ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Shkrime relevante

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Thirrje për reflektim: A duhet të gjithë ne Shqiptarët të jemi të Krishterë ?

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë ___ Përgjigjëja është PO , dhe kështu duhet të...

Shpërndaj


 * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut më seli në Bruksel , Rue d’Albanie nr 23 dhe injorimi nga KMLDNJ me seli në Prishtinë.
KOMITETI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT
(3 PRILL 1983 )
Për të pasur qasje më të lehtë në institucionet diplomatike perëndimore, shpesh diskutonim me Enverin se duhej gjetur një emër më i butë. Enver Hadri, gjatë bisedave u tregonte të tjerëve se kur takoheshim me diplomatët e huaj, sapo u thoshte se është Kryetar i Rezistencës Kombëtare, ata e ndërprisnin ende pa e mbaruar fjalinë. Thoshte Enveri: “Diplomatët nuk dëshirojnë të takohen me luftëtarë, por me homologë të vetë, diplomatë”. Gjatë një takimi që kemi pasur me Oto Habsburgun, ai na këshilloi që të krijonim një komitet për të drejtat e njeriut. Sipas tij, ky komitet ishte “laisser passer” (një lloj kartëvizite që do na i hapte të gjitha dyert).
Në takimin e 3 prillit 1983, morëm pjesë përveç Enverit, Beharja, Ganiu dhe unë. Vendtakimi ishte banesa e Ganiut, sepse ishte i pamartuar dhe ne nuk do shqetësoheshim nga fëmijët e as nga ndonjë mysafir i rastit. Të takoheshim në shtëpinë e Enverit, te ai vinin mysafirë të paftuar. Të takoheshim te unë, fëmijët nuk do na linin të bisedonim shtruar.
Përkthimi në shqip i tekstit :
Themelimi – Vendim i Komitetit: 03.04.1983
Në bazë të paragrafit 176 të Kushtetutës jugosllave dhe 184 të Kushtetutës së Kosovës, ne shqiptarët e Kosovës kemi vendosur ta krijojmë një Komitet të Kosovës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (K.K.M.D.L.Nj).
Ky Komitet është një shoqatë humanitare dhe jo politike, i cili ekskluzivisht preokupohet për mbrojtjen e të drejtave të atyre, kundër të cilëve, ligjet dhe të drejtat elementare nuk respektohen.
Ky Komitet tenton të krijojë një klimë të favorshme për dialog dhe mirëkuptim vëllazëror në mes kombeve e veçanërisht për respektimin e të drejtave të njeriut e paraparë sipas kushtetutës jugosllave dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Jugosllavia.
Komitetin e konsiderojmë si një celulë të forcave humanitare dhe progresive ndërkombëtare, që ka për qëllim të vetëm: çlirimin e popujve, shoqërisë, respekt, dhe mirëkuptim për të gjithë njerëzimin.
Komiteti konsideron që secili popull dhe secili njeri ka të drejtë për vetëvendosje, për lirinë e shprehjes dhe vizionin për ardhmërinë e shoqërisë se nesërme.
Liria e shprehjes së lirë në një botë kontradiktore duhet të ndihmojë në zhvillim dhe ndërhyrjen e institucioneve morale të çdo shoqërie.
Komiteti konsideron se mosrespektimi i të drejtave të njeriut, të kombeve dhe të shoqërisë, shtyn në shkatërrimin e një shoqërie apo të një shteti, në revoltën e popullit dhe mund te provokojë konsekuenca me përmasa destruktive për mbarë njerëzimin.
Një shembull tipik i një gjendjeje të tillë është konkretizuar në Kosovë me revoltën e vitit 1981.
Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, e konsideron këtë revoltë si një shprehje masive të vullnetit të popullit shqiptar në Jugosllavi që të vetëvendosë.
Raprezaliet e përgjakshme, arrestimet masive, dënimet penale arbitrare, trajtimet brutale, torturat, persekutimet e përditshme të autoriteteve zyrtare jugosllave, nga Komiteti ynë konsiderohen si një gjest barbar, që mund të kenë konsekuenca të rënda për dirigjuesit jugosllavë.
Në aktivitetet e përditshme të Komitetit do i ngarkojmë vetës si detyrë, akumulimin e një materiali informativ dhe dokumentacion lidhur me të burgosurit politikë, situatën e tyre shëndetësore, qëndrimet e policisë ndaj të burgosurve, mirëvajtjen e procesit gjyqësor dhe kushtet e tyre në burgje, si dhe situatën ekonomike të familjeve të tyre, të atyre që janë përjashtuar nga puna dhe studimet, si dhe të gjithë atyre që janë persekutuar nga autoritet jugosllave për opinionin e tyre politik.
Në secilin rast ku janë shkelur të drejtat kushtetuore të parapara sipas konventave ndërkombëtare, Komiteti do informojë: OKB-në, qeveritë e ndryshme, organizatat humanitare ndërkombëtare si dhe institucionet me të larta të Jugosllavisë.
Komiteti do të zhvillojë edhe aktivitete për mjete materiale përmes anëtarësimit, për grumbullimin e mjeteve materiale, për t’i ndihmuar familjet e të burgosurve, të cilat nuk kanë mundësi për të mbijetuar, si dhe sigurimin e të drejtave të mbrojtjes së tyre.
Qëllimi i Komitetit është të përqëndrojë ndihmat humanitare në formë legale që t’i ndihmojmë familjet e të burgosërve politikë.
Si mjet propagandues, Komiteti do të publikohet në “Zërin e Kosovës” tribunë e Lëvizjës, adresa: Bchandlung- Bardhausstrasse, 35 BIEL/BIENNE 2503 SUISSE
Doc/10/83/ark/B.I.K.
INJORIMI TOTAL NGA KMLDNJ me seli në Prishtinë
Në Prishtinë , KMLDNJ u themelua në dhjetor 1989. Po të hulumtoni në internet lidhur më themelimin dhe historikun e KMLDNJ në Prishtinë , drejtuesit e mëvonshëm nuk tregojnë kush ishin ata që e themeluan KMLDNJ në Prishtinë, por shkruajnë se u themelue nga një drup aktivistësh.
Enver Hadri kishte takime të fshehta (ilegale) më Zekeria Canën, dhe më forcimin dhe zgjërimin e kontakteve tona më personalitete të huaja, Enver Hadri kërkon edhe në Prishtinë të krijojnë një Komitet ose Këshill për të drejtat e njeriut. Me intervenimin e Enver Hadrit , Zekeria Cana do të udhëtonte për në Prakë (osekohe kryeqytet i Ҫekosllovakisë). Këto janë hapat e parë zyrtarë të themelimit të KMLDNJ në Prishtinë, e që ende sot secili që vjen në krye të këtij Këshilli i injoron faktët dhe historinë e fillon nga vetëvetja.
Kurrë KMLDNJ nuk ia ndau një mirënjohje post mortum Enver Hadrit e as Gani Azemit!
Kurrë KMLDNJ, nuk më thirri në ndonjë takim vëllazëror ose miqësorë as mue e as Behare Rexhepin që ende jetojmë në Prishtinë qe nga çlirimi!
Më përralla e me dhunë nuk thyhen dyertë e historisë sonë kombëtare!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu