ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Sindikatat dje, sot, nesër, çka të bëhet …?

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Sindikatat
Kur u themelua BSPK, me 01.07.1990, makineria serbe kundërshtoj me të gjitha mjetet, qe kishte në dispozicion, duke përndjekur, dëbuar e burgosur anëtarët e saj.
Kongresi i mbajtur në Gjakovë i dha goditje të fortë regjimit të Millosheviqit.
Sindikatat, e formuara, me radhë, përfshinin, përfaqësim, të të gjitha veprimtarive, si, të mjekësisë, arsimit, prodhimit dhe kishin shtrirje në tërë teritorin e Kosovës. Sot, pas 31 vitesh, e kemi një organizim sindikal, të shtypur, të manipuluar, partiak, të korruptuar e të kriminalizuar. E dij, qe në zingjirin e anëtarëve të thjeshtë e në hierarhi ka shumë njerëz të mirë, veprimtar e intelektual.
Sidomos, pas lufte, në slloganin,”tan po vjedhin, edhe ti vidh”, u krijue një mentalitet, i ndikuar politikisht, se çka vjedh, është e kërkujt, prandaj vidh sa të mundësh se shteti ka boll. Po e keqja ndodhi, u vodh shumë e shteti pësoi shumë. Tani kemi dy grupime sindikatash kryesore: e para, sindikatat e shtetit, apo të sektorit shoqëror, apo civil dhe e dyta, sindikatat e sektorit privat.
Këto dy grupime janë si nata me ditë. Dallimi aq i madh mes të drejtave të tyre, është se tek organizatat e shtetit funksionon ligji, ndërsa tek sindikatat e sektorit privat, nuk funksionon. Unë pata një takim para disa vitësh me përfaqësuesin e insektoratit të punës në Pejë, për ti treguar se punëtorët, ku isha menaxher, nuk kishin kontratë pune. Poashtu, kë IIrkova të na vizitonte në fabriken ku punoja dhe të procedojë metutje problemin. Ky me “këshilloj”: “punëtoret le të shkojnë me e kerkue kontratën dhe nese nuk ju leshon, të kërkojnë me shkrim përgjegjën”! E pashë, qe inspektorati, ose nuk ka kompetencë, ose nuk do ta inspektojë sektorin privat.
Në sektorin privat nuk zbatohet ligji i punës. Nuk kanë të drejtë: në pushimin vjetor, sipas ligjit, në pushimin e lehonisë, në pushimin mjeksor . Nuk gëzojnë të drejtën në kontratën e përhershme, nuk paguhen pas orarit e as gjatë vikendit e festave. Madje në sektorin privat, shumë punëtor kanë kontratë minimale, në mënyrë, qe me orët e tepërta tu plotësohet rroga sipas marrëveshtjes gojore me punëdhënësin.
E teproj çka të flas për këtë sektor, sepse Çobani i deleve e di këtë.
Sektori shoqëror, në udhëheqje, jo vetem, qe ka pasur, po edhe ka njerëzit më të korruptuar, të pa ndërgjegje e servilë të partive, apo, grupeve kriminale të interesit.
Se paku prej, qe ka filluar privatizimi u pa kokërr për kokërr puna e tyre. Nuk ka zarfë, qe ishte hapur e mos të ishte i pranishëm përfaqësuesi i autorizuar, sindikal.
Poashtu duhet të shkruhen libra të terë, për të bërat e përfaqësuesve sindikalë në të kaluaren. Veprimet e tyre, të pa përgjegjëshme, shkaktoj humbjen e mijëra miliarda eurove, shtetit të Kosovës. Ndërsa, në veriun e Kosovës, nuk kishin çasje, politikanët tonë, prandaj, atje nuk vodhën. Pasuritë atje u ndanë me një kut tjetër, sipas sugjerimeve serbe.
Tani ku jemi, do të mund të ishte pyetja?
Pas pandemisë, qe ka pllakosur, jo veç ekonomitë e vendeve me të fuqishme të globit, po edhe vendin tonë; disa organizata sindikale, kërkojnë aprovimin e ligjit mbi pagat, rritje pagash, rrogën e trembdhjetë e shumë kerkesa tjera.
Pra edhe Kosova ka pësuar,nga pandemia, si në ekonomi, po ashtu dhe në shëndetin fizik e mental.
Në anën tjetër, ulja e prodhimit, në nivel botëror, ka shkaktuar ngritjen e çmimeve në vend. Tani, me 2.5 miliard euro buxhet, me një prodhimtari të dobët, me numër të madh veteranësh, penzionistësh, familjeve me asistencë sociale; qeveria i ka punët keq. Ketë situatë, po e keq përdorë, kryetari i sindikatës se arsimit, kryetari i sindikatave të shëndetësisë e me pak përfaqësues të sindikatave tjera. Të kërcënosh qeverinë me protesta, nese nuk plotësohen kushtet, është njësoj, sikur ta shantazhosh shtetin. Qartas, po shifet, se pas Rrahman Jasharit, qendrojnë politikanët, qe kanë vjedhur, zhvarur, shkrryer e përlyer Kosovën, qe nga çlirimi e këndej.
Të manipulosh, punëtorë arsimi e shendetësie, qe kanë dhënë çdo gjë për arsimimin e shëndetësinë, nuk është veç e turpshme, e papranueshme, po dhe e ndëshkueshme. Nëse, përfaqësuesit sindikalë vazhdojnë kështu, punëtorët, nuk duhet tu shkojnë pas. Qeveria e Kosovës, për tu plotësuar kërkesat e tyre, duhet të futet në borq dhe prap, i duhet popullit ti paguajë këto.
Nese nuk jeni të shtytur apo, të pa manipuluar nga ish pushtetarët, mos bojkotoni punët tuaja. Punoni e njëkohësisht kërkoni kushte, paga e jetesë të dinjitetshme. Sot, jemi në një situatë, ku veç me një nikoqirllëk të skajshëm mund t’ia dalim. Ta ndihmojmë qeverinë. E keqja dhe e mira dallojnë.
Keq mund ta bëjmë për një ditë e mirë as për një vit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu