ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Sjelljet perverse të elitës politike

Shkrime relevante

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

Xun Çetta, Zvicër Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund...

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Shpërndaj

Skënder Mulliqi, Pejë

Edhe ju lexues të nderuar ndani ndoshta mendimin së shumë nga garda e vjetër politike e meritojnë të quhen plaqkitës !Dhe, mua nuk me duket kjo fare problem që po e thëm publikisht.Pse?Sepse për gjithë këto vite nuk punuan mirë për shtet dhe për qytetarë.Më qdo kusht na detyruan tu bësojmë përrallave të tyre?!Vetëm të qmendurit nga rasti në rast edhe mund të besojnë në këta njerëz të cilët e prun gjendjen keqe politike dhe ekonomike në Kosovë.Kjo nuk ka dyshim . Elita politike që është duke perënduar pas 22 vitësh të sundimit ,nuk u intersuan gadi për asgjë veq pasurimit të tyre !Dhe, neve në menyrën më idioteske i besuam këta politikan, të cilët na grabitën të ardhmën tonë.Shkelën mbi popullin sikur të ishin bubrreca!Kjo është e pafalshme .Këtë mekatë do ta mbartin deri në vdekje mbi supe.Historia më e re do të jep vlerësimin jo pozitiv për ta.Jemi dëshmitarë të gjendjës së vazhdueshme të krizave .

Hajnitë dhe keqpërdorimet e tyre po shihen edhe nga aeroplani.I shkaktuan fatkeqësi shtetit më të ri në Evropë , të cilin e fituam më shumë gjakë pas shumë dekadash të okupimit.Unë më këtë shkrim nuk dua më bind askënd në këtë që po e them , por sigurisht së flasin faktet e gjendjës së krijuar, jo të mirë.Nuk ka fjalë që e përshkruan karakterin e njerëzve të tillë.U bënë shumë punë të ndyta .U instalua krimi dhe korrupcioni i niveleve të larta , që Kosovën e qitën përtoke.Këta për të rehatuar prapanicat e veta më funksionet më të larta pushtetare , na kthyen mbrapa në kohën e komunizmit. Qytetarët nuk guxojnë kurrë ti harrojnë zullumet e tyre , sepse nuk janë të vogla.Luajtën bixhoz më të ardhmen e shtetit të Kosovës!Dhe, në qka të besojmë më shumë ?së vërtetë kishim të bëjmë më njerëz më sjellje perverse! Njerëzit , para gjithë këtyre punëve që i kan për të mbijetuar, nuk kan mundësi as gjumin gjumë ta bëjnë si duhet.Gjendja e dobët ekonomike e imponojë edhe temën e politikës në mesin e gadi çdo familje shqiptare. Nga gjitha këto përjetime të pas luftës , sigurisht së nuk mund edhe të jemi të kënaqur më elitën politike të deritashme .Nuk dua të bëhëm kritizer, por seriozisht kasta e përenduar politike nuk kan lënë shumë vend për lavd.Vëtem një jetë e ka njeriu, jo dy.

Kemi ardhur në një situatë që duhet bërë të pa mundurën për të kthyer gjendjën për së mbari , për ta bërë jetën shumë më të lumtur .Këtë mundësi e ka pushteti i ri , që edhe i ka nisur punët mirë …Garda reakcionare politike ne vend të kërkim faljës , po kërkojnë sërish privilegje pushtetare , edhe atë pa asnjë kusht! Shumë factor shoqëror dhe politikë mund të futën në lojë, që gjendja të përmisohet në të gjjitha sferat e jetës .

Punët nuk janë krye më kohë në shtetbërje dhe zhvillim, por më mirë të kryhen vonë së mos të kryhen kurrë..!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu