ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Sjellja fisnike e ministres Arbërie, turpëron lakejtë e PAN-it!

Shkrime relevante

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet Marlene Lundberg Holm Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë...

Shpërndaj

Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani

Drama, me skenar e regji të PAN-it dhe SHIK-ut të tij, ende vazhdon. Bukëshkalë, krerët e manipuluar të SBASHK-ut, me dorën e zgjatur të ministres të Arsimit, Arbërije Nagavci, vazhdojnë destruktivitetin, me ngutinë për të pambushur skenarin e PAN-it. Qëllimi është paralizimi dhe pengimi i Qeverisë Kurti, në perspektivë për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Edhe njëherë po dëshmohet sa helmatisëse janë partitë-banda të PAN-it, me armën-gjarpër të tyre, SHIK-un, si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, e cila ka vazhduar përgjakjen anepërtej vendit, duke i veshur në zi shumë mijëra familje dhe duke ia shtuar jetimët, bonjakët Kosovës.

Ligji i përbotshëm, ashtu edhe ai i Kosovës, përkufizon normën ligjore, se kush nuk punon, nuk paguhet. Dhe, kjo është e mjaftueshme, për të reflektuar dhe kërkuar ndjesë, për dramën artificiale të shkaktuar, në mohimin e një të drejte kushtetuese e hyjnore, për 318 nxënës, të ardhmes të Kosovës tonë.

Synimi ishte kolapsi, paralizimi i Qeverisë

Fjala argumentuese, anatomia që i bëri grevës, kryeministri i vendit, në Parlament, denoncimi pse organizohet greva masive, i bllokoi krerët horrakë të grevës dhe ata që fshihen prapa kësaj maskarade kriminale. PAN-istët, ende pa filluar greva, kishin caktuar dhe shtrirë rrjetin merimangë, në të gjithë gjeografinë e Kosovës. Agjituesit, në stilin komunist stalinian, u jepnin infuzion kuadrove sindikalistë se: “Ju keni të drejtë, jo vetëm mos hiqni dorë nga plotësimi i kërkesave aktuale 100 %, por i shtoni ato, duke llogaritur edhe rritjen e përqindjes ekonomike!”

Që nga filli i grevës, një lider partie, ka munguar në ulësen e tij në Kuvend, duke bredhur në komuna, fshatra e shkolla, për ta mbështetur grevën dhe instruktuar grevistët, për ta vazhduar atë, deri në plotësimin 100 % të kërkesave megallomane, irracionale dhe idioteske, krahasuar me mundësitë reale buxhetore vendore, ngaqë disa kategori, sidomos ata me pagë minimale, paguhen, gati, sa gjysma e pagës në arsim. Ndërkohë, të gjithë kanë një familje, një gojë, një bark, një prapanicë!

Dhe, nga takimi në takim, i shtonin kërkesat! Edhe atëherë kur u plotësuan 90 % të kërkesave të SBASHK-ut, ata ngulmonin në plus 50 euro, që, sipas llogaritjes në beneficione për mësuesit, reduktohej vetëm në 16 euro minus. Dhe, për ato 16 euro grevonin, javë pas jave! Andaj, kishte të drejtë kryeministri, kur thoshte se: “Nuk është halli i parave, por, pengesë është Albin Kurti, se ua ka prerë taxhinë, tenderët, haraçin, ryshfetin, hajninë, të gjitha këto vepra kriminale, të bëra për më shumë se dy dekada radhazi nga PAN-i me SHIK-un e tij”.

Gënjeshtra për refuzim bashkëpunimi të Qeverisë me krerët e Sindikatave, doli blof. Sepse, përveç Arbërije Nagavcit, i priti presidentja, Vjosë Osmani, kryeministri Albin Kurti. Kreu i SBASHK-ut premtonte se “do të konsultohem me Kryesinë, me Këshillin grevist”. Por, në shkallaren e parë zbritëse të katit të Institucionit, kreu i SBASHK-ut jepte intervista përsëritëse, madje, fort shantazhuese, “greva vazhdon deri në plotësimin e plotë të të gjitha kërkesave tona!” Pra, “harronte” fare konsultimin e premtuar!

PAN-i me SHIK-un e tij organizoi grevën masive, me qëllim të destabilizimit të Kosovës!

“Ra ky mort e u pamë”! Në provë u vunë edhe Sindikatat e Kosovës, të cilat koordinuan me SBASHK-un, duke iu bashkangjitur këtij të fundit, pikërisht, në kohë-hapjen e shkollave. Njëjtë vepruan edhe Këshilli i Prindërve, me solidarizim të grevës. Tani bënë regresin e dytë: “Nuk pranojmë plotësimin e orëve të humbura”, ngaqë pengohen në halabakosjen bredharake në fund-jave!!

70 vjet më parë analfabetizmi ishte masiv në Kosovë. Dhe, 70 vjet më vonë, kemi një kthim prapa, krahasuar me vitet`80-a! Sot 76 % e nxënësve të Kosovës janë analfabetë funksionalë! Dhe, këtë konstatim e bëri PISA, në testimet e saj. Andaj, nuk qëndron shpifja se, gjoja, “Albini po i fyen mësimdhënësit, duke i quajtur analfabetë “. Jo, ai veçsa ka cituar një organizëm ndërkombëtar, konkretisht, PISA, si kujtesë, për t`u shqetësuar dhe angazhuar në përmirësimin e cilësisë mësimore.

Dhe, pastaj të jenë ballëhapur, në kërkesa racionale e normale dhe assesi të ngulmojnë në kërkesa irracionale, deri në absurditet.

SHIK-u, si organizatë ilegale dhe, qartësisht, kriminale, vazhdon të këtë ndikim të drejtpërdrejtë, në politikat qorre të partive-banda, të bashkuara në akronimin PAN, i cili i kurdisi për të grevuar, Sindikatat e Kosovës, të prira nga SBASHK-u, pikërisht, në fillim të vitit shkollor! Po rendisim disa nga reagimet e opozitës së hallakatur, por, i bashkon qëllimi, heqja qafe e Qeverisë Kurti, sepse, “e ka lëshuar thellë plugun”, për ta realizuar premtimin elektoral: “Luftë krimit dhe korrupsionit masiv!”

“Nuk ju lëmë vetëm, ju përkrahim në çfarëdo forme. Ndale grevën, ose jep dorëheqje! Sindikatat mund të jenë aty, për t`ia nxirë jetën Kurtit. Kush je ti që ke lënë në rrugë 300 mijë fëmijë? Ke bllokuar shtetin! Shkarkoje ministren e Arsimit! Boll ma”, – çirret Ramushi në takime, në debate televizive, në Parlament! ” Pal Leka: “Të ndalet poshtërimi ndaj mësimdhënësve. Qeveria duhet t`i plotësojë kushtet e grevistëve!” Vërtet, AAK-ja nuk është kursye në përkrahje të grevës, sepse ishte pjesë aktive e organizimit të saj, duke provokuar jo vetëm Qeverinë, por edhe shqiptarët e kudondodhur.

PDK: “Kurti don t`i shuajë pakënaqësitë, duke dhënë lëmoshë!” Vlora Çitaku: “Hapi dyert e shkollave, çelësat i ke në dorë ti”, – i thotë Kurtit! Por, 150 milionë euro, nuk mund të quhen lëmoshë. Ajo është një goxha ndihmë, për skamnorët e Kosovës. Bedri Hamza: “Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva”. Krejt e besueshme, sepse vetëm PAN-i juaj e ka butonin e grevave.

“Ndalja e pagës, politikë sadiste”, – shfrynë Bilal Sherifi.

Eksponentët e SHIK-ut, brenda SBASHK-ut, Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit grevist dhe sekretari, Imer Imeri, janë koordinatorët me PAN-in, për grevime, ndërsa Rrahman Jashari, militant i hershëm i PDK-së, veçsa e rrahë kumonën, të varur në qafën e tij. / Vijon

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ministrja Arberie ka marre mbi supe nje pune shume te veshtire. Ajo nuk ka kualitet dhe dije per te udhehequr me Ministrinë e Arsimit. Ajo do te mund te ishte vetem nje mesuese fshati e kurrsesi ministre.

  2. Albert, pershendetje!
    Arberia eshte me profesion mesuese dhe ka punua si mesuese ne qytetin e Gjakoves. Ajo mund te ishte edhe mesuese fshati, qe ka shume nevoje fshati per arbëriat, pse jo. Une mendoj se Arberia eshte nje grua e zonja dhe ministre e sukseshme.
    Gjate nje takimi qe kishim nje grup mesuesish nga Mergata (Diaspora) ne fund te shkurtit ’22, ne Prishtine, Arberia na priti dhe na premtoj se do te na ndihmoj me tekste mesimore Mërgates dhe e mbajti fjalen. Sot Mergata ka shume nevoje per tekste mesimore, te pershtatshme sepse, femijet tane po e harrojne gjuhen shqipe. Ne beme ftese Arberise te na vizitoj atje ku jetojme ne dhe te njihet per se afermi me gjendjen e arsimit, shkolles shqipe.
    Ajo erdhi dhe mori pjese ne nje konference mesuesish ne (Malmö) Suedi dhe na degjoi me venendje çdo njerin qe folem (afro 70 – 80 mesueve) e nuk vonoi MA (Arberia) na i dergoi afro 2000-3000 kopje me libra, per Nivelin e pare, falas.
    Arberia ishte e thjeshte por e vendosur.
    Faleminderit e diten!
    Sinan Kastrati, Suedi
    Malmö, 17 tetor 2022 (10:10)

    • Z. Kastrati
      Arberia mund te jete e thjeshte, e vendosur dhe mund ta kete qellimin e mire, por, po e perseris, nuk e ka kapacitetin e duhur per te udhehequr me Ministrinë e Arsimit.
      Ju pershendes dhe ju uroj cdo te mire.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu