K’oka pa një andërr e randë
re të zeza, t’uj ardhë n’kto anë
korba t’zi, nga shkretëtira
pjellë e keçe, nga Rusia
me argat, nga shqiptaria
paskan ardhë, me direktiva
Shqipes t’bukur, me’ju vu shamia
me burkë t’zezë, me’ju mb’lu fytyra
këmbë e krye, me’i humbë hijeshia
me’u venitë, për jetë dashnia
m’u shu shpresa e dituria
me’u k’thy mbrapa, historia
m’u përhapë, n’Shqipni errësira!

Kush guxon, Shqipen ta m’bulon
krah’t e saj, t’i sakaton
syrin çark, t’ja vërbon
zemrën prush, t’ja robnon
zërin pushkë, t’ja ndalon
lirinë Dardane, t’ja kufizon
ZOT i madh, kurrë se duron!

A thu ZOTI, paska thanë
nën futë t’zezë, Kombin me lanë
bijtë e Shqipes, qon’ju n’kambë
amanet Gjergji, e’pat lanë
veshë e dokë, me’i ruajt të tanë
brez pas brezi, f’mijve me’u lanë
tirç e plis, xhubletë, marhamë!

Se kjo është, veshja e Kombit
Aleksandrit e Kastriotit
Boletinit e Mic Sokolit
Zhuj Selmanit e Bajo Topullit
Tepelenës e Adem Jasharit
dadës Shotë e Xhevë Lladrovcit
ma e bukura e gjithë globit
e bekuar nga vetë ZOTI!




