ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Si të shërohet plaga ballkanike

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , historian

Kontinenti Evropan i ka tri siujdhesa: Siujdhesa Ballkanike, Siujdhesa Apenine dhe Siujdhesa Prineje. Dy siujdhesat e fundit sikur nuk e kanë asnjë problem lidhur me kufijtë, edhe pse në ato treva ka pasë luftëra shumë të egra, kuptohet për dominim dhe shfrytëzim klasor dhe kombëtar. Mjerisht, Ballkani ishte dhe ka mbetur për shkak të pozitës gjeostrategjike vatër e luftërave dhe kundërthënjeve që si po duket edhe gjatë shekullit XXI nuk do të gjejnë sherim për plagët e vjetra që janë kurdisë si bomba me sahat.

Le të mbesin në një anë luftrat në Antikë, le të mbesin mizoritë mesjetare që i shkaktuan popujtë barbar (Gotët, Vizigotët, Avarët, Sllavët dhe më në fund Osmanlinjët) si çështje anësore të tragjedisë. Lidhur me këtë këmba e osmanlisë për hërë të parë shkelli në truallin e Ballkanit më 1354, nga Ngushtica detare e Drdanelleve. Nga kjo pikë strategjike, Osmanlinjët u drejtuan kah lokaliteti Maricë dhe më 1371 në luftë me Kryqzatën Ballkanike korrën një fitore fillestare me vlerë ekspanzioniste në Perendim. Nga lumi Maricë si fitimtar, Sulltan Murati do të drejtohet kah nyeja stratregjike e rrugëve, dhe më 1375 do ta pushtojë Nishin, ish qendrën kryesore të Dradanisë. Atëbotë Nishi nuk ishte qendër serbe. Përkundrazi, njihej si nye ku si pushtues kishin lërë gjyrmë bullgarët paganë e pastaj monotesit për tre shekuj rresht.

Nga Nishi Sulltan Murati i opservon tri drejtime pushuese 

Një grup gjeneralësh nga Nishi u drejtua kah Smedereva. Grupi i dytë u drejtua kah Sarajeva. Të dy grupet, thuhet në dokumnetet osamne gjuha e përdorur e komunikimit ishte Osmanishtja, sepse kishte edhe mercenar autokton që e kishin mësuar gjuhën e pushtuesit, por në ca raste u përdorë edhe gjuha e përzier slashtosllave. Në grupin e tretë të hulumtimit të terenit, ishin tre oficerë të lartë osman dhe tre mercenarë arbanas. Gjuha e përdorur ishte thjeshtë ajo osmane dhe arbanse nga: Nishi-Prekupja-Kushumlia-Prishtina e deri në Shkup si qendër administrative e Dardanisë, pra kur nuk kishte nominim Kosovë. Në perendim të kësaj zone, në trevën e Rashës (Rashkë-sot, emërtim arbanas, me ra) ishte ngritur në saje të kombinimeve rreligjioze një familje me origjinë të përzier, ashtu si ishin familjet e përziera në Mesjetë e që quhej Nemanjide. Nga kjo familje rreligjioni dhe drejtëshkrimi që u ubifukua në komunikimin që ka mbetë nga shklla e Shën Naumit (Ohër) do të lind në vijim shkolla pansllave e drejtuar nga Rastko, i cili më vonë u quajtë Sava, e të cilit vllazërit ia kishin verbuar të dy sytë dhe shurdhuar të dy veshët, në luftën për pushtet. Ky komunitet i identifikuar si sllavë, do të përqëndrohet në rindertimin e ca kishave, të cilat edhe më parë kishin qenë qendra rreligjioze të ritit bizantin (Zoti nepërmjet Krishtit e jep shpritin) por që ata që lutëshin në to, nuk e kishin asnjë lidhje me sllavët. Shkurt ai komunitet ishte me origjinë Pellazgo-Ilire, e të cilët për shkak të ngushtimit të teritorit që e zotëronin, për shkak të smundjeve dhe për shkak të termentit katastrofal nga viti 519, populli autokton do të shkallmohet edhe më egërsisht nga dyndjet barbare nga Lindja në Perendim, shumica  të cilave dyndeje ishin një lloj plaçke në kalim. Mjerisht serbët që ishin në fillim çergash, u stacionuan në jug të Danubit pas shekullit IX e deri në shekullin XII në disa pjesë të Drdanisë duke filluar të mirrën me bujqësi. Ndëra, autoktonët (Drdanët ), dëshmojnë shumica e dokumenteve të kohës, do të mirrën ende me blegtori dhe pjesërisht me bujqësi.

Të kuptohemi, në Luftën e Maricës më 1371 Princ Lazari i Serbisë (Leskofcit) nuk do të merr pjesë, por do ta pranojë vazalitetin e Sulltanit me këtë kusht: “Për çdo vit duhej për t` ia paguar Sulltan Muratit haraçin prej 1000 kilogram argjend dhe 1000 mercenarë të detyruar që marrin pjesë në çdo luftë të osmanlisë. Pas debaklit bullgar në Maricë (1371) drejtuesi i pushtetit bullgar (Borisi?) që e humbi luftën do të detyrohet që Sulltan Muratit t` ia paguaj 1000 kilogram ari në vit dhe 1000 ushtarë mercenrarë, ndërsa Murati edhe u bë dhëndërr sllavë për herë të parë.

Shkojmë me radhë. Derisa Sulltan Murati po përgatitej për ta bllokuar çdo pushtet të;principatave të shumta ballkanike, sidomos ato serbe, të cilat pas vitit 1355, kur u vra Car Dushani, ishin ngritur si këpurdhat, ndërsa në Azinë e Vogël në krahinën e Kojës do të shpërthej një kryengritje shumë e egër më 1385, sa që Sulltan Murati do të detyrohet për t` i derguar atje për ta shuar rrebelimin 1000 ushtarët bullgarë, 1000 ushtarët serbian po edhe ushtarë të tjerë të komuniteteve ballkanike e ku kishte edhe nja 500 deri në 700 arbanas kuptohet si vazal. Kuptohet, osmanli ishin atje në Kojë për ta shuar kryengritjën edhe 11000 ushtarë. Kryengritja ishte pashitë plotësisht brenda 10 ditëve shkruan Sari Sallteku. Për këtë kryengritje ka shkruar edhe Neshria, shkruan Mustafa Kruja. Por, ushtarët vazal serbian në frontin e Kojës ishin siellë mizorisht ndaj kryengritësve, e sidomos ndaj civilëve. Për shkak të trashëgimisë që e kishte plasuar në ISLAM Ebu Bekri (Ashabe i Profetit Muhamed), Sulltan Murati si trashigimtar i atij mësimi të Ashabit Profetit Muhamed, do t` i denojë ushtarët serbian në këtë mënyrë (sipas Neshrisë dhe Sari Salltekut): 600 ushtarëve do ta ua hek kokën; 200 ushtraëve serbian do t` ua verboi sytë, 200 ushtarëve do ta ua pres veshët. Ata që mbetën gjallë, ishin të detyruar të paraqitën para princit Lazar në vishtë të vitit 1385, me kusht që edhe Princi Lazar t` i denojë sepse e kanë shkelë kodin ushtark të trashëgimtarit të Islamit, “krejtë me prapavi që të tregoi se ushtarët osman nuk sillën sikurse ata të Kryqzatave monstruoze” (Sari Salltëku).

E kuptueshme se Princ Lazari do të hidhërohet, jo për fatin e atyre që u ishte prerë koka (ishin fiks 600), por pozitën e këtyre që jetonin me vuajtje si të verbuar dhe të shurdhuar, do të mbahet në tubim i kalluxhrëve serbian në Leskofc më 1387, i cili tubim do të zgjatë për tre muaj me disa ndërprerëje. Aty, më në fund si shenjë i koncileve romake do të lëshohet një mallkim Biblik ndaj Sulltan Muratit, dhe me këtë armiqësia do të ngritët në atë nivel sa që me rregullat mesjetare, vetëm lufta duhej ta mbyllte zemrimin.

A ka pasë Luftë të Kosovës më 28 VI 1389? 

Qëndrimi i Sulltan Muratit ndaj ushtarëve vazal serbian për shkak të sielljeve të tyre, e të cilët ishin ushtruar që të bëjnë mizori ndaj atyre që i nënshtronin, do të ngjallë zemrim te Princ Lazari (andej Ibrit në Mitrovicë serbët i ngritën lapidar sa që e avansuan në “car” pa qenë kurr, krejtë me qëllim propogandues,kinse ne serbët kemi pasë cara. E kishin një vetëm për 9 vjet 1346-1355, e që quhej Dushan. Princ Lazari pas Betejës së Kojës më 1385, sipas rregullave të luftës do të kërkojë mejdan. SulltanMurati që gjindej në udhkryqin Nish Sofje; Nish-Smederevë; Nish-Sarajevë dhe Nish- Prishtinë-Shkup ngadal në fillim të prillit më 1389 do t` i vëndos çadrat në fshatin e sotëm Mazgit. Dhe, deri sa ishte Sulltani në llogorim në Rrafshin e Dradanisë, djali i tretë i Sulltan Muratit që quhej Princi Uruxh –Kan, do të sillet mizorisht ndaj dajëve të vet grek, diku në Thesali. (Nëna e tij e kishte emrin Xhylifer dhe i takonte komunitetit helen. Ishte grua e haremit për Sulltanin). Për keqësiellje Sulltan Murati, djalit tij Uruxhit do t` ia hek kokën, kuptohet në bazë të rregullave të Sheriatit. Dhe me ato rregulla, asnjë pjestari të komunitetit nënshtruar, edhe “nëse nuk  e pranonte islamin, nuk guxonte t` i ndodhë asnjë padrejtësi apo paudhësive në misionin e shnjët”.

Sulltani i kishte edhe dy djem tjerë madhor: Jakupin dhe Pajazitin. Në bazë të “filozofemave” të Sari Salltëkut, Jakup Kani do të frigohet nga ndëshkimi që do t` i bëhej, prandaj me që i kishte bërë një sërë padrejtësishë në qytezat e Vushtris dhe Artanës do ta nisë një aksion në fillim të qershorit 1389, për ta krijuar rrietin se si do ta largonte Babain nga froni. Pikërishtë në këtë kohë Princ Lazari ishte krekosë se do ta sulmojë ushtrinë osmane që ishte stacionuar në çadra në rriedhën e Lumit Llab dhe Sinicë nga dy drejtime: nga pozicionet e Perpellacit dhe nga pozicionet e Malit Çiçavicës me përqëndrim në Vushtrri.

Sipas hulumtimeve të Mustafa Krujës në Arkivin e Stambollit; sipas hulumtime të Jashar Erebarës dhe Bedri Pejanit në bibliotekat e Stambollit, Luftë të Kosovës nuk ka pasë, sepse: “jakup Kani do ta vrasi babën (që nuk ishte kurrfar befasie në luftën për pushtet të kohës-HB) pikërisht më 28 VI 1389. Duke e vrejtur këtë tragjedi se ka shansë t` i bje mbi kokë edhe Pajazitit, ky i fundit natën në mes 27 dhe 28 qershorit 1389 do ta likvidoi vllaun bilologjik Jakupin, dhe triufalisht do të instalohen në forn si sulltan trashëgimtar.

Të gjitha përshkrimet tjera për: “Luftën e Princ Lazarit dhe Tvertkos; për tradhtinë e V. Brankoviqit etj. ” historiografia serbiane gjatë shekullit XIX-të sidomos, u përkujdes që ta sjellë “në ngjarje edhe Millosh Kopilin”, person ky sipas dy dokumenteve që ruhën në pergamen në një arkivë rreligjioze ruse, sipas disa këngve të lahutës shqiptare që i ka tuburar Dositej Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq, janë vetëm si një trillim letrar nga ana e kalluxherëve, të cilët mirreshin me sajim të tregimeve në kohën e romantizmit. E vërteta, sidomos Dositej Obradoviq kinse këngët e kanë  dëgjuar në popull. Pra, Lufta e Kosovës me një anë është e humbur, sepse nuk ka ndodhë fare, ndërsa humbjën e kanë dëshmuar pastaj kalluxherët, realitetet ky që jeton edhe sote për pesë shekuj prapa. Kurse në anën tjetër për ta kompenzuar humbjën prap kalluxherët e trilluan realitetin politik makiavelist se Serbët janë “populli i qiellit”. Ky realitet është mbetë gjallë, sepse rrena nuk ka pasë këmbë që të peshon nepër tokë, por është dshur të ngrtët fanatzia se “lëviz nepë qiellin  ireal.

A mund të shërohen palgët ballkanike me këto konstruke mafioze

E si t` i sherojmë plagët e popujve të Ballkanit, pati pyetur Hasan Prishtina më 1927. Kuptohet se kjo pyetje e pyetjeve për gjenratën tonë është e shtruar edhe sot. E lidhur me këtë bazën e palgës kujtoi se duhet të kthejmë kah një Vilibrantizëm. E ku ta gjejmë shembullin e Vili Brantit brenda serbianëve, të cilët nuk e kanë “shijuar” pagesën e dëmeve që ua kanë siellur sidomos shqiptarëve. Ky realitet është instaluar në Ballkan sidomos nga plagët që i kanë lërë Kryqzatat 1096-1270, madje brenda këtij realiteti tragjik, shembja e parë e Bizanitit nga Latinët më 1204 dhe shembja e dytë e Konstandinopojës nga Osmanlinjët më 29 maj 1453 dhe lufta “rreligjioze” e Osmanlinjëve, që në realitet ishte luftë pushtuese, deri më 1912; pastaj Progframi i Naçertanisë, Programi i Megali Idesë, Programi i Otoçestveno Frontit nga viti 1844, e në vijim Platforma Vienze dhe e Peterburgut që me një ndarje rrolsh ta largojnë islamin nga Ballkani sikur kulmon me luftërat Ballkanike, sikur vuloset me fitorën e Alenacës Ortodokse (1912), krejtë këto ngjarje kanë lërë pasoja, sidomos për Kombin Shqiptar, sepse trojet e tij u coptuan në Berlin (1878), u hapën palgë të reja në Londër (1913), u vulosën plagën me vargojë xhaku në Versaj (1919), u garantuan coptimet në Paris (1946) e në bazë të dokuemntit Mrapsht të Cherxhillit u dogjën si të ishin një cigare, për t` u përciellë deri në ditët tona plaga që kullon armiqësi, e cila më së shumti po stimulohet nga fallanga nazifashiste serbine dhe ruse. Ky realitet koekziston për faktin se gjashtë fuqitë Evropiane iu besuan trillimeve të Nikolla Pashiqit dha të fanarit Grek në luftë për okupimin e trojeve shqiptare, sidomos më 1912/13, kur uji vlonte në akull, për fatin e shqiptarëve, pa asnjë mik jetësor.

Në rastin serbian e shtrojmë një pyetje para opinionit: A më shumë serbian kishte në Bosnje dhe Kroaci, apo në Vilajetine  Kosovës dhe Vilajetin e Manstirit gjatë viteve 1912-1914. Përgjegja është se dyfish më shumë serbian kishte në Bosnje dhe Kroaci. Po atje ishte Austro Hungaria dhe me të cilën fuqi Beogradi kishte Konventë sekrete nga 28 VI 1881, për t` i sulmuar vsiet shqiptare. Bile Beogradi kishte garncione me shkrim, po edhe ndihmë faktike me dhurim të topave dhe oficerëve mercenarë austriak dhe evropian (ishin 614 gjithësejt më 1912), për t` i luftuar shqiptarët së bashku, por që nominalisht ishin emruar se “po luftohet turku në Ebropë”.

Si ta sherojmë plagën ballkanike kur fuqitë këtë nuk e dëshirojnë? 

A mund të shërohet palga Ballkanike me këtë armiqësi që është realitet edhe sot, e që stimulohet nga Rsia fashiste. Unë mendoi megjithë atë se po. Ja sehmbulli: Serbia ka një pozitë shumë të mirë gjeostrategjike jo vetëm për Ballkanin. Atë pozitë e participon edhe Shqiptaria. Në këtë participim merr pjesë solide edhe Kroacia dhe Bullgaria. Greqia është gati qe dy shekuj nën patronatin e Londrës. Kurse republika e Turqisë pas vitit 1923 është kthyer në fuqi respektive si shteti me ekonimi dhe traditë shtetërore shumë të fuqishme, ku ushtria e luan rrolin primar. Por këtij faktori në kohën e fundit i është bashkangjitur edhe faktori ekonomik. Kështu Turqia është bërë aleatja më e natyrshme e protestantizmit Amerikan, por po grryhet nga brenda përmes disa aferave të “shejtanit kojshi”, ku Serbia me të gjitha mjetet po e luan rrolin e “Kalit Trojës”, krejtë për t` i mjegulluar ambicjet ruse për kespanzion. Cili është ai shejtan i mjegullimit të plagëve Ballkanike, mendoi se intelegjencia e ka të njohur sepse 37 programet serbiane tani janë të njohura për çdo kancalari botërore. Ai është para syve tanë tragjedia e kurdisur (?), madje a do të jetë prezente edhe më 28 VI 2023 në Gazimestan, sigurisht se nuk e ka aromën e xhakut sikurse më 1989, por të paktën loja me barot të lagur është më e rrezikshme se sa loja me helme shkatrruese, sepse barot i lagur mund të teret shumë shpejtë, vetëm duhet gjetur një blerës, dhe tuxhar ka tepër shumë. E nëse e ka tuxhar që ndezin zjarre sikurse Aleks Sorrozi, le të dihet se viti 1999 i rrinë mbi kokë si shqiponja dhelprës.

Programet “Patkoi” për shkatrrimin e UÇK-ës; Programi për “Tokën e Diegur” për deportimin e shqiptarëve nga trojet e veta, për bartjën e kufomave të shqiptarëve dhe maskimi i tyre nepër Serbi për të humbur gjurmë, është zjetari politike e Millosheviqt dhe Daçiqit është ndihmes ieologjike dhe ushtrake e Sheshelit dhe Vuçiqit. Sot mbeturinat e këtyre shtabeve janë në funksion dhe po provojnë me të gjitha mjetet të tregohen si viktima. Por, BE dhe SHBA e njohin realitetin. Madje, Serbia duhet ta dinë se PASHAPORTËN e Republikës Kosovës e pranojnë Rusia dhe Kina, madje vet i kanë braktisë funksionet në veri në të gjitha nivelet, kuptohet pasi që e kishin pranuar Republikën e Kosovës. Tash po e akuzojnë palën shqiptare, por një fakt opinioni duhet ta din se serbët nuk mundn ta durojnë barazinë. Mu për këtë ata nuk po mundohën të paktohën, madje edhe nëse Ahtisari ua ka dhuruar privilegje, të plasojnë “vuajtjet e tyre”. Por ky popull donë edhe më tepër deri në pangopësi për të jetuar si parazit, duke e përjashtuar qenjen e vet nga realitreti objektiv dhe i drejtë që është krijuar më 1999.

Të përfundojmë. Nuk ka popull në rruzullin tokësor që do t` o ketë bërë 37 programe për ta shfarosë fqiun siç kanë bërë pushtetet dhe popat serbë ndaj shqiptarëve. Sherimi i kësaj plege kërkon kohë, sespe qelbi nuk është grumbulluar për një kohë të shkutër.

Shkrimi i kushtohet: Mustafa Krujës dhe Vasil Shantos, të cilët kanë lërë fakte të shkruara për këtë realitet tragjik për ngjarjet e vjetra dhe të reja, që mbretëronin dhe gjallërojnë në Ballkan me shekuj, kryekput me fajin e qaqeve politike dhe rreligjioze serbiane.

Më 22 VI 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu