ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Sindromi i Stokholmit, pasojë e keqinformimit të mediave të shitura!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Ne si individë, popull dhe shtet shumë më tepër do ta përmirësonin pozitën e fëmijëve palestinezë në rripin e Gazes, duke i ngritur mardhëniet e Kosovës me Izraelin në nivelin më të lartë të mundur diplomatik dhe ndërshtetëror, sesa duke e kritikuar qysh në start politikën e brendshme dhe të jashtme shtetërore të këtij populli dhe shteti mik.
Sepse duke e kritikuar qysh në start te ndërtimit te mardhënieve ndërshtetërore politikën shtetërore të këtij populli dhe shteti mik, që na është gjetur pranë, në momentet më të vështira të historisë sonë të dhimbshme kombëtare, kur po përballeshim me atë thënien shekspiriane “të jesh, apo të mos jesh”, ne do ta kemi të pamundur ndërtimin e besimit të ndërsjellë, që është parakushti kyç për ngritjen e mardhënieve ndërmjet dy popujve tanë dhe dy shteteve tona në nivelin më të lartë të mundur diplomatik dhe ndërshtetëror. Pse po e them këtë?
Sepse ndikimi ynë pozitiv mund të jetë shumë më i madh tek një mik besueshëm, sesa tek një mik që ka razerva dhe dyshime ndaj nesh. Sepse fitimi i besimit reciprok është parakushti më i mirë për të shkëmbyer mendime, pikëpamje dhe këshilla produktive e mirëdashëse. Përndryshe cila është esenca e bisedës ndërmjet përfaqësuesve legal dhe legjitim të dy shteteve mike, nëse nuk përfundon me shumëzim pikëpamjesh reciprokisht të dobishme dhe mirëdashëse?
Është tragjedi e pafalshme se sa pak janë të informuar shqiptarët e Kosovës për ndihmën enorme të hebrejve për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë që e gëzojnë sot, pavarësisht faktit që Izraeli vonë na ka pranuar si shtet. E edhe më i pafalshëm është fakti se sa pak e kanë informuar dhe sqaruar mediat kosovare publikun e tyre, jo vetëm për rolin pozitiv kyç të politikës izraelite për çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e popullit shqiptar të Kosoves, por edhe për historinë e vërtetë të mardhënieve izraelito-arabe. Ky apsurd kundërproduktiv ka ndodhur, sepse mediat tona ia kanë shitur për një grusht lekë shpirtin, etikën, moralin, profesionalizmin dhe kodeksin gazetaresk grupeve të interesit, të cilat kanë bërë allash veresh me qarqet ekstremiste islamike neo-otomane dhe arabe.
E edhe më të turpshme këtë të vërtetë e bën fakti se pjesë të pushteteve tona të pasluftës kanë qenë shumë shqipfolës të shantazhuar nga shërbimet sekrete serbe për shkak të biografisë se tyre udbashe. Sepse pushtetet serbe prej vitit 1999 e deri në ditët e sotme mosprezencën e tyre direkte fizike, politike, ushtarake dhe policore në Kosovë e kanë kompensuar përmes mobilizimit dhe riaktivizimit të klyshve të tyre të fjetur udbash dhe shqipfolës, të cilëve u kanë dhënë urdhëra për ta dëmtuar shtetin e dytë shqiptar në Ballkan respektivisht Kosovën, në çdo fushë lëmi dhe sferë të jetës politike, ekonomike, financiare, fiskale, diplomatike, publike, arsimore, kulturore, shkencore, edukative, fetare, shëndetësore dhe ambientale, e sidomos në fushën e sigurisë së përgjithshme.
Pra bëhet fjalë për një luftë speciale, të cilën Serbia e ka zhvilluar kundër Kosovës paralelisht në shumë fronte. Fatkeqësisht pikërisht pse kjo luftë ka ndodhur paralelisht në shumë fronte, ne si popull pa vetëdijesim të mirëfilltë individual, kolektiv e atdhetar, pa traditë shtetformuese dhe me një shtetësi të brishtë, s’kemi pasur as gjasa teorike për t’u mbrojtur nga goditjet e njëpasnjëshme, pavarësisht numrit të madh të institucioneve mbikëqyrëse ndërkombëtare. Sikur shqiptarët e Kosovës ta dinin se sa janë bukpërmyst për shkak të naivitetit, mungesës së diturisë, mungesës së traditës shtetformuese, mungesës së sqarimit dhe mungesës së përvojës, do të turpëroheshin nga vetvetja. Sepse do ta kuptonin që injoranca së pari i ka shndërruar jo vetëm në viktima të lehta të pushteteve kleptokrate, anti kombëtare dhe anti shtetërore të pasluftës, por edhe në pacientë të kapluar nga Sindromi i Stokholmit, respektivisht në pacientë të cilët janë shndërruar në armiq të vetvetes.
Dhe kur je armiku më i madh i vetvetes s’ke nevojë për armiq të jashtëm, sepse e kryen pa të keqën e askujt punën e tyre.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pershendetje zotni Gashi,

    Jeni njeri prej gazetareve ose publicisteve me te kompletuar ne domenin (kontekstin) e njohur observativ, studimor dhe investigativ. Keni nje narracion, intuite, vokacion,luciditet dhe potence te theksuar per t´i kapur, njohur dhe kuptuar fenomenet e ndryshme ne menyre empirike dhe metodike.

    Ndoshta e dini se ne Rusi dhe ne disa shtete tjera te forta, sperma (derrca) e kalit, magarit (gomarit) dhe disa bishave te tjera, blehen dhe paguhen me mijera dollar, per te lindur ose krijuar “meshkuj ose burra te forte”….

    Ne Kosove dhe shqiperi nderkaq, perdite shesin mend pa pare ose gratis.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu