ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Si u shndërrua Hashim Thaçi prej një njeriu në mit e legjendë? 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

  • Hashimi gati u bë dhe e bën ”bollë”, ”div”, ”dragua” e kulshedër. 

Në çdo fund viti mundohemi ti përmbledhim të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur që nga janari, shkurti e deri në dhjetor, sikur buku bereqetin në vjeshtë, drithërat, pemët e drurët. 

Rastësisht hyra në google dhe kërkoja disa fjalë për luftërat, komandantët e gjeneralët e njohur të botës. Gjeta dhe lexova tema të tjera. Lexova për gjarpërin dhe llojet e tyre. Kishte shumë gjarpërinj, me qindra e mijëra. U mërzita dhe e lash gjarpërin. Nuk i shfletova as librat enciklopedik, afro 48 blej, nordik e skandinav, që i kam në raftin e bibliotekës, nga pritesa. Por edhe nuk e kisha ndërmend të merrem me gjarpërinj. Kur isha çoban, prej garpërinjëve frikësohesa se mos po i han delet por edhe mua. Delet kanë qenë më të pahile (budallica), kur e shihnin ndonjë gjarpër i afroheshin e ai i kafshonte në buzë ose gjuhë dhe shpesh ndodhte që na ngordhnin (cofnin). Edhe ujkut delet e trullavta i afroheshin, mendonin se është qen. Ujku e ndante një dhe hop e hypte në shpinë e ikte. Por si çoban që ishim, kishim kohë me mendua marë e mrapsht, edhe ne ia punonim gjarpërit. Merrnim dorëza të leshta, çorape ose meste, i vendosnim në duar sikur të ishte dimër e i afroheshim gjarpërit. Ai na kafshonte por në dorëzat e leshta i mbeteshin dhëmbët. Pa dhëmbë, gjarpëri nuk është i rrezikshëm sepse, helmin e ka në dhëmb. 

Kur fillova studimet, gruaja e axhës Bali, halla Selvë, ndjesë pastë i thonte vëllait tim, Zeqës: 

-Sinani pa mson për prralla (unë studjoja, letërsinë), e Zeqa, rahmet i past shpirti, më mbronte mua e asaj ia kthente: 

-Jakupi pa mson për gjarni. Jakupi studjonte biologji dhe dilte në bjeshkë e zinte gjarpërinj, breshka e zogh, Gjarpërinjët i fuste nëpër shishe të qelqeta. 

Dhe për çudi, ”gjarërpi” (Hashimi) e hëngri Jakupin më 1988*) 

Në popull ka fjalë e shprehje të ndryshme për gjarpërin: ishte si gjarpni, nuk i shihen kâmt sa gjarpnit, ruju nga gjarpni, mos i beso gjarpërit … ! 

Dhe natyrisht u ndala te ”gjarëpri”, nofka e Hashim Thaçit. 

Kur njeriu rren, nëse e pyet çka ka thënë dje, ai nuk e din sepse vetëm kur rren nuk din çka ka folur dje dhe cila është e vërteta. 

Për Hashimin filluan të thurën mite, të tregohen legjenda e këndohën këngë, si për kreshnikët, 30 agallarët. Çfarë metamorfoze *), tamam si në legjendat kur gjarpëri natën bëhet nuse e ditën gjarpër. 

Se si i mbeti nofka ”gjarpëri”, lexova tre shkrime:  

Ish-shoku i presidentit Hashim Thaçi, Nuri Bexheti në një intervistë për lajmi.net ka folur për njohjen me ish-presidnetin“. 

“…Ne vijmë nga fusha e historisë, në mitologjinë antike ilire, gjarpri, bolla e shtëpisë është ogur i mirë, kujdeset për shtëpinë, është simbol i mirësisë, jo në kuptimin negative të fjalës”,  

Si i mbeti nofka “Gjarpër”, ish-presidentit Thaçi, tregon mësuesi i tij. 

Arsimtari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Zymber Hasani ka treguar se si e ka marrë nofkën “Gjarpri”, Thaçi. 

Ai ka thënë se kjo nofkë iu vendos pas një veprimi të tij në shkollë. 

Sipas tij, ai në orën e biologjisë, për dallim nga të gjithë nxënësit e tjerë, kishte pasur guxim ta kapte gjarprin me dorë. 

“Ne e kemi pasur profesorin e biologjisë, ai e mbante gjarprin në kabinet. Dhe, atë ditë që kishte të shpjegonte për gjarprin, e kishte nxjerrë atë dhe e ka vendosur mbi tavolinë e u thotë nxënësve “A guxon kush me e kap gjarprin me dorë?”. Askush nuk ka guxu, ai ia ka ngjitë gjarprit e ka kap me dorë”, tha Zymber Hasani në Kojshia Show. /Telegrafi/ dhe të tretin, “të vërtetin“.  

“Unë kam kaluar kufirin shpesh Shqipëri – Kosovë, Kosovë – Maqedoni, përmes Presheve, përmes trekëndëshit Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri, dhe bashkëluftëtarët duke parë gjithë këto lëvizje të shpeshta, duke më parë se Serbia nuk mund të na kapte, sepse unë isha i dënuar edhe më herët nga Serbia qysh në vitin 1993 dhe me shumë aktakuza pastaj një pas një, atëherë shokët filluan të më thërrisnin “Komandant gjarpri””, kishte treguar ish-kryeministri i Kosovës, tani presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi. (”A e dini se si i ka mbetur nofka “Komandant gjarpri” presidentit Thaçi në luftë“, Kosova ime, September 30, 2019 – 07:39.  

Gjarpërin nuk duhët ndarë nga Hashimin paska qenka ilaç“*)  por duhët vendosur nëpër edhe banderolat*) e barërave, sikur nëpër ballinat e pallateve e kulmin a tavanin e RTK-së ”Liria ka emër”  

*) “Hashim Thaqi e paska burgos Cen Deskun e Jakup Kastratin Empty Hashim Thaqi e paska burgos Cen Deskun e Jakup Kastratin”  

“Prokuror Millaku, Urdhëro Faktet, Burgose Hashimin! “ 

POLITIKA KOMBËTARE  

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t6431-hashim-thaqi-e-paska-burgos-cen-deskun-e-jakup-kastratin  

Fjalët  ”bollë”, ”div”, ”dragua” e kulshedër. (Kuçedra ose kulçedra (nganjëherë dhe kulshedra) është një figurë mitologjike e përrallave e miteve popullore që përfytyrohej herë si një gjarpër i madh me 7-8 e dymbëdhjetë koka ose një dragua me shumë koka e me këmbë që zakonisht zinte burimet e ujit dhe hante njerëzit që i afroheshin burimeve. Njihet edhe me emrin Bolla), janë personazhe mitologiike. “GJARPËR“, “METAMORFOZË“, “ILAÇ“ mund ti gjeni në “FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE“ (me rreth 40.000 fjalë).  

Çfarë simbolike ka gjarpri në kryqin e farmacisë? (classlifestyle.com)

Malmö, 26 dhjetor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu