilin diplomacia e Evropës e ka qitë në pazar, me një çmim që në Kontinentin e Vjetër, mos të ketë musliman. Dhe po, lajmërohet koha e kryqzatave”.
Si ta nxierrim sot profilin e politikanit të aksiomës Hasan Prishtina
Unë mendoi se Qeveria Albin Kurti duhet të luftojë për kuadro të ditur, të guximshëm dhe të dlirë nga çdo nepotizëm dhe korrupsion; që janë të shkolluar dhe kanë seriozitet dhe energji në punë, që i japin llogari ligjit dhe liderit pushtetit në çdo detyrë. Ky lider ka ngjallur reagime gjelozie në shumë mese politike dhe intelektuale. Por, Albini nuk duhet të mirret shumë me këto “shkolla” të odave, sepse në një mënyrë pushteti u ka ra krye dhe, reagimet ju dihen për konsum odash e kafenesh, të cilat shkojnë deri në Parlament.
Tani për tani kuadër me kredibilitet që po e drejton Kuvendin e Republikës Kosovës është Glauk Konjufca. Por, edhe ky kuadër është kah luftohet nga çdo anë e opozitës, thua se i kemi 200 vjet shtetësi. Asnjë mbledhje nuk fillon e as nuk mbaron pa prapaskena. Kjo që po defilon para popullit, Parlamenti i ngjanë nga një herë një CIRKU, ku renditën fjalë dhe grumbullohen mungesa pa asnjë bazë.E Parlamenti është truri i Qeverisë, shkruante Hasan Prishtina më 1928. Dhe, me që Parlamenti shqiptar nuk ishte, Hasani shton se: sot, më 1927, cirku i demokracisë po ekzagjerohet në Parlamentin shqiptar në dy forma: në formën e fisit dhe në formën e mjedisit, “qytetar”. E sot më 2022 Hasani do të konkludonte i qetë, pa tonin kryengritës: “Deputetë, i ndihmoni popullit, shtetit dhe vetëveti, madje edhe demokracisë”. E demokracia ka lejuar që zgjedhjet e shpallura: “Janë të sukseshme nëse në votime dalin mbi 40% e elektoratit. Pra, këtu fillon mangësia, por tutje metastazon, dhe deputeti u përgjigjet interesave të kalnit të partisë e jo 60 përqindëshit që nuk ekanë votuar. E mosdalëja në vitime është bërë modë. Madje për disa është edhe “krenari” sepse këta janë mësuar të thonë: “Tjeterkush e ka në dorë fatin tonë”. Ore të mjerë, katercipërisht nuk është ashtu. Sepse, fatin tëndë askush nuk ta zgjidhë më mirë se TI. Po, këta deputetë, në anën tjetër, kanë dëshira të tilla që sa më pak të dali elktorati në zgjedhje dhe kjo amulli e mosreformimit të sietemit zgjedhor të zgjatë pa kufi. Nëse dje i ka imponuar UNMIK-u, EULX-i kushtet dhe formën e zgjedhjës, kush i pengon sot Parlamentiti ta nisë reformimin e sistemit zgjedhor, dhe krejtë me qëllim që të dihet se kush kend e përfaqson në komunë. Pra, JO, tërë Republika e Kosovës një listë zgjedhore, ku kombinatorika e numrave është e servuar vetëm për ata që numrat i shkruajnë në dorë, ose i përseritin disa herë, kur u afrohën kutive të votimit. E kujtë i përgjigjen të zgjedhurit e popullit, varet nga mëshira e liderit për shumë çka. E shtrohet pyetja: i përgjgjen deputetët, sovranit, partisë, apo liderit partika. Do të thoja se në përqindjen më të masdhe deri me sot, përgjegjësin deputët e deponojnë te kryetari i partisë dhe vet krijojnë kult, sepse nëse po këta nuk zgjidhen sersh, prap të njjetit shajnë e “pshtyjnë” si në beton të rrugës.
Si përfundim. Këto ditë isha i ftuar në një komunë të Kosovës në një manifestim. Aty, në bisedën jozyrtare e shtrova këtë pyetje: A ju ka vizituar gjatë këtij viti ndonjë deputet i Parlamentit Kosovës? Mora përgjegje se ata nuk dijnë se kush i përfaqson, sepse e tërë Kosova është një njësi zgjedhore. Mora përgjegje se shumë deputetë më shpesh kanë shkuar “në udhtime zyrtare jashtë Kosovës”, se sa që të paktën në parlament kanë shtruar ndonjë brengë qyetetare.
Po Qeveria Kurti, si vlerësohet, pyeta? Më thanë se Kosova kurrë nuk ka pasë Kryeministër më të ditur, dhe më të përkushtuar. Por, ministrat dhe zavendësministrat i ka “përfshi inflacioni”. E unë i papushtetëshimi kur pyeta, u obligova moralisht që ta japi mendimin: Si qytetrar dhe zgjedhës jam plotësisht se Komunat duhet të përfaqsohen me deputetë të vendit, e jo si thatë Ju, se: “të gjithë deputetët të jetojnë në Prishtinë dhe nuk qajnë hallin e kasabës, prej kah vijnë”. Dhe shtova se ka deputet shumë serioz dhe të përkushtuar që nuk jetojnë në Prishtinë, por rrethanat politike për Republikën e Kosovës, janë shumë të koklavitura, sepse armiqët janë të egër dhe ngatrrestarë. Është shumë vështirë të bëish shtet, por është shumë më vështirë ta ndertoish shtetin, sepse nevoitet dituri dhe përvojë diplomatike. Shkurt, elektoari është tejet i politizuar, por në momentet vendi mtare nuk është i vëndosur se kah duhet rreshtuar. E këtë realitet e treguan zgjedhjet e fundit komunale në tërë Republikën e Kosovës.Pra, shumë angazhime duhet filluar qysh sot, dhe shumë zdhidhje duhet kryhën që të dilet para elektoratit me ball hapur. Tani për tani, të gjitha partive në Kosova u kujdestaron një “tunel” ku nuk dihet se si do të kalohet. Unë popullit i besoi!
PS: Ambasadori i Ukrainës në Beograd më 30 mars 2022 deklaroi hapur se: “Nuk e pranojmë Republikën e Kosovës, sepse me Serbinë, agjenturë e Rusinë në Ballkan, jemi në mardhënje miqësore”. Po, nuk jam politikan, por dikur moti kam doktoruar në filozofi të histirisë dhe parti politike. E do të ju them publikisht, politikanë dhe diplomatë të Ukrainës: Thefshi qafën në mes veti. Pilotët tuej na i kanë vrarë djemt dhe fëmijët civilë nepër Maqedoni, mercenarët tuej nepër Kosovë kanë vrarë dhe dhunuar, bartë kufoma dhe mizori të papara, me urdhëra të Beogradit. I dijmë të gjitha. Por, prap ne refuxhatëve të juej u bëjmë strehim, sepse jemi në një front me miqët tanë të respektuar Anglo Amerikan. Por mbi të gjitha ne SHQIPTARËT jemi popull i GJERGJ KASTRIOTIT- SKENDERBEUT, ADEM DEMAÇIT dhe NËNË TEREZËS.

Prishtinë, më 31 mars 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu