ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Sociologu Emërllahu: Vepra e Ramabajës, “Federata Shqiptare-Kohezioni i shtetit-komb në BE”, platforma politike që na ka munguar

Shkrime relevante

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Shkruan: Halim EMËRLLAHU, sociolog, Prishtinë

Dr Sadri Ramabaja: “Federata Shqiptare – Kohezioni i shtetit-komb në BE”, Botim I …. Lublanë/Prizren, 2016, f.386

Platforma politike që na ka munguar

Hyrje

Vepra “Federata Shqiptare-Kohezioni i shtetit-komb në BE”, paraqet një punim shkencor dhe origjnal dhe shumë profesional politik. Ajo ngërthen në vete përmbajtje sociologjike të ndërtuar me një metodologji bashkëhore, që jep kuptim shkencor të fushave shoqërore me njohuri ontologjike filozofike, politike e sociologjike për shtetin-komb.
Ky studim i profesor Sadri Ramabajës shtjellon në përpikmëri dhe me një dioptri shkencore të shkencave sociologjike, filozofike, politike zanafillën e konceptimit dhe ndërtimit të Kombit dhe ndërtimit të shtetit-komb, duke vazhduar me shtjellimin e konceptit politik për rrugët që duhet të ndiqen për realizimin e idesë bosht të tezës shkencore – Federatës Shqiptare gjithmonë n përputhje me kohezionin e teorisë së shtet-komb, drejt orjentimit në integrimin në BE.

Profesor Ramabaja ka shtjelluar e elaboruar rrjedhat historike rreth ndërtimit të shtetit në rrafshin historik, e sidomos për gjatë epokës së Mesjetës, asaj epoke historike, në ët cilën ende mund të flitej për ndërtimin e organizmin e shtetit-komb në kuptimin aktual të nocionit për shtetin të përkufizuar në aspektin juridiko-politik. Kjo periudhë kohore e studimit shkencor të kohës mesjetare, e sidomos Evropa e kësaj periudhe mesjetare, ishte jashtëzakonisht e komplikuar; ajo nuk njihte shtete të ndërtuara mbi parimin e territorialitetit, por kryesisht të ndërlidhur me ide personale të oborrëve princëror. Sidoqoftë, shtetet që dolën në sipërfaqe nga koha e Mesjetës kudo në kontinentin Evropian, nuk mund t’i shikojmë nga struktura politike moderne me një pushtet të përqendruar (centralsit), por as edhe si struktura administrative, meqë ato janë ndërtuar mbi idetë hyjnore. Me përfudimin e epokës mesjetare ndryshoj edhe njohja e rendit Hyjnor, dhe shoqëritë e kuptojnë se shteti duhet t’i nënshtrohet ligjit dialektik dhe ndryshimeve që janë të papritura.
Teoritë mbi shtetin
Nga ky studim të Profesor Ramabajes analizohen teoritë politike e sociologjike nga filozofët e ndryshëm rreth sistemeve politike për teoritë rreth shtetit. Teoritë e Shtetit apsolut, shtetit të së drejtës, shtetit të dështuar, shtetit në zhvillm etj, dhe në anën tjetër disa teori për shtetin modern, liberal, neoliberal. Vend të rëndësishëm zë në libër poashtu teoria e sovranitetit dhe roli i saj në legjitimitetin e mbrendshëm dhe të jashtëm.
Prej teorive tjera filozofike, ajo e bazuar në teorin Makiaveliste grish interesin e autorit në mënyrë të veçantë. Makiaveli thotë se shteti është një organizatë politike që shërben për sundim, si mjeti më i mirë i veprimit kundër fatit të paparashikueshëm. Bazuar nga premisat e kësaj teorie të Makiavelit për shtetin, Spanja është bërë shtet-komb në këtë periudhë të mesjetës së vonshme. Teoria e J. Bodinit bazohej në postulatin se Religjioni nuk duhet të ishte qëllimi kryesor i lëvizjeve së masave, por duhet liria. Kjo vije me teorin e Shtetit si institucion që vendos drejtësi dhe rend në shoqëri.
Në Vepren e prof. Ramabajës analizohet me një dioptri shkencore të shkencave politike në mënyrë argumentuese teoria e konceptit për shtetin dhe sovranitetin. Më tej janë analizuar e shtjelluar përfundime të nguitura në fjalorët politik më prestigjioz, si fjalori i Oksfordit, fjalorët sociologjik, filozofik dhe juridik që mirren me përkufizimin e shtetit dhe të sovranitetit. Aty gjejmë definicionet mbi shtetin, shtein modern, atë se si duhet të jeët shteti funksional e me sovranitet të plotë…
Studimi shkencor që mban titullin sinjifikativ « Federata Shqiptare / Kohezioni shtetit-komb në BE » mësojmë nocione e teori shkencore që kanë objekt trajtimi shtetin. Spikatë ndër të parët autori i njohur i fushave sociale Andrew Heuwud. Ai potencon se shteti shikohet në ndërlidhje të plotë me vetë përkufizimin mbi politikën.
Më tej profesor Ramabaja ka sjellë përfundimet shkencore të sociologut të madhë gjerman Maks Weberi dhe të një lagjeje tjetër të autorve të kësaj eminence. Veber përkufizon shtetin si « një bashkësi njërzore e cila mbrenda një territori të përcaktuar mëton të ushtrojë monopol legjitim në ushtrimin e dhunës fizike dhe atë me sukses ‘’.
Nga shumë përkufizime e definicione që ipen për shtetin sovran, prof Ramabaja në studimin e tij në ketë vepër sjell për lexuesit e kësaj fushe studimi me definicione sociologjike, antropologjike e juridike për shtetin. Prof Ramabaja duke upajtuar me postulatin veberian se « shteti duhet të ketë autoritetin e monopolit të dhunës », ai e arsyeton këtë me obligimin që shteti modern duhet të ketë për mbrojtjen e lirive individuale, shoqërore por duke ju referuar ligjit që është gardian i lirisë. Vetëm kështu shteti çan shtigjeve të progresit drejt një organizimi modern, ku ai është i ngjajshëm dhe merr shumë nga përmbajtja e teorive të Christopher Personit. Shtetin modern, sipas Personit duhet ta karakterizojnë disa tipare më të rëndsishme si : sovraniteti, shtetësia, territori, autoriteti/legjitimiteti, tatimet, kushtetutshmëria, pushteti jo personal etj.
Përveç teorive qe na i ofron për shtetin, vepra « Federata shqiptare… » e Ramabajës na sjell teori e shembuj rreth shteteve të brishta, të dështuar, të shteteve në zhvillim, shtetit si pjesë e rendit modern ndërkombëtar…

Shteti-komb
Studimi voluminoz i prof. Sadri Ramabajës thellohet tutje duke trajtuar teoritë tjera rreth shtetit-komb në rrjedhat e zhvillimit të rrafshit historik. Duke studjuar ketë teori, nga shumë shkenca tjera shoqërore që mirren me studimin e përkufizimin e Shtetit-Komb, ai sjellë trajtesa e definicione të shumta rreth vet nocionit shteti-komb.
Bazuar në këto teori moderne mbi shtetin-komb, që nga Revolucioni francez i vitit 1878, janë formuar dhjetra e më pas qindra shtete. Tshmë është pjesë e dijes historike se si rrjedhojë e këti revolucioni, lindi epoka kapitalizimit e bashkë me të edhe teoria moderne e shtetit-komb.
Studime e kësaj natyre shkencore rreth shtetin-komb nga studjues eminent botëror, si Xhon Stësingeri etj., janë marrë në konsideratë për të argumentuar tezën e tij qendrore – krijimin e Federatës Shqiptare.
Xhon Stësingeri pas studimeve të gjata në këtë fushë kishte sjellë postulatin logjik se « kombi dhe shteti është një, është Bota jonë ». Kjo teori na jep të kuptojmë se shumica e botës së sotme neoliberale mbështet këtë postulat të Stësingerit, de fakto është ndërtuar duke marrë në konsideratë atë.
Në fund të mendimit të tij teorik mbi shtetin-komb Xh. Stësingeri pohon edhe këtë fakt domethënës « është popullësia, e cila banon në një terrior të caktuar, e cila e njeh qeverinë e përbashkët dhe zakonisht, ndonëse jo gjithmonë, ka një gjuhë dhe kulturë », ajo që qëndron në thmelet e shtetit-komb.
Në librin e tij Prof. Ramabaja është ndalur gjthësesi edhe te etimologjia e fjalës Komb, pastaj ai ka shkruar për kombin kulturorë dhe teorin e shtetit, kriteret e përcaktimit të kombit, për kombin dhe identitetin e tij politik etj. Ndërkaq theks të veçantë i jep Kombit si fuqi kohezive politike dhe rolit të gjuhës, etnicitetit, religjionit dhe legjitimitetit politik në procesin e ndërtimit të Federatës Shqiptare.

Përvoja gjermane drejt ribashkimit
Profesor. Sadri Ramabaja i referohet veprimit logjik dhe sistematik, duke u bazuar në gjuhën agrumentuese e shterruese të autorit gjerman Hagen Shulc, një nga historianët më të njohur bashkëkohor në Gjermani. Ky autor thot se « Kombi është qenie shpirtërore që ekziston për aq sa ajo, pra qenia, është e ngulitur në kokat dhe në mendjet e njerëzve dhe, më pas, shuhet, nëse ajo është e deshirushme, respektivisht nëse nuk mendohet më për të.»
Kjo lë të kuptojmë se kombet për të qëndruar si unifikues, duhet të thirren në kujtesën historike, në historin e përbashkët kombëtare, në gjuheë, në nacionalizmin si ideologji, sidomos kur përballen me veprime autoritariste. Kombi sipas veprës së Profesor Ramabajës, e kërkon gjuhën teorike, të drejtën historike, të drejtën për identitetin politik dhe të drejtën universale të konceptit të vetëvendosjes. Një teori e tillë politike për të drejtën e identitetit politik, e gjejmë ngjajshëm në Izralin e Bibles dhe te ato etnitete tjera që tashmë nijhen si shtete-kombe.
I gjith ky studim shkencor i bazuar në literaturë e burime shkencore bashkëhore, i prpunuar bazuar në teoritë moderne mbi shtetin dhe kombin, dhe së fundmi mbi teoritë që mbrujnë shtetin-komb, pra tek të gjitha këto teori, gjen bazën ma argumentuese edhe Kombi shqiptarë si një etnitet i pastër, me bazë fundamentale që prodhoi kombin, bazuar në elementet përbashkuese, duke filluar nga gjuha, kultura, territori, popullësia, kujtesa e përbashkët historike, nacionalizmi dhe mitet e tjera historike, por edhe tek shumë personalitete e atdhedashës të klasit të parë që solli në skenë epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ky përkufizim zë vend edhe në studimet sociologjike në përgjithësi, e natyrisht edhe në sociologjinë shqiptare në përpjekjet për ta ndërtuar shtetin e vet. Ky përkufizim rreth teorisë së kombit shqiptar është i ngjajshëm me atë të autorëve klasik të shkencave të sociologjisë, siç është Max Weber-i. Veber-i e cilëson prandaj kombin « si një bashkësi ndjenjash, të cilat shfaqin veten si duhet në një shtet të vetin; kështu kombi është një bashkësi, e cila normalisht priret të krijojë shtet të vetin. » Ky është njëra nga definicionet më bashkëhore dhe argumentues që e tregon se Kombi shqiptar është në territorin e vet, është autokton, banor i kahershëm i Gadishullit që i dha emrin – Gadishulli Ilirik, e që pushtuesit turq në mesjetën e vonshme e ripagzuan në Gadishulli Ballkanik.
Kombi Shqiptar në Ballkan është me dy Identitete të shtetit Komb, Shqipri e Kosovë. Ndërkaq sipas Eric Hobsbawm, kombi është i përcaktuar ta formojë një shtet të vetëm dhe ai përbën një tërësi të pandashme. Një teori të tillë mund ta gjejmë edhe tek mendimtariyn i njohur Branko Merxhani , të artikuluar qartë në librin e tij « Neoshqiptarizma ».

