ARKIVI:
10 Mars 2025

Sivjet në Ipeshkvinë Prizren – Prishtinë, në shenjtëroren dioqezane të Zojës në Letnicë, është  kremtimi i Jetës së Kushtuar

Shkrime relevante

Njoftim për vizitën e Sekretarit Gjeneral të NATO-s në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 10 mars 2025 Me datën 10 dhe 11 mars 2025,...

A do t’i bindet “hajvanati” Albin Kurtit?!

Florim Zeqa Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë...

Shoqëria suedeze la të vdiste Salwan Momika, djegësin e Kuranit

Arnt Jensvoll , Document.no Suedia e nxori në gjyq Salwan Momikën për...

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë
___
Jeta e kushtuar: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta” (Gjn 14, 6) (2)
Sivjet në Ipeshkvinë tonë Prizren – Prishtinë në shenjtëroren dioqezane të Zojës në Letnicë, është  kremtimi i Jetës së Kushtuar, në veçanti për rregulltarë dhe rregulltarë në Kishën Katolike  ndër ne..
Synimi dhe qëllimi kryesor është ecja e përbashkët dhe si bashkësi kah shëlbimi, shpërblimi dhe shenjtërimi i jetës. Kjo ngjan duke i kthye Ungjillit, misionit apo dërgimit tonë profetik në Kishë dhe në botë, dëshmisë së krishterë.
Këtë mund ta shprehim edhe kështu: nëpërmjet Ungjillit, Fjalës së Zotit, të vijmë deri te Porosia, dhe me anë të Fjalës dhe Porosisë, deri te Personi – Zoti, i cili na flet dhe na thërret në këto tre momente apo shkallë të jetës dhe dëshmisë së krishterë. Këto tri shkallë dhe mundësi i paraqet shumë bukur Shën Jeronimi ilir, dijetar i Kishës dhe përkthyesi i Biblës.
Prandaj çdo i krishterë, sidomos çdo i kushtuar apo e kushtuar Zotit, Kishës, njeriut, duhet gjithnjë ta ketë në mend dhe në zemër këtë trinom:
–         shëlbimin, që është qëllimi pse na ka krijuar Zoti dhe përse ne jetojmë në këtë botë;-
–         shpërblimin, për t’i përmirësuar lëshimet, gabimet, mëkatet nga jeta e kaluar, që mund të bëhet vetëm me ndihmën dhe faljen e Zotit, me pendimin tonë të thellë dhe jetësor dhe me angazhimin për një jetë ndryshe, të frymëzuar dhe të motivuar; shëlbimi dhe shpërblimi synojnë kah
–         shenjtërimi, që nuk është “luks” vetëm për disa, për një pakicë, por detyrë, mision dhe mundësi për të gjithë: “Jeni të shenjtë siç është i shenjtë Ati i juaj qiellor!”(khs Lev19, 2).
Ecja e përbashkët me Fjalën, porosinë dhe Personin – Zotin Dashuri, me vëllain apo motrën Njeri. Kuptohet,  dhurata dhe karizma të ndryshme, që i jepen personit apo personave, por jo vetëm në mënyrë personale, por për të mirën e përbashkët të bashkësisë, Kishës, të mbarë njerëzimit.
Ja përshkrimi ungjillor i ardhjes së Jezu Krishtit në mesin e bashkëkombësve:
 “Atëherë Jezusi me fuqinë e Shpirtit Shenjt u kthye në Galile dhe u hap zëri për të në mbar krahinën. Mësonte nëpër sinagogat e tyre i nderuar prej të gjithëve.
Jezusi erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur dhe sipas dokës së vet, të shtunën hyri në sinagoge dhe u ngrit për të lexuar. I dhanë librin e Isaisë profet. Kur e hapi librin gjeti vendin ku shkruan:
“Shpirti i Zotit është mbi mua
Sepse Ai me shuguroi!
 Ai më dërgoi t’u kumtoj të verbërve
Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin
Të verbërve dritën e syrit;
T’i lëshoj në liri të ndrydhurit,
Ta shpall vitin e hirit të Zotit.” (Lk 4, 14 – 19)
Sot domethënë tash dhe gjithnjë e gjithkund për takim, afrim dhe bashkim me Zotin Dashuri dhe me vëllain apo motrën njeri.
–         Takimi është hapi i parë, parakusht dhe mundësi për afrim, por takimi dhe afrimi duhet të arrijnë deri te bashkimi i plotë, si me Zotin, po ashtu edhe me njërin, njëri-tjetrin, me Kishën, bashkësinë e krishterë. Ne shpesh ndalemi në hapin e parë, takohemi, por fill lindin paragjykimet, manipulimet, anësimet, vlerësimet intuitave, ku tjetri – a, ndryshe prej nesh na duket si kërcënim dhe rrezikim, prandaj, mbyllemi, mbrohet, ose sulmojmë, dëbojmë, jemi agresiv dhe nuk shkojmë në fazën e dytë, –
–         te afrimi, ndërsa faza e tretë,
–         bashkimi në dallime është shpesh i rrallë edhe ndër ne, aq më tepër në mesin e të krishterëve dhe njerëzve në botë.
Çdo takim që nuk na aftëson dhe frymëzon për afrim, e sidomos nuk na mundëson bashkimin, që me fjalë tjera domethënë përplotësimin me Zotin, Kishën, bashkësinë e krishterë, pastaj doemos edhe me të afërmin, për rregulltarë apo rregulltarë me bashkëvëllezër dhe bashkëmotra, është një lloj frustrimi apo hurxhi në aspektin psikologjik, kurse në anën shpirtërore dhe morale, është një mëkat tejet i madh dhe i rëndë, që na robëron, kufizon dhe nuk na jep mundësinë e përplotësimit dhe krijimit të mirëfilltë të bashkësisë së krishterë nëpërmjet bashkimit në dallime.
Shën Nëna jonë Tereze thotë kështu: “Puna apo jeta pa uratë është robëri .Kisha dëshiron përtëritjen e saj dhe të botës së sotme. Mirëpo përtërija nuk është ndërrim i traditave,  i jashtëm, por mbi të gjitha i brendshëm, rrënjësore, i zemrës së njeriut me hirin e Zotit.”
Papa Françesku thotë kështu: “Zotëria nuk na ka krijuar që të jemi solistë, jo, nuk na thërret që të jemi solistë, por që të jemi pjesë e një kori, që ndonjë herë nuk është në harmoni, në “dyzen”, prandaj na nevojitet duresa dhe guximi për të ecur së bashku, për të gjetur rrugë të reja, për ta kërkuar atë që Shpirti Shenjt na propozon. . Kjo gjë bëhet me përvujtëri, thjeshtësi, pa propagandë të madhe, pa reklamë të madhe.” (2. 02. 2021).
Pika fillestare dhe kryesore është kjo: vetëdija që ne nuk jemi vetëm punëtorë apo veprimtarë, por mbi të gjitha njerëz të kushtuar së pari Zotit dhe Kishës, e pastaj bashkësisë së krishterë, dhe së fundi edhe mbarë njerëzimit. Mu për këtë rëndësi primare ka jeta e pastaj veprimi, që domethënë nuk mund të jetojmë pa Zotin, Kishën, kinse po bëjmë diçka për njeriun dhe njerëzimin, sepse parimi fillestar është ky. PRIMUM VIVERE DEINDE FILOSOPTHARE – së pari të jetojmë pastaj të filozofojmë, që ne mund ta themi edhe kështu: se pari të jetojmë si të krishterë, si të kushtuar, pastaj atë ta dëshmojmë nëpërmjet jetës dhe veprimit.
Jezusi ecte, lëvizej, takonte shumë njerëz, ngjarje, rrethana jete, sidomos të vegjëlit, të sëmurët, të varfëritë, ata që nuk kishin liri dhe dinjitet, por ishin të shtypur dhe të anësuar, që në terminologjinë e Papës Françskut, është “Kisha periferike”, në stilin e dy nxënësve për Emaus, që tashmë ishin të lodhur, të ngarkuar, të dëshpëruar, dhe si të tillë kishin vendosur t’i ktheheshin jetës së mëparshme, vendlindjes, sepse kishte ndodhur diçka tejet e rëndë dhe për ata e papranueshme: mundimi dhe vdekja e Jezusit në kryq. 
Bashkudhëtari dhe bashkëbiseduesi i tyre, Jezusi i ngjallur, që ata nuk e kishin njohur dhe pranuar, i thirri ata që t’i shqyrtojnë Shkrimet e Shenjta – biblike, dhe pastaj ta shqyrtojnë  jetën dhe ngjarjet e Jezusit dhe të tyre, kthimin ne Emaus.
Ja, pra, dy elemente edhe për ne : shqyrto në dritën e fesë dhe të dashurisë çka ka përjetuar Jezusi, sidomos mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e tij, e si pasojë e kësaj, atëherë analizo dhe shqyrto jetën tënde: a ke vdekur ti për Djallin, mëkatin dhe vdekjen, botën, për t’u ngjallur me Krishtin  për një jetë të re dhe ndryshe?
Jezusi u tha dy nxënësve në bashe udhëtim  për Emaus kështu“O të pamende e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët! Po a nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet!”.
Ky qortim dhe sqarim vlen edhe për ne dhe për jetën dhe veprimtarinë tonë sot dhe këtu!
Pastaj vazhdoi kështu: “E që nga Moisiu e të gjithë profetët, të shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin shenjt për të.”
Përfundimi i rrogatjes, dëshprimit, bashkëbisedimit përfundon fatbardhësisht kështu: “ Kur u ul me ta në tryezë, mori bukën, u falënderua , e theu dhe ua dha.  Atyre u hapen sytë dhe e njohën . Por ai u zhduk para syve të tyre. Atëherë i thanë njëri – tjetrit: “Po a nuk na ndizej zemra neve ndërsa , po bisedonte  udhës me  ne dhe na shtjellonte  Shkrimin shenjt?”… 
“Me të vërtetë u ngjall Zotëria dhe iu dëftua Simonit! “
Atëherë edhe këta u treguan  çka u ngjau udhës dhe si e njohën kur e ndau bukën.” (Lk 24, 32 – 35).
Kjo metodologji vlen edhe për ne: Pa Fjalën e Zotit, Biblën, dhe pa Eukaristë, nuk mund t’i besojmë Jezusit, edhe më pak Atë ta jetësojmë dhe dëshmojmë para tjerëve.
Shën Nëna Tereze duke medituar këtë pjesë ungjillore ndër të tjera thotë kështu: ”Nuk mjafton ta nderojmë, ta adhurojmë dhe ta duam Jezusin vetëm ne Eukaristi, por edhe ne në vëllain apo motrën Njeri,”
Sinteza: shëlbimi, shpërblimi, shenjtërimi!
besoj, dashuroj, falënderoj, kërkoj fale!
Takimi, afrimi dhe bashkimi me Zotin Dashuri dhe me vëllain apo motrën Njeri!
Çdo gjë për Zotin dhe me Zotin, për Njeriun dhe me Njeriun!”
Ndërrimi, përmirësimi, shenjtërimi; Fjala, porosia – Personi
Letnicë, 1 shkurt 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu