Nga: Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
SHPALOSJA E PROJEKTIT
Sytë! Dritare që na mundësojnë ta shohim botën, shohim të bukurën, diellin, ujin, lulet etj. D.m.th. krahas mendjes edhe sytë janë po aq me rëndësi për ekzistencën e njeriut. Ndoshta mund të mos e dijmë saktë rëndësinë pa e provuar mungesën, edhe atëherë që sado ti mbyllim sytë që ta provojmë se si duket bota kur mungon shikimi, dyshoj se prapë asessi nuk do të arrihet të kuptohet sepse është moment prove e jo jetë e tërë që jetohet si e tillë.
Këtë lloj jete e dijnë vetëm ata që po e jetojnë me sy e pa shikim, ata që dritë e kanë terrin, ata që të bardhën e kanë të zezë në secilën hapje e mbyllje sysh.
Për ata që është e njejtë dita dhe nata, pa asnjë dallim, e që dyat gjithmonë janë terri! Edhe pa shikimin jetohet, por si jetohet?!
Rëndë, rëndë, shumë rëndë jetohet. Pata rastin disa herë kur familjarë të antarit të tyre të verbër të kërkojnë ndihmë psikologjike, tu ndihmoj sadopak në aspektin emocional, tu bëj sado pak më të arsyeshme jetën e tyre brenda atij terri?!
Por si, çfarë tu them kurse për raste të tilla mungon fjala shpresëdhënëse, mungon gjithëçka. Nuk ka fjalë shpresëdhënëse që mund ta arsyetoj mungësën e shikimit! Andaj, ka vite e vite që jam duke menduar çfarë të bëj që sadopak të mundem të ju zbardhoj disponimin e jetën e personave me mungesë shikimi.
E diku që dy (2) vite e këtej që kur nxora botimet e mia ishte dëshira ime e madhe që këto botime ti përkthej në Alfabetin shqip me shkrimi e shenjave (BRAILLE ) por ishte e kushtueshme dhe vet nuk ja dola.
Andaj, kërkova dhe po kërkoj ndihmën tuaj!
E di mirë se sa mungesë literature kanë kjo kategori individësh, e di se sa do të lumturohen të posedojnë një libër për të lexuar ata vet.
Sadopak diçka vet ata të arrijnë të bëjnë për veten e vet (përjashtimisht rasteve që kanë mundësi të sigurojnë me mjete vetanake).
Nëse arrijë vetëm një javë ti bëj të lumtur derisa ata ti lexojnë librat që do tu dhuroj do të thotë shumë për mua e që e besoj shumë edhe për juve që shprehni gatishmëri të më ndihmoni.
Zgjodha botimet e mia, jo pse janë të miat e që unë jam autorja, por i zgjodha sepse brenda botimeve të mia si në asnjë botim tjetër ka shumë këshilla për jetën, ka motiv, ka shpresë, ka dashuri etj. e mbi gjitha janë shkrime që përkojnë me realitetin e njeriut sot. Ata që patën rastin ti lexojnë botimet e mia e dijnë sa saktësi e origjinalitet ka brenda botimeve të mia.
Janë të përfshira edhe disa nga shkrimet që kam publikuar këtu për ju! Ju që më lexuat u ndjehët mirë përsa më lexuat, andaj të njejtën ndjësi desha të ja dhuroj edhe personave me mungesë shikimi, dhe ata të bëhen pjesë e komunitetit tonë në aspekt shikimi.
Fillimisht mundësia ime më lejon ti botoj 5 ekzemplarë (libra) të botimit me ese psikologjie “FUQIA E FJALËS” dhe 5 ekzemplarë (libra) nga botimi imi me poezi “PËRTEJ ASAJ QË SHOH”.
Çmimi për botimin e librit për një egzemplarë shkon diku 56.49 euro ndërsa për botimin e librit me poezi shkon 31.50 euro. Kuptohet ata që kontribuan dhe kontribojnë në shuma më të mëdha do ti citohet emri si donator i botimit.
D.m.th. çdo kush që shprehë gatishmëri të kontriboj unë mund ta ribotoj sërish (e lë mundësinë e hapur).
Dy librat e botuar (me shkrimi e shenjave Braille) do të ipen falas nëpër gjitha Shoqatat e të verbërve anembanë ku ka Shqiptar dhe në Biblotekën e të verbërve “SYRI YNË” në Prishtinë.
Theksoj: Mjetet që dërgoni në xhirollogari direkt barten në shtëpinë botuese pa u tërhequr asnjëherë, dmth çdo cent juaji do të bëhet libër me shkrimin-braille.
Ju falemnderoj deri në qiell për besimin dhe përkrahjen!
Mbesë me shpresën se dhe ju e pëlqyet idenë e projektit tim.
Ju falemndëroj që së pari mua ma mundësuat që dëshira ime e kahmotshme të realizohet që tu ndihmoj në një formë kësaj kategorie të shoqërisë tonë, dhe së dyti ju falemnderoj që do ti dhuroni diçka me vlerë e relaksuese personave që kanë nevojë për ndihmën tonë. PRA TU FALIM MOMENTE SHIKIMI NGA SHIKIMI YNË!
Lule Alidema Psikologe Klinike