ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Sokratët e kohës moderne, vrasin vlerat kombëtare

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
____
Çfarë është filozofia e keyqëzimeve si doktrinë, e cila midis mbeturinave përbën nevojën për shkatërrim, që goditën dhe varfëruan edhe shtetin… Koha dridhet e përdridhet! Cila qe kjo e vërtetë? Cila qe bërthama e kësaj teorie kryqëzimesh? Cilatë qenë kryqëzimet nga ku buronin energjitë për të themeluar dhe shpërbërë vlerat kombëtare?
Politkanët e vlerave të vdekura, siç i pamë, u zhvilluan pas luftës kundër shtyllave të shoqërisë duke qenë në shërbim të oligarkëve. Zakonisht këtu hyjnë sidomos ata, kompetenca e të cilëve përfshin drejtimin e administratës së oligarkëve “të punëve të shtetit dhe të partisë” dhe komponenti politik këtu është para sëgjithash detyra për ruajtjen privilegjeve në vend, pra ruajtja e raporteve ekzistuese të sundimit duke krijuar “qeveri në mjegull dhe destabilitet”.
Kryqëzime mbeturinash politike fshijnë, cilësitë e mira kombëtare, qofshin ato edhe historike, për të ndryshar rrënjësisht etikë tonë tek i cili energjia fizike e shpirtërore është dobësuar shumë. Gjuha e tyre, gjuha e vepres së urrejtjes që prezentojnë dhe akoma mundohen të ringjallinë të shkuarat e tyre, është një kryqëzim e Mesjetës së vonë, me shumë ndikime provincializmash “mesjetar” në ndërtimin e mafisë ashtu edhe në vepra.
Ky është shteti i aprovuar nga disa politikanë primitivë nga një çasje kundër shqiptare. Ky mundë të jetë shteti që e keni ndërtuar vet. Ose njëfar shteti që i justifikojnë rrogat e juaja që i vjenë erë…. jo shteti që aspiroj unë dhe shokët e mi! Këtë lloj shteti që bënë sehirë para krimit i cili quhet korrupsioni i pangimë, që po na merrë frymën dhe varfëruan një popull të tërë. Sa krime korruptive duhet konsumuar në deceniet e fundit që gjithë ju të opozitës mundohen të lëvizin makinerin e tyre të ndryshkuar.
Në Dardani sundonte pasiguria. Për këtë pasiguri ish politikanët kanë moral të na flasin për çështjen kombëtare. Siç ndodhë rëndom në botë me politikanët “human dhe të mirë”. Por ka politikanë në Dardani që nuk e meritojnë të quhen të tillë. Vdekja e vlarave preku edhe kohën pasigurisë, si një kumt ogurzi kundër lirisë, kjo rrugë e shtruar nga shumë rimohues shqiptar, të kthyer në …… dhe tepër të afërt për çmitizuesit e djeshëm vendas.
Kamë deshirë që t’ju ndimojë që të mosë kenë shumë kritika. Shoqërinë shqiptare në Dardani, Shqipëri, Ilirid e kanë mbisunduar vlerat e rrejshme, profesorët e rrejshëm, hoxhallarët, imamët e rrejshëm, politikanë hajdutë dhe kjo shoqëri ka problem me vetëveten. Kjo është fyerja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar. E ne përpiqemi sikur nuk i kuptojmë. Dardania ndodhet sot nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë kombi ynë…
Ka 20 vite që kombi shqiptar me shpres dhe me besim të madh, kërkoi që të ndërronte rrjedhën e historisë së vet duke u përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe sipas parimeve që ata besuan se do të ishin frytdhënës për ata dhe për brezat e ardhshëm. Mirpo, mbas dështimit të përplotë e të pakthyeshëm të ideologjisë korruptive, shqiptarët kanë dështuar edhe me përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shoqëri të pakorruptuar, që sipas mashtruesve të parisë dhe anëtarëve të tyre, do të ishte demokratike me një kancer malinjë.
Dështimi i këtij projekti eksprimental ishte i garantuar sepse kjo nuk ka funksionuar kund. Ka vetëm një rrugë në kohën tonë e cila garanton lirinë, nderin dhe sigurinë. Kjo është rruga e ndërtimit të shtet-kombit të mbeshtetur e të ngritur mbi një familje të shëndoshë, me një komb me moral, vlerav dhe identitet të fortë, dhe me një shtet që mbron interesat kombëtare, krijon siguri e garanton të ardhmen e kombit. Vetëm këtë rrugë nuk e kemi ndjekur ne shqiptarët.
Ky frymëzim, në këtë gërmadhë politike zgjati shumë! Kështu pra, nuk është zor të kuptosh shkakun pse gjatë sundimit të filozofisë së tyre e cila e kishte rrugën e saj të shtruar, më shumë se çdo sundimtarë tjetër në Dardaninë tonë të plagosur. Është, dekompozim i llojeve psikologjike. Si mund të humbin shpejtë vlerat kombëtare të trashëguara të cilat duan shekuj për t’u formuar. Faktori kryesor i rënies së ndonjë vlere është dobësimi i karakterit. Simptomat e dekadencës që vëmë re te politikanët tanë është dobësimi i karakterit të tij. Zhvillimi i egoizmit. Dobësimi i iniciativës e vullnetit. Dobësimi i karakterit dhe moralitetit.
Antivlerat ishin më të mëdha… Këta ishin mbretëria e vdekjes së vlerave dhe deshrojnë të marrin çdo gjë!”. Populli ynë nuk mund t’i ndryshon idetë dhe dogmat e tyre po qe se nuk janë të detyruar që të ndryshojnë qytetërimin e tyre. Ne tashmë e dimë se ecuria e ndonjë vlere rrjedh kryesisht nga karakteri familjar d.m.th. shoqërorë. Ajo epokë frymëzimi ishte e vetmja epokë ku të bërit filozofi me vdekjen kur kundërshtimi i pikpamjeve të tyre nuk mund të durohet më… Dogmat qëndrojnë vetëm me kusht që të mungojë kritika.
Vrasja fantazëm shikon gjithçka dhe vretë çdo gjë… Ishin dhe do të mbetën të përkryer për vrasjet e vlerave kombëtare. Sjellin vlera të vjetra me bollëk dhe nuk largohen si një ëndërr e keqe nga politika. Sikur ky ekipë nuk do të kapitullonte nga sistemi i tyre politik i asaj kohe… Si pasojë e shoqërimit të ideve, vdekja e vlerave kombetare në këto dy decenietë e pas luftës nuk ka asnjë rezervë të caktuar të nocioneve filozofike nënmesatare e cila i bën ata shumë të ngjashëm në dogma, mendime e në veprime të ideve të vjetra të cilat akoma nuk e kanë humbur ndikimin e të bërit filozofi. Këta nuk pyesin më, i është rexhur lëkura.
Cilat janë mënyrat e shfaqjes absolute të pasigurisë? Njëra është e njohur për të gjithë dhe për shumë politikanë. Sepse atëherë për votuesin vlejnë fjalët:
“Mbani parasysh, djalli është i moçëm, prandaj rrituni për ta kuptuar vdekjen e vlerave kombëtare”.
Sigurisht, asgjë nga kjo nuk nënkupton që i gjithë të bërit filozofi “vrastare” mendësia e ngushtë e shqiptarit që sheh me dyshim atdheun dhe e trajtuan si të plaçkë tregu. Pjesa më e madhe e tyre janë fanatik, dogmatik dhe krejtësisht të gabuar. Nëse gjykimet e tyre për çështjet e vlerave reale shtrembërohen nga paragjykimet, ky paragjykim ka të ngjarë të deformojnë eksprimentet mendore gjithashtu. Dhe duke mos e pasur këtë vetëdije politike, sepse origjima e tyre nuk kanë lidhje me shqiptarët, por me perandoritë e ndryshme, mbeturinat të të cilave janë, këta luftojnë me çdo mënyrë e me çdo mjet për me ndotë historinë tonë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “Sokratet e kohes moderne vrasin vlerat kombetare”… Titulli i autorit apo? Pakes dhe pak ma shume se pakes titull sofist. Ne kuptim burimor te sofistve. Cka ishin keto nocione “kombi”? Cka ish ajo “kombi”, cka ish? Identifikimi me cka? Vetem individ i vetedijesuar mundet te jet inicues dhe themel i gjendjes mendore dhe morale te nje kombi. Pse ketu permendet Sokrati, babai i Ethosit, ne konotim negativ e ne titull? Nuk eksiston ne ate kuptim komb i vetdijesuar pa individet te vetedijesuar. Dhe me radhe individ i vetedijesuar e permban, mban, shendron kombin si nocion e nga Pro Primo ne nocion Pro Secondo, dhe anasjelltas. Nuk vetedijesohet kombi pa u vetedijesu individi. E kjo shkon me dashje. Te individit, jo kombit. Se nocion “komb” eshte grup i individeve. Gjendja e kombit matet me individ te vetedijesuar. E vetedijesimi fillon me ate: Dij qe asgje nuk dij. Dhe ketu eshte themeli, fillimi i vetedijesimit. Ata qe ja fillojne me kete jane themel te te vetdijesuarit te nje kombi sipas principit domino efekt. Ata qe nuk dijne e nuk dijne se nuk dijne, pikerisht ata jane me te rrezikshem. E thirren, flasin, veprojne, ne emen te kombit. Parulla te pakuptimta si: “O sa mire me qene shqipetar” dhe me kete paroll mbaron mendimtaria e tyne qe brohorisin kete parulle tersisht te pakuptimt, e pikerisht ata jane me te rrezikshem. Cka i bjen ajo: O sa mire me qene shqipetar, nime cka i bjen ajo? Edhe Hashim Thaci eshte shqipetar. Dhe Rexhep Selimi. Dhe? Ata ende nuk jane te vetedishem se nuk dijne e nuk dijne se nuk dijne. Me qene e kunderta, te kishin qene si Sokrati i cili dinte se asgje nuk dinte, nuk kishin bo aq dame as shqipetarve as Kosoves. Ma shume dame kane bo ata shqipetareve se sa serbet. Se serbet jane ata qe jane, cfare jane, ndaj shqipetarve. Ata barem dijne qe nuk i dojne shqipetaret. Dhe aty jemi paster. E keta, shqipetaret qe nuk dijne se nuk dijne, ata bonen dame me te mdha shqipetarve se sa serbet ne nje kuptim parimor si ujku ne lekure te kingjit. Ngase i vetmi qejz i tyne ishte se jane shqipetar. Per cka flasim na ketu? I ashtuquajturi shqipetarizem eshte bosh pa individ te vetdijesuar, si qenie njerzore se pari. Ashtu cfare ishte Sokrati e qe u be i pavdekshem edhe ne vepren te Platonit “Fedon” ku kjart shruhet dhe pershkruhet vdekja fizike e tij, Sokratit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu