ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Skandaloze: Për mospagesë të kontributeve për Serbinë, penalizohen gazetarët e “Rilindjes”!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

(Pensionistët që marrin nga 100 euro për 45 vitet e punës dhe sakrifikuan për lirinë e vendit po trajtohen nga Qeveria si qentë endacakë të Përparim Ramës)

Ka tri vite që Qeveria e “premtimeve ” dhe e shpresave u mor me plotësim- ndryshimet e Ligjit për Skemat Pensionale për kategorinë e pensionistëve të diskriminuar.  Tash po vërtetohet se “premtimi” i dhënë për eliminimin e diskriminimit, jo vetëm që ishte mashtrim , por edhe shtyrje e procesit për të mos zgjidhur këtë çështje, për të vazhduar me diskriminim ashtu siç e lanë ata që ranë nga pushteti.

Është folur e shkruar njëkohësisht nga zyrtarët se do të njihen vitet pas vitit 1990, por në realitet nuk ndodhi kjo !? Bie fjala, gazeta “Rilindja” u ndalua në vitin 1990 dhe këtë e gjithë bota e mori vesh. Por ky fakt nuk u mor fare për bazë nga administrata pensionale dhe të gjithë gazetarëve e punonjësve të “Rilindjes”, që nisen punën më 1985, pothuaj se iu refuzuan kërkesat. Ndërsa  vitet e punës në gazetën “Bujku”(nga viti 1990 deri në vitin 2002) kur u ndalua nga Administrata e UNMIK-ut, as që u morën në konsiderim!

Në këtë plan, gazetarët dhe punëtorët e gazetës nga të gjitha qeveritë, por edhe nga kjo Qeveri u diskriminuan duke mos ua njohur këto vite për pension dhe si pasojë e kësaj mbetën me 100 euro. Në një pozicion të ngjashëm ishin edhe punonjësit e arsimit  por atyre ua njohin vitet nën pushtim,  kurse punonjësve të gazetës jo!

Madje, punonjësve të gazetës, të cilët kundërshtuan pushtimin, dhe nxorën gazetën “Bujku”, që ishte në funksion të Republikës së Kosovës , iu kërkohen me ngulm kontributet e Serbisë edhe pse e dinë mirë se në atë fazë kolektivi i gazetës” ka paguar kontributet për Qeverinë në ekzil.

Në anën tjetër, iu njihet e drejta në pension kontributdhënës të gjithë atyre që punuan me regjimin kriminal serb, i cili kontributet e punëtorëve i mori me vete, pas largimit nga Kosova! Duhet thënë pa droe se punonjësit dhe gazetarët e “Rilindjes”(“Bujkut”), që po i marrin nga 100 euro, edhe pas 45 vitesh përvojë, po trajtohen njësoj si qentë endacakë nga Përparim Rama!

Dhe cila është rrugëzgjidhje e kësaj kategorie? Si do të mund të mbijetojnë ata dhe pensionistët tjerë që kanë të njëjtin fat.

Të vuajnë për bukë e ilaqe, apo të marrin rrugën e kurbetit e të vdesin nëpër srehimorët e azilkërkuesve.

Për këtë Qeveria nuk qanë fare kokën sepse po dëshmohet se nuk dallon nga qeveritë tjera, kurse kategoria siç është kjo për të cilën po shkruajmë as që i intereson.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu