ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Sofra poetike “Ymer Elshani” në Drenas-takim që i diskriminoi shkrimtarët!

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas

Drenica ka shumë data të ngjarjeve nga lufta e fundit, që asaj i sjellin emocione të paskajshme. Janë Likoshani-Qirezi, Prekazi, Pakleku, Abria, Rezalla, Izbica,Vërbovci, Shavarinat,…që mbledhin njerëz, shënohen përvjetorë e rikujtohen ngjarjet dhe nderohen të rënet.

Edhe me 17 prill, në secilin vit, përkujtohet njëra nga ngjarjet më të tmerrshme, ku u vranë e mëpastaj u dogjën 53 pjesëtarë të familjeve Elshani, Muqolli, Caraku, Hoxha, …Pos ceremonive rutinë, në këtë përvjetor organizohet edhe Sofra poetike “Ymer Elshani”, që i kushtohet poetit dhe shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshanit, ku mblidhen poetë e shkrimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, për të nderuar kolegun e tyre që përsoi tragjikisht nga policia dhe ushtria serbe. Nuk do mend se ky manifestim, tashmë është shndërruar në tradicional. Me sa mbaj mend, gati nuk ka kaluar manifestim e publiku me të mbaruar nuk ka pasur vërejtjet e veta, të cilat është dashur të merren në shqyrtim nga organizatorët, në radhë të parë Drejtoria për Kulturë e komunës, në mënyrë që ato të mos përseritën.

Sofra e fundit, për dallim nga të tjerat shënoi kulmin e parregullësive, dhe si e tillë do të mbahet mend gjatë për të keq. Fillimisht, kësaj radhe, ajo u organiza nga Ministria për Kulturë dhe Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë. Por, ajo që ndodhi kësaj here, nuk ka ndodhur asnjë herë. Në këtë takim kishin ardhur shkrimtarë nga mjedise të ndyshme, për shkak se edhe kësaj here kishte një konkurs publik, që ishte thirrje për të gjithë krijuesit, që të marrin pjesë dhe t’i nënshtrohen një konkurrence tradicionale. Por, për habinë e të pranishmëve, kësaj here shkrimtarëve e poetëve të ardhur nga vise të ndyshme, madje edhe disa prej vendësve iu mbyll goja dhe nuk iu dha rasti të prezentoheshin me punimet e tyre! Kjo, nga të pranishmit dhe krijuesit e anatemuar me këtë rast, u quajt si skandal dhe privatizim i Sofrës , gjë që nuk kishte ndodhur më parë diçka e tillë, deri në këtë nivel.

Pos kësaj, ndodhi edhe diçka tjetër. Të shpërblyerit kësaj here, moren vetëm mirënjohje, por jo edhe mjete, që caktohen për këto raste. Të pranishmit dhe të shpërblyerit pyetën: Pse?-Ku shkuan mjetët, që u ndanë me këtë rast. Dikush tha: “Mos i plaçkitën ato ”Komunistët e Karavanit”, të cilët në vend që ta ngrisnin në një nivel më të lartë këtë manifesitim, e devalvuan deri në shkallë të diskriminimit. Nuk e di a i vunë re këto lëshime drejtuesit e Drejtorisë për Kulturë të Drenasit, apo u bënë pjesë e këtij skandali me vetëdije, duke lënë pas vetës një hije të keqe. Çuditërisht, ky takim i gjasoi tubimeve lokale totalitare në të cilat diskriminoheshin disidentët, siç ishte edhe vet shkrimtari Ymer Elshani. Vërejtje kishte edhe të niveli i cilësisë së shpërblimeve, për të cilat u tha se ishin bërë në frymën e nepotizmit nëse jo edhe të familjarizmit.

Të gjitha këto vërejtje i dëgjova nga të pranishmit, teksa përcillja me vëmendje takimin. E vetmja gjë, që duhet vlerësuar në këtë takim, ishte prania dhe fjala e vajzës së vetme të shkrimtarit Ymer Elshani, Teutës e cila kishte ardhur enkas për këtë takim nga Amerika e largët.

Mesazhet e fjalës së saj prej intelektualeje ishin dhe mbetën shembull për punë dhe angazhim cilësor e të sinqertë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu