Nga: Pirro Prifti, Tiranë
Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here bëjnë debitore Pedagogët Pensionistë.
Arsyeja e vetme që Sigurimet Shoqërore bëjnë debitore pensionistët pedagogë është sepse disa pensionistë pedagogë të ftuar ose jo nga Universitetet Publike japin leksione në Programet Master apo në Programet Bachelor. Kjo ka nxitur Sigurimet Shoqërore Rajonale të Tiranës dhe të tjera që të bëjnë debitore pensionistët pedagogë sepse ata japin leksione si pedagogë të jashtem me kontrata part time.
Përse kjo Kontratë Part time duhet të quhet në kundërshtim me dy ligjet e famshme të Sigurimeve Shoqërore 7703 (e përditësuar) dhe 10139 (e perditësuar me ligjin 180/2015) dhe me një Regullore nr 1 të vitit 2009?
Në këto ligje shprehet fraza idiote me të cilën dënohen Pedagogët pensionistë: ` Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo periudhe, kur merr pagë ose të ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar`?!!
Po mirë, si kuptohet fjala `veprimtari ekonomike`?
E rëndësishme është që Sigurimet Shoqërore duhet të kuptojnë se Leksionet e Pedagogëve në Universitetet publike nuk janë veprimtari Ekonomike por Veprimtari Akademike dhe si të tilla nuk ka arësye që të penalizohen pedagogët për këto marrëzi të ligjit.
Së dyti në të dy ligjet në asnjë rresht nuk është shkruar që: `Nuk lejohen pedagogët të japin mesim në Universitetet publike`. Atëhere përse na penalizojnë me fraza pakuptim?
Së treti, Megjitheëse kanë zbatuar këtë ligj duke mos i lejuar pedagogët pensionistë të japin mësim me termin idiot `veprimtari Ekonomike`, Sigurimet Shoqërore kanë marrë nga pagesa e pedagogut me Part time, % e sigurimeve shqoërore dhe Shëndetësore. Atëhere kur e keni ndaluar, përse i merrni % e Sigurimeve Shoqërore dhe Shqndetësore?
Drejtoria e Tatim Taksave megjithse e njeh ligjin, i taton pedagogët pensionist me taksën për dy-punësim dhe u merr lekët atyre. Del Pyetja, përse u merr pedagogëve pensionistë me taksë të dyfishte paratë e fituara me aq djersë?
Mund të shikohet tek këto dy ligje se çfarë absurditeti egziston në bërjen debitorë të pedagogëve pensionistë ndaj Sigurimeve Shoqërore.
Me pretendimin se këto dy ligje kërkojnë të zbatohen nga Sigurimet Shoqrore, mund të spjegojmë se ku bazohen këto ligje.
Ligji 7703 ( i përditësuar), tek neni 57 thotë tekstualisht: “ Neni 57
Tërheqja e kësteve të përfitimit (shtuar pika 5 me ligjin nr. 64/2023, datë 21.7.2023)
- Përfitimet duhet të zëvendësojnë pakësimin e të ardhurave nga punësimi ose nga një
Veprimtari tjetër ekonomike;
- Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo periudhe, kur merr pagë ose të
ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar;
- Pagesat e të ardhurave ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë
ekonomikisht aktiv; “ si dhe duke u bazuar edhe tek neni 62, pika 3 qe thotë: ” Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, në mënyra e
mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur çdo muaj 50% e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar,”
Gjithashtu Sigurimet Shoqërore bëjnë debitorë Pedagogët pensioniste edhe me Rregulloren e saj nr.1 “ RREGULLORE Nr.1, datë 21.10.2008 “PËR CAKTIMIN, ADMINISTRIMIN DHE PAGESËN E PENSIONEVE“ ne piken `X. PËRGJEGJËSITË PËR MOSZBATIMIN E KËSAJ RREGULLOREJE,` e cila është Rregullore për administratën e Sigurimeve Shoqërore duke përfshire në te një absurd që thotë: 15. Pensionisti ka për detyrë dhe mban përgjegjësi për vënien në dijeni të DRSSH-së përkatëse për çdo ndryshim që sjell heqjen ose zbritjen e pensionit siç mund të jetë hyrja në punë, vdekja e ndonjë anëtari të familjes, martesa e bashkëshortit, ndërprerja e mësimeve gjatë vitit shkollor për fëmijët që marrin pension familjar, dënime për ato vepra penale që e kufizojnë të drejtën për pension etj.
Për mospërmbushjen e detyrimeve si më sipër pensionisti mban përgjegjësi sipas nenit 62 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. “
Përfshihet në caktimin si debitor të pedagogëve pensionistë edhe ky ligj: LIGJ
Nr. 108/2015 ,“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10139, DATË 15.5.2009“, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PUNONJËSVE TË
UNIVERSITETEVE, TË SHKOLLAVE TË LARTA, QENDRËS SË STUDIMEVE
ALBANOLOGJIKE, AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË GJITHA
INSTITUCIONEVE TË TJERA KËRKIMORE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË, TË CILËT KANË TITUJ SHKENCORË”
- E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se tre vjet nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se gjashtë muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të përfitimit.”.
Të dy këto ligje përfshi dhe Rregulloren për Administratën e Sigurimeve Shoqërore e cila ve ne një pikë që, pensionisti të detyrohet tu thotë sigurimeve shqipërore se do të punoje??!! E Përse?
Së fundmi mund të sqarojmë se të gjitha paratë që pensionistët marrin nga Sigurimet Shqoërore janë para 100% të tyre. Përse? Sepse janë para që janë derdhur nga pagat e tyre dhe të marra me detyrim nga Sigurimet Shoqërore për pension. Asnjë lek nuk kanë paguar Sigurimet Shqërore për pensionet, madje për vite me rradhë Sigurimet Shoqërore kanë përfituar % e këtyre parave të vendosura në Bankë. Dhe ata paguhen me rroga të larta me këto përqindje që normalisht duhet tu a jepnin pensinistëve. Pra Sigurimet Shoqërore kanë përfituar nga pensionistët, dhe pikërisht për këtë arësye ata nuk duhet të prekin Pensionet tona me pretekste nga më të çuditshme.
Këto para që pensionistët marrin pasi dalin në pension, janë para gjaku sepse në vënd që të luanin domino apo me letra ata punojnë akoma sa të kenë fuqi, dhe nuk është aspak e drejtë që Sigurimet Shoqërore të prekin pensionet me pretekstin se kanë bërë `veprimtari ekonomike`. Epo le të kenë veprimtari ekonomike, çfarë u duhet atyre. Ne, nuk jemi punësuar në administrate shtetërore dhe as në vënde të tjera publike. Japim vetëm Mësim në Universitete, dhe dhënia e mësimit në Universitete nuk është `veprimtari ekonomike` por `veprimtari akademike` – mësim dhënëse, kështu që nuk duhet të penalizohen pedagogët pensionistë.
Për këtë arësye Parlamenti duhet ta rishikojë këtë ligj: të rishkruajë Nenin 57 dhe 62 si dhe të heqë nga Rregullorja nr.1 pikën 15 për pensionistët.
Nuk mund tu marrësh pedagogëve pensionistë paratë pikërisht sepse punojnë akoma dhe japin kontribute për Universitetet. Janë para gjaku. Nuk pasurohemi ne me punë të ndershme.
Ligji le tu kërkojë të pasurve para nëpërmjet taksave, dhe jo popullit të thjeshtë dhe shtresës së mesme. Edhe Diktatori Enver Hoxha ka dëmtuar në rradhë të parë shtresën e mesme shqiptare, prandaj njerëzit emigrojnë edhe sot sepse po kjo shtresë e mesme po dëmtohet edhe në Demokraci me ligje perverse.