ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Sistemi paralel edukativo-arsimor i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Në këtë foto nga Prizreni janë 900 fëmijë që Bashkësia Islame, dega e Prizrenit, nuk i lë ta përjetojnë fëmijërinë e që i keqorientojnë në jetë, duke i indoktrinuar me Islam që nënkupton automatikisht se ashtu i largojnë nga përkatësia nacionale shqiptare.
Nga: Hamdi Reqica, Akademia Diplomatike në MPJ të Republikës së Kosovës
___
Dija, është diçka e mrekullueshme, është simetri hyjnore!
Religjioni është dije.
Kur Zoti krijoi njeriun, tha: E krijova njeriun që të më adhuroj.
Të gjitha interpretimet e gjertanishme të këtij mesazhi, fatkeqësisht janë aq të varfëra, injorante dhe keqbërëse, sa që ia kanë humbur kuptimin.
Zoti, i dha mesazh njeriut që të ndjek Atë duke hulumtuar të gjithë krijimtarinë e Tij, duke filluar nga jeta reale e gjer tek dimensionet e atomit dhe atyre nënatomare, për të gjetur çelësin shkencor për të kuptuar se si është krijuar kjo botë, si është krijuar universi, si funksionon dhe rruga kah duhet të shkojmë.
Fatkeqësisht, të tri religjionet gjigande (judaizmi, krishtërizmi dhe islami), e kanë reduktuar arsimimin e gjeneratave vetëm në kod të rregullave të caktuara të riteve fetare, sjelljes, moralit e etikës e që prapë se prapë prodhojnë gjenerata që i thejnë këto kode.
Andaj, ka kaq shumë krim nga vet ndjekêsit e të tre religjioneve, sepse diçka në thelb nuk është në rregull!
Diçka në thelb interpretohet gabimisht!
Megjithatë, të tre religjionet nuk pushojnë së kërkuari dhe shumë edhe ia kanë arritur qëllimit që në një formë apo tjetër, të imponohen në sistemet arsimore të shteteve të ndryshme, po me atë mendësi të lartëcekur.
Kur jemi në Kosovë, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës (BIRK) ka qenë shumë e zëshme në drejtim të futjes se mësim-besimit si lëndë mësimore në sistemin e arsimor të Kosovës.
Zërat kanë qenë shpeshherë të fuqishëm e shpeshherë edhe mirë të argumentuar.
Meqenëse Republika e Kosovës si shtet laik ka qëndruar e palëkundër nê këtë pikë dhe këtij debati bile as që i ka dhënë rëndësinë e duhur dhe duke e injoruar këtë çështje nuk ka zhvilluar as edhe një strategji se si të gjendet një zgjidhje, që shumë vende perëndimore e kanë bërë.
Kjo ka bërë që Bashkësia Islame e Kosovës në mënyrë autonome, në qetësi dhe me shumë efikasitet të gjejë një rrugë alternative e cila është shumë më e suksesshme shikuar nga prizmi i saj, se sa vet futja e mësim-besimit në sistemin arsimor.
Duke parë njoftimet e bëra nga xhamitë e shumta, nga këshillat e bashkësive islame nëpër komuna apo edhe nga vet BIRK-u, del se vetëm gjatë muajve të fundit (janar-maj), kanë arritur që të mësojnë në objeket fetare islame me mijëra fëmijë.
Numri llogaritet të arrijë në 20.000 deri në fund tė vitit.
Vetëm në Prizren në mars të këtij viti, në sallên sportive të qytetit me një ceremoni madhështore u shënua solemnisht përfundimi i Mektebit për 900 fëmijë.
Nuk është aspak shqetësuese që fëmijët tanë (7-15 vjeç) mësojnë rreth religjionit sepse ata duhet të jenë të informuar rreth aspektit religjioz, mirëpo, shumë shqetësues është fakti se ata mësohen sipas një planprogrami të BIRK-të që është i pakontrolluar, pa standarde pedagogjike, shpesh të ndarë sipas gjinive dhe më e keqja pa përfillur kornizat e interesit shtetëror e kombëtar.
Gjersa një fëmijë 12-15 vjeçar, mëson në shkollë se Skenderbeu është hero i kombit shqiptar, në xhami (me përjashtime) ai mëson se Skenderbeu është një armik i islamit e me këtë edhe i shqiptarëve të përkatësisë muslimane.
Kjo shkakton një konfuzitet të jashtëzakonshëm tek kjo moshë e brisht në drejtim të ndërtimit të një identiteti kombëtar por edhe të identitetit të vet personal.
Indoktrinim i ngulmët islamik edhe në pjesën jugore të Mitrovicës …, ndaj të cilit shteti i Kosovës nuk ka reaguar asnjë herë deri tash.
Duke e anashkaluar Medresenë „Alaud-din“ në Prishtinë dhe paralelet e saja në Prizren e Gjilan dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë të cilat pak a shumë janë të institucionalizuara, BIRK në këtë drejtim ka bërë që të instaloj në kuadër të strukturave të saja një sistem paralel të arsimit përmes mekanizmit të quajtur „Mekteb“, duke hapur qendra të mësimit të Kur‘anit, institute për Hifdh Kids dhe hapjen e dyerve të xhamive për fëmijët në të cilat mësohet religjioni islam i pakontrolluar nga shteti, pa një planprogram të mirëfilltë mësimor dhe duke ia dhënë mundësinë çdo imami ti mësoj fëmijët qoftë edhe ata të drejtimit apo shkollës wahabbiste, salafiste apo të vëllezërive muslimane (turke, arabe apo egjiptiane).
Në televizionin ATV ky hoxhë bënë thirrje të hapur për “mësimet Islame” në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, duke filluar nga mosha shatë vjeçare dhe shteti nuk ndihet i gjallë as ndaj veprimit joprofesional të atij televizioni, që e cënon laicitetin e shtetit e as ndaj hoxhës vehabist.
Edhe më keq, ekzistojnë qerdhe islame për fëmijë që funksionojnë si të tilla dhe të palicencuara!
Natyrisht se në këto „Mektebe“ nuk mësohen ligjet e Zotit në Tokë dhe univers. D.m.th. nuk mësohet për ligjin e gravitetit të Newtonit, as për dy teoritë e relativitetit të Ajnshtajnit, as për valët e Maxwellit, as për 10 dimensionet e universit të paraqitura në teorinë e Strigëve dhe as 11 dimensionet e teorisë së membranës, edhe pse njeriu është i krijuar pikërisht ti mësoj ato për të arritur të përmbushë mesazhin e Zotit: Ju krijova që të më adhuroni, gjegjësisht të ndjekim rrugën e krijimit të Tij për të kuptuar të gjitha dimensionet e të gjitha botëve.
Mungesa e projekteve për fëmijë dhe rini, mos stimulimi shtetëror i kurseve të të gjitha aspekteve, qoftë në sport, kulturë, art, rekreacion etj. ku këta fëmijë kohën e lirë të tyre do ta investonin aty, ata gjejnë ngushëllim tek imamët e lagjës apo fshatit të tyre për indoktrinim fetar.
Imami i dëbuar nga BIK-u, Drilon Gashi …
Në këtë kontekst, BIRK po rekruton qysh në fëmijëri gjenerata të tëra të cilët do të jenë të cunguar në krijimin e shumëmendësisë (shiko rastin e Drilon Gashit se si është ekskomunikuar sepse kishte mendim alternativ në interpretim), do ju mungoj kreativiteti në muzikë dhe përdorimin e instrumenteve muzikore, pikturë e art në përgjithësi, sepse shumica dërmuese e imamëve i konsiderojnë ato të ndaluara.
Gjenerata të tëra do urrejnë Skenderbeun, Nënën Terezë, Rita Orën e Dua Lipën.
Janë gjenerata të manipuluara dhe një numër nga ta domosdoshmërisht do radikalizohen.
Prandaj, BIRK nuk po këmbëngulë në kërkesën për futjen e mësim-besimit në shkolla.
Ështê koha e fundit kur shteti duhet të intervenoj.
Por shteti në intervenimin e tij ka një obligim, obligimin e futjes së mësimit rreth religjioneve te të gjitha natyrave në sistemin arsimor dhe të ligjeruara jo nga imamët apo priftërinjët, por nga mësues të përgatitur për këtë lëmi!
P.S. Foto e huazuar nga profili i KBI-Prizren dhe Mitrovicë.
* Vërjtje: Analiza i paraqet pikëpamjet e autorit, e nuk ndërlidhet me qëndrimin e MPJ të Republikës së Kosovës.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu