1. Khan Kubrati ishte mbreti i Bullgarëve në rrethin e Ukrainës së sotme. Mbretëria e tij dështoi në shek. 7
shkruan Fahri Xharra
Asparuh was ruler of a Bulgar tribe in the second half of the 7th century and is credited with establishment of the First Bulgarian Empire in 681. He is the most famous Bulgar ruler.
Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë, mallkimi shkon deri në zhdukjen e kombit.
Serbët e “morën” Ilirinë, grekët antiken, sllavomaqedonët Aleksandrin e Madh dhe tani bullgarët po e përvetësojnë me të madhe Thrakinë dhe historinë e saj . E keni parasysh që Spartaku, gladiatori që e tronditi Romën “ paska “ rrënjë bullgare.?
Nëse këto shtete që i përmenda investojnë me të madhe në përvetësimin e historisë së atyre tokave në të cilat falë rrethanave historike, sot jetojnë; shqiptarët investojnë në mohimin e të vërtetës së vet. Shikoni, edhe heshtja si mohimi janë krim historik.!
Nëse doni të dini për thrakët, historinë e tyre më së miri e shkruajnë historianët bullgar, por kuptohet kujdes se aty i gjeni lakminë bullgare me të cilat ata mundohen ta bullgarizojnë Thrakinë e lashtë.
Pak histori jo aq të lashtë: “ Emri Asparuh është sinonim i origjinës së shtetit Bullgar. Asparuhu (Bullgarisht;Аспарух ) i udhëhoqi Bullgarët turq në migrimin e tyre nga stepat aziatike në Gadishillin Ballkanik ( atëherë, Iliria ) dhe e krijoi shtetin e ri . Pra , Asparuhi ishte djali i tretë i Khan Kubratit, mbretëria e të cilit në Ukrainën lindore, filloi të shembet rreth vitit 665. Në vitin 679, Asparuh- Khani me 20-30 mijë ushtar e kaloi Danubin, dhe i krijoi vetit një tokë të vogël rreth Dobruzhes (qytet i sotem në Bullgari.) Bizanti ishte i lodhur. Asparuhi kishte aftësi të mëdha ushtarake, dhe duke i marrë me veti disa fise sllave gjithashtu të posa ardhur në Thraki, e filloi luftën kundër Bizantit. . Sulmi i Bizantit i vitit 680 kundër turqëve bullgar dështoi kështu që iu desh të pranojë pavarësinë e Bullgarisë së Asparuhit, me kusht që bullgarë t\i paguanin Perandorisë Bizantine taksat vjetore .( https://bulstack.com/2010/04/12/khan-asparuh-and-the-bulgarian-state/ )
Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar në Thrakinë e lashtë .
Pra, pas rënjes së Perandorisë së Romës , Thrakia ashtu e molisur me ata pak njerëz që kishin mbetur, kishte përqafuar Krishterimin por në vitin 679 u pushtua nga nga populli turk dhe pagan i Khan Asparuhit i cili deri me ardhjen e Borisit I mbeti pagane.
Dinastia turke e udhëheqjes së tokës së quajtur Bullgari e udhëhoqi këtë vend deri te Cari Borisi I , i cili ishte po ashtu turk, vazhdues i turqve të Khan Asparuhit.
Bullgaria është emërtim turk nga populli turk bullgarët. Emri bullgar nuk ka as një lidhje me sllavët Deri te Borisi I , Bullgaria pa emër dhe pagane u udhëhoq nga këta turq:
2. I biri i tij Khan Asparuhi e lëshoi vendin e tij dhe me 30 000 burra , ushtar erdhi në një pjesë të Thrakisë e cila kishte mbetur pa zot.
3 mandej vjen Khan Tervel 4. Khan Krum, 5.Khan Omurtag dhe 6. Knjazi Borisi I, 7 Car Simeoni, 8. Car Petri dhe 9. Car Samuili , dhe me te Bullgaria u bë pushtuesi më i madhi i kohës. ku Mbretëria Bullgare lagej nga katër detëra: Deti Adriatik, Jon, Egje dhe Deti i Zi
Të kalojmë te Simeoni i I, pram me origjin Turke Bullgare. Pas konvertimit të tij zyrtar në Krishterim, Borisi I e mori emrin Michael
Shënimi i vetë për titullin e tij janë gjetur në Borsh ( Shqipëri ) dhe në Varna
( Bullgari e sotme ), Në Borsh u kurorëzua dhe mori titullin “Arkion i Bullgarisë “
i cili sikut të përkthehej ship do të thotë “ udhëheqës”. në shekujt 10-11, u quajt Knjaz, Car.
Pra nga titulli “khan “ ose “Kanasubigi “ pas fronimit dhe marrjes së fesë së krishter; Knjaz.
Borisi i I i njohur si Boris-Mihail (Michael) dhe Bogoris dhe vdiq me 2 Maj 907; i cili sipas historiani Steven Runciman u quajt njeriu me i madh i kohës, sepse me te Bullgaria hyri në historinë e Europës. Me te u ndalua paganizmi dhe filloi krishterimi
Mbreti Boris i I u quajt :Black Germany . Pse ?
Psei ishte i murrmë apo i zi , shihet edhe në foton nga një freskë e tij
Pyetja tjetër; Pse u pagëzua i krishter mu në Shqipëri ? (https://bnr.bg/en/post/100481527/was-boris-i-baptized-in-albania)
Mbetjet e Manastirit të Borshit ku Borisi u pagëzua nga pagani në të krishter dhe kisha e re e dhuruar nga Simeon Saxe-Coburg-Gotha
( shkrimi vazhdin më tutje në ditët e ardhshme )
Fahri Xharra, 19.09.17
Gjakovë