ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Sot bëhen një vit nga dalja në skenën publike të Lëvizjes së Deçanit, lëvizjes më autentike për mbrojtjen e kulturës dhe historisë së kombit

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
___
Sot mr 20 tetor 2024, bëhet një vit qëkur Lëvizja e Deçanit ka dalur në skenën publike shqiptare, jo vetëm në atë të Kosovës.
Megjithëse e vonuar si lëvizje për liri kombëtare dhe për çlirimin e mendësisë së formësuar me shekuj në favor të asimilimit kombