Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 34-vjetorin e themelimit të saj, 23 dhjetor 2023.
LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës?
Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të LDK-së, siq është bërë modë në Kosovë, e në Shqipëri flitet e festohet sikur po mos të ishte ajo datë, Kosova, nuk do të ekzistonte. Por e mira tjetër është se ende pa u qu sofra e fshi troshat, harrohet Ibrahim Rugova e LDK-ja. E përmendin përsëri Rugovën, vetëm kur të afrohen zgjedhjet. Tash i kthejnë sofrat edhe më të mëdha me mish të pjekur e pije të shumta.
Kështu, fatkeqësisht ndodhi edhe me Nexhat Dacin, Isa Mustafën e nuk jam i sigurtë se a po vazhdohet ky zanat, tabiat i keq edhe me Lumirin.
Më 23 dhjetor 2023, 34 vjet që nga dita kur u themelua partia e parë dhe më e madhe politike në Kosovë.
Edhe pse shkurt, disa portale shkruajtën “LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës”
Kush e ishin nismëtarët për formimin e LDK-së?
Edhe muaji dhjetor ishte dhe ende nuk dihët se edhe sa ngjarje të tjera të rëndësishme do të ndodhin deri në fund të muajit. Në Shqipëri me kurthat e Edi Ramës e Lul Bashës (Bravës) kundër Sali Berishën; me protestat e një pjese të opozitës dhe studentëve në Serbi, kundër vjedhjes së votave, pra kundër Aleksandar Vučić, presidentit të Serbisë dhe në Kosovë, me opozitën, he mozomakeq.
Është shumë e çuditshme por e pritshme se ngjarjet që ndodhin në Serbi, partia dhe pushteti socialist në Shqipëri i merr ato pa asnjë rezervë, këshillat e Vučićit për Edin janë ” Bismillah, Alhamdulillah”.
Kështu mu në kohën kur në Serbi opozita dhe studentët u zgjuan si në kohën kur u përmbys Slobodan Milošević, në Shqipëri, Edi Rama, vëlla-mi*) i Aleksandar Vučić, filloi një fushatë kundër Sali Berishës si në kohën e inkuizicionit*).
Ibrahim Rugova, kryetari i parë i LDK-së, pas zgjedhjes kryetar i partisë
Ibrahim Rugova e Sali Berisha janë udhëheqëït më të merituat te shqiptarët në fund të viteve të shekullit të kaluar në Kosovë, që ishte e sunduar nga Serbia e Jugosllavia dhe në Shqipëri, nga sundimi i egër komunist.
E keqja po na përcjllë neve shqiptarëve në të dya anët e kufirit. Atje, pas bjeshkëve, që vetëm në kohën e Sali Berishës, tash ndiqet Sala, filloi bashkimi i Shqipërisës, me Kosovën, me rrugën e kombit që në Kosovë u quajt ”Ibrahim Rugova”.
Anëtarët e Këshillit inicues për themelimin e ”Lidhjes Demokratike të Kosovës”
Deri te viti i Ri 2024, kanë mbetur edhe 3 ditë. Kisha mendua që para vitit të ri të shkruaj për udhëhqësin politik e shpirtëror, Sali Berishën, ish kryeministrin dhe presisdnetin e Shqipërisë. Njeriu që me rrugën e kombit ”Ibrahim Rugova”, e bashkoi Kosovën me Shqipërinë. Edi Rama, përsëri qiti pengesa, që vetëm shqiptarët nga Kosova të paguajnë haraç; për vajin kukamën e antarëve të pdk-së në Kosovë për Hashim Hashim Thaçin; për protestat në Beograd dhe për festën e krishtëlindjeve ortodokse në Ukrainë që e ndryshuan datën, nga krishlindjet ortodokse sllavo-ruso-serbe (7 janar), në 24 dhjetor, në krishtlindjet katolike.
Me Jusuf Buxhovin, Nexhmie Krasniqin, Saim Tahirajn dhe koordinatorin e shoqatës ”Nëna Terezë” në Zvicërr, Marjan Pnishin. Prishtinë, korrik 2022
Por sot do të flas vetëm për LDK-në, me rastin e përvjetorit të 34-tërt të themelimit, 23 dhjetor 1989.
”LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës”.
E vërteta është se Ibrahim Rugova nuk ishte as i pari, as i dyti e as treti nismëtar për themelimin e LDK-së.
Libri ”Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, dhuratë nga autori. Prishtinë, 23 shkurt 2022
Ishte Jusuf Buxhovi, i pari ai i cili që nga dita e parë u angazhua për formimin e LDK-së. Jusufi kishte biseduar me Xhemal Mustafën, Mehmet Krajën, Ibrahim Berishën dhe (në fund) me Milazim Krasniqin që duhët bërë diçka. dhe po mendonin se diçka duhej të bëhej në këtë drejtim. Por, ende nuk kishin ndonjë plan konkret se si duhej të fillonte ajo punë. Thjesht ishin ende në proces të diskutimeve dhe po kërkonin bashkëpjesëmarrës eventualë dhe këshilla se si të fillonte realizimi i asaj ideje. Pasi e dëgjova argumentimin e Jusufit, thotë Milazim Krasniqi, pa u hamendur shumë i thashë se unë do të mund të bëhesha pjesë e asaj iniciative, meqë konsideroja se po hynim në një fazë, kur aksioni politik ishte i pashmangshëm. Jusufi më kërkoi që të flisja me Rugovën dhe t’i kërkoja që të bëhej pjesë e grupit nismëtar dhe kryetar i asociacionit politik që tashmë po quhej Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ma dha listën ku ishim të shënuar disa persona si nismëtarë (më duket se kanë qenë pesë emra: Jusufi, Zekerija Cana, unë (Milazim Krasniqi, shën. imi), Ajri Begu e Ali Aliu) dhe më kërkoi që ta anëtarësonim edhe Ibrahimin në atë listë. (Milazim Krasniqi, ”Sekretet që nuk i mori me vetet Ibrahim Rugova”, me nëtitull ”Si u formua LDK-ja, si u bë Rugova kryetar i saj- edhe me ndihmën time”, fq. 140- 150).
Kuvendi i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me vendimet e marra, shënoi kapërcimin historik nga kërkesa për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, që doli në Kuvendin Themelues të 23 dhjetorit 1989, te ajo për shtet të pavarur.
Nismëtarët dhe themelusit e LDK-së. Jusuf Buxhovi paraqet programin e LDK-së para intelekt. e profesorëve: Idriz Ajeti, Zekeria Cana …Prishtinë, 23 dhjetor 1989
Këtë ndryshim e imponuan rrethanat që lidheshin me fillimin e luftës në Jugosllavi si dhe vendimin e Konferencës së Hagës së gushtit 1991 që pranoi shpërbërjen e federatës jugosllave (Jusuf Buxhovi).
Njohësi më i mirë i Ibrahim Rugovës, ishte Milazim Krasniqi i cili pjesën më të madhe rrinte me Ibrahimin, në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtaëve. Ibrahimi ishte kryetar e Milazimi, sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kur shumica e shkrimtarëve nuk shkonin aty, nga frika.
Ibrahim Rugova, kryetari i parë i LDK-së përshëndet pas zgjedhjes për kryetar të LDK-së
”Rugova de facto ishte bërë lider shpirtëror për një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve të Kosovës. Por, jo një udhëheqës politik, meqë ai jo vetëm që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë politike, por edhe ishte përjashtuar nga Lidhja e Komunistëve të Kosovës. Pra, politikisht ishte një i anatemuar, si shumica e intelektualëve kritikë të asaj periudhe” (M. K,)
”LDK-ja shënon 34-vjetorin e themelimit”, AKTUALE, December 23, 2023 – 08:17
https://zeri.info/aktuale/518980/ldk-ja-shenon-34-vjetorin-e-themelimit/
“DY DATA HISTORIKE, AJO E THEMELIMIT TË LDK-SË DHE QIK-UT!“, Sinan Kastrati, Suedi, Malmö, 22 dhjetor 2016
https://www.ballikombetar.info/dy-data-historike-ajo-e-themelimit-te-ldk-se-dhe-qik-ut/
“Përkujtesë historike: 5 maj 1991 – Kuvendi i parë i LDK-së!”, 05.05.2021 | 12:00, Jusuf Buxhovi
“29 vjet nga themelimi i LDK-së” 23 DHJETOR, 2018 – 12:30 PM
https://www.kultplus.com/trashegimia/%EF%BB%BF29-vjet-nga-themelimi-i-ldk-se/
“Këta janë 23 nënshkruesit e dokumentit për themelimin e LDK-së“, 21/12/2021
https://www.llapi.info/keta-jane-23-nenshkruesit-e-dokumentit-per-themelimin-e-ldk-se/
“Një ndër themeluesit, publikon disa dëshmi interesante të LDK-së së vitit 1989: Ja si u formua partia“, 11:22, 23/12/2020
“SI U FORMUA LDK-ja, SI U BË RUGOVA KRYETAR I SAJ”, 23 dhjetor 2023| 17:59″, Milazim KRASNIQI
https://www.epokaere.com/si-u-formua-ldk-ja-si-u-be-rugova-kryetar-i-saj/
*) VËLLAM m. etnogr.
- Secili nga dy shokët e ngushtë, të rinj a burra, që pinin nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit dhe bëheshin si vëllezër, ai që pinte gjak me një tjetër. Besnik si vëllami. E bëri (e kishte) vëllam.
- Një i afërm i dhëndrit, që shoqëronte nusen kur i vihej kurora; secili nga të dy fëmijët që rrinin pranë dhëndrit e nuses kur këta vinin kurorë. Vëllami i dhëndrit. Vëllami e mbante nusen për krahu.
VËLLAMËRI f. etnogr.
- Një nga doket e hershme, që kishte për qëllim të forconte miqësinë ndërmjet dy të rinjve a dy burrave, duke pirë një pikë gjak nga njëri-tjetri; lidhja që kishin vëllamët midis tyre, të qenët vëllam me dikë. Vëllamëri e fortë.
Kishte vëllamëri me të.
- përmb. Tërësia e vëllamëve, vëllamët. U mblodh vëllamëria.
*) NKUIZICION m.
- hist. Organizatë terroriste policore e gjyqësore e kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit përparimtarë, të cilët me veprën e me punën e tyre, me shpikjet, me zbulimet e me studimet e tyre hidhnin poshtë dogmat fetare dhe dilnin kundër sundimit të kishës. Koha e inkuizicionit. Gjyqi i inkuizicionit. Zjarret (burgjet) e inkuizicionit. U dënua (u burgos, u dogj) nga inkuizicioni.
- fig. libr. Ndjekje e rreptë që u bëhet revolucionarëve, njerëzve përparimtarë dhe ideve të tyre, terror.
Sqarim: U shërbeva në publikimet që i paraqita më lartë, në bisedat që kisha pasur me Jusuf Buxhovin, Milazim Krasniqin, që mendoj unë, janë njohësit më të mirë, kontribusdhënësit më të mëdhenj për themelimin e LDK-së dhe librin e Milazimit ”Sekretet që nuk i mori me vetet Ibrahim Rugova”.
Nëntitujt i kam ndryshua dhe fusnotat nuk i kam vënë për shkak se po ngarkohet teksti. Kërkoj falje nga autorët.
Malmö, 28 dhjetor 2023
Me kujtuat miku Sinan me artikullin e mesiperm vitin 2001.Sot nuk e kuptoj pse moda atehere ishte te posedoje celulare ,telefona sa me te vegjël. Ishte me e vogel se pellemba e dores , ngjyre blu e ne ekranin e vogel kisha stampuar fotogafine e te paharruarit ,te pazevendsueshmit ,krijuesit te LD , z. I Rugova .Mbeti ajo fotografi deri ne nderrimin e telefonit te rradhes . Ishin vite ku ndiqja me interes lajmet nga dy atdhete . Kjo jete luan me ne apo ne luajmë me te ? S’duhet te jemi te vetmit ne bote qe kemi dy atdhe , dy halle , dy probleme .Sikur na ngushëllon kjo .S’jemi te vetmit .Lamtumira per vitin e vjeter po afron , disa ore ne pritje te vitit te ri . Ju uroj nje vit te ri te GEZUAR ! Familjarisht ju uroj shendet , mbarësi , paqe e lumturi per vitin e ri e per shume e shume vite te tjere ! Gëzuar VITIN E RI 2024 !
Ritë e nderuar, malësore faleminderit për fjalet!
Eh kujtesa, na kethen gjithnje mbrapa.
Ritë, dëshirat shkojnë, ne drejtim të kundert, per te ardhshmen.
Une ty dhe femijeve e familjes tende, ju deshiroj te gjitha te mirat qe ka bota!
Ne vitin 2024, ju plotesofshin deshirat qe keni, ato qe deshironi per me te dashurit!
Shendet e rehati!
Sinani, Suedi
Faleminderit shumë i nderuar Sinan, për përcjelljet e shkrimeve tuaja në vazhdimsi, që janë thesar i veçantë për rrjedhatë dhe ngjarjet më me rëndësi për Kosovën hallemadhe në kohë dhe hapësirë e në veçanti nga 1989-12-23 me themelimin e LDK-së e deri në ditët e sotme. Shkrimet tuaja janë të mrekullueshme sepse bazohen në të dhëna e dëshmi, për të gjitha ngjarjetë dhe figuratë që kanë të bëjnë me rrethanatë dhe zhvillimin e ngjarjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës deri në ditët e sotme. Je, shënim mbajtës e përkujtues i mrekkullueshën i rrjedhave dhe ngjarjeve në të gjitha drejtimet nga vitet 1989-2023 dhe krahasues e shpjegues i mrekullueshëm me të dhëna e dëshmi për secilin shkrim që ke bërë gjatë kësaj hapësire kohore. Të prift e mbara e shëndeti si është më së miri e pritsh vitin 2024 dhe jetësofsh gjithë ate që dëshiron me jetësua.
Abas Fejzullahu, faleminderit per te gjitha! Edhe per urimin per vitin 2024, anipse e kisha ndermend me te shkruajtur ne telef e adresat private:
Gëzuar!
Kur ishim fillorisht thurnim edhe nga dy e tri vargje. Me kujtohen keto:
Ha ha ha e hi hi hi
E gezofsh vitin e ri!
Shendet!