Federalizmi si formë e qeverisjes
Studim shkencor i profesor Ramabajës natyrhëm sjellë, si atë hapin e duhur drejt realizimit, respektivisht përmbylljes së aktit të shtetit-komb, idenë për Federatën Shqiptare, e me këtë edhe federalizimin si formë të qeverisjes. Kjo qasje për profesor Ramabajën është edhe rrjedhojë logjike e trashëgimisë sonë politike. Prandaj platforma për Federatën Shqiptare për profesor Ramabajën si bazë fundamentale ka:
1. Kuvendin e Lezhës ;
2. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ;
3 Kuvendin e Vlorës ;
4. Rezolutln e Konferncës së Bujanit (1943) dhe
5. UÇK-në, respektivisht betimin e saj.

Dy kuvende historike – ai i Lezhës i vitit (1444) dhe Lidhja e Prizrenit (1878), këto cilësohen si bazamente historike për një platformë për ngritjen e platformës së Federatës Shqiptare, dhe këtu brenda saj inkoperohen dy republikat aktuale (Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës). Në Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti i kishte mbledhur princat shqiptarë gjithandej për ta krijuar një unitet shpirtëror e ushtarak për mbrotje nga pushtimi osman.

Profesor Ramabaja në studimin e tij jep të kuptojmë se ai preferon dhe fuqizon idenë mbi mundësinë e ngritjes së Federatës Shqiptare në kohën e sotme edhe si të drejtë legjitime të kombit, duke na sjellë argumentet historike (Dy kuvendet: ai i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit me bazë fundamentale për drejten e Federalizimit të Kombit Shqiptarë në Gadishullin Ballkanik), por edhe modelin gjerman të ribashkimit. Ndërkaq e drejta e ristrukturimit të dy republikave tona egzistuese në një Federatë Shqiptare, sipas Ramabajës ëhtë edhe në përputhje me ilozofinë mbi të cilën është ngritur vet Bashkimi Europian, si një krijesë sui generis.
Kuvendi i Lezhës ishte një bashkim politiko-ushtarak, i bazuar një parimet dhe të drejtën e që gëzonin atbotë princërit e lirë, si përfaqësues të popullit e krahinave ëq përfaqësonin. Ky bashkim ishte në përputhje të plotëjo vetëm me natyrën shoqërore e juridike, por edhe me vullnetin politik të kohës. Këto dy Kuvende kishin marrë vendime largpamëse, sidomos në rrafshin e mbrotjes dhe të sigurisë, me ç’rast kishin krijuar ushtrinë shqiptare. Në krye të Ushtries shqiptare Kuvendi i Lezhës e pati zgjedhur njëzëri Skënderbeun, si komandant të Ushtrisë së Lidhjes, ndërkaq Lidhja e Prizrenit, komandat të Ushtrisë së saj kishte emëruar Sylejman Vokshin. Këto dy figura historike u shëndrruan si model inspirimi në epokën e Rilindjes Kombëtare në fund të shek XIX.
Ideologu i çështjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, Sami Frashëri, në programin shkencor me një titull shumë karakteristik « Shqipëria ç’ka qenë ç’ është e ç do të bëhet », e kishte në vëmendje përherë orjentimin strategjik të strategut të Kuvendit të Lezhës – Gjergj Kastriotit dhe këshilltarëve të tij të urtë – Gjergj Arianitit, Pal Engjullit etj.
Po ashtu edhe Kuvendi i Vlorës shërbente si bazamenti historik, logjik, etnik, ideologjik, argumenton dhe arësyeton federalizimin apo formimin e Federatës Shqiptare. Le të kujtojmë të dhënat që risjell jo pa shkas profesor Ramabaja për pjeësmarrësit e Kuvendit të Vlorës (1912). Në punimet e Asamblesë merrnin pjesë 63 delegatë, kurse nga Kosova dhe kryeqendra e saj Shkupi, morën pjes 16 delegatë, pavarësisht se ishte gjendje lufte, dhe se kjo krahinë ishte pushtuar ndërkohë nga Serbia. Ky fakt është tepër domethënës, e të cilin autori e shfrytëzon mirë si argument shtesë për tezën e tij.
Poashtu e kemi edhe rezolutën e Konferencës së Bujanit (1943) që fërcon edhe më shumë bazamentin historik të përpjekjeve të pashkëputura të shqiptarëve për bashkim, si një rrjedhojë e natyrshme historike e procesit drejt konceptit të federalizimit shqiptarë. Në mbledhjen e Bujanit ishte marrë vendim që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të ecet drejt bashkimit të Kosovës me Shqiprinë.
Profesor Ramabaja prej këtyre tri konferencave historike që japin bazë fundamentale Federalizimit shqiptarë, kishte nxjerr edhe organizimin e UÇK dhe betimin e saj.
Ai pohon se kjo luftë çlirimtare e organizuar nga UÇK-ja, hapi një kapitull të ri për qytetarët shqiptarë të Kosovës, në kohën e sprovave të teorive neoliberale. UÇK-ja de fakto ishte vet liria, garantuesi real i prosperimit dhe faktorizimit të kombit tonë në këtë hapësirë.
Me të gjitha kufizimet e kushtëzimet që i vihen Kosovës me Kushtetuten e saj, bashkimi ka qenë është dhe do të mbetet synim i vazhdueshëm i popullit shqiptar, si projekti madhor drejt orjentimit të krijmit të një shteti nacional në kushtet dhe në rrethanat moderne të kohës.
Studimi i profesor Ramabajës jep argumente logjike historike se Fderata Shqiptare tashmë është objektiv e vullnet politik i pashmangshëm. Në dobi ët këtij objektivi shkojnë determinuesit gjeopolitik e gjeoekonomik, ata politik e të sigurisë. Në dobi ët saj flasin një vargbfaktorësh : si faktori historik dhe ai gjeografik, faktori shoqëror, politik dhe ai diplomatik, faktori ushtarak, ekonomik, rruga e kombit, projekti i hekurudhës, faktori demografik, energjetik, shkencor, tekniko-teknologjik etj.
Në librin e tij voluminoz “Federata Shqiptare…” profesori Sadri Ramabaja analizon me gjuhën shkencore e agrumentuse procesin e integrues në BE dhe rolin që luan ky proces në krijimin paraprak të Federatës Shqiptare. Krijimi i Federatës Shqiptare, sipas autorit, prezanton shkallën e integrimit të përshpejtuar kombëtar, por që është i ndërlidhur edhe me procesin integrues, respektivisht me atë çintegrues, të BE-së. Federata Shqiptare, konkludon profesor Ramabaja në këtë monografi shkencore, është një projekt politik i cili nuk përballët me përmasat e sfidave me të cilat përballet projekti i Unionit Politik Evropian. Sidoqoftë, qasja ndaj sfidave që po jeton projekti I BE-së, do ta bëjë shumë më të qartë e më të lehtë procesin e krijimit të Federatës Shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu