ARKIVI:
4 Maj 2025

    Sinan Kastrati: Mësues/e, urime festa!

    Shkrime relevante

    Deklaratë publike e Lirim Gashit mbi uzurpimin e përmendores së Gjergj Kastriotit nga Bashkësia Islame e Kosovës

    Lirim Gashi, redaktor i Drinit, Prizren __ Shkruar në shqip, gjermanisht dhe anglisht...

    E vërteta pas ikjes së Vuçiqit nga SHBA, jo vizita në Moskë, por frika nga FBI

    Shkruan : Nikola Sandulovic, Beograd Shoh që ka shumë "të mençur" që...

    Shpërndaj

    Në foto: Mësimdhënësi i njohur i fëmijëve shqiptarë në Suedi, tashmë në pension, Sinan Kastrati, me Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavcin.
    ___
    Askush nuk më shkruajti e as nuk më thirri.
    Nuk mora asnjë letër e as kartolinë.
    Është 7 marsi i parë që as ish kolegët e ish nxënësit nuk më shkruajtën për ditën e mësuesit.
    Nuk më shkruajtën as nxënëset/sit që aq shumë i desha e aq shumë punova me ata. Për disa nga ata/ato, isha edhe prindi i dytë.
    Nuk më shkruaji as Luela, nxënësja ime e dashur që sapo kishte ardhur nga Kosova.
    Eh, iku edhe koha jonë, iku rinia jonë.
    Iku koha e letrave dhe kartolinave që për festa kombëtare iu dërgonim më të dashurve.
    Është viti i dytë shkollor që e lash ditarin e punës por nuk mund dhe dhe nuk dua ti harroj ato ditë, ata mësues e ata nxënës.
    Unë dua ti kujtoj me mallë disa nga ish shokët e mi, kolegët që punuam si mësues:
    Ismet Ali Byqtyqin,
    Kamber Asllan Krasniqin,
    Behram Sylën që udhëtonim udhës ma baltë për Panorc e Lubizhdë. Ata tash nuk janë në mesin tonë por unë në pamundësi që ti vizitoj varret e tyre, po i kujtoj me këta rreshta.
    Përshëndes dhe iu uroj 7 marsin, Murat Kocit, Medi Behramit, Mitatit, Zelihasë në Malmöish,  mësuesve shqiptarë që nga Valdemarsviku, Oskarhamni, Blomstermåla, Falkenbergu, Boråsi e Malmö:
    Urime, urime!
    Urime ju që punoni si mësues në Suedi e ju të tjetër që punuat si mësues në Suedi e tash jeni plakur.
    Sinan Kastrati, Suedi
    E premte, 7 mars 2025, Malmö
    Sinankastratu09@hotmail.com
    Sinan Kastrati me nxënës të ikur nga dhuna serbe, në vitin shkoll.1999/2000 në Blostermåla, Kalmar Län

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    1. Urime Sinan!
      Kohët kanë ndryshuar, e bashkë me këto ndryshime edhe respekti ndaj mësuesit, përkundër rëndësisë së këtij profesioni fisnik.

    2. Ky shkrim më zgjojë kërsherinë, më rrikthej në vitët e mëhershme: në vitin shkollor 1964/1965 isha mësues në Shkollën fillore “Zef Lush Marku” në fshatin Sheremet (Gjakovë), isha vetëm 19 (nëntëmbjetë) vjeçar.

      Prej atëherë kanë kaluar plotë 60 vite dhe ende më kujtohen: nxënësit: Ismaili, Hajria, Rama etj. dhe kolegët (mësuesit): Hatip Lluhani mësues i klasës se parë (njëherit Drejtor i Shkollës), unë (Ismet Hasani) isha mësues i klasës së dytë, Muhamet Syla, mësues i klasë së tretë, Hajdin Zenuni, mësues i klasës së katërt, dhe Tahir Zenuni, mësues i klasës së pestë. Më kujtohën edhe shumë të tjera…
      E vakt o vakt!

      respekt,
      Ismet M. Hasani, Suedi (Hässleholm/

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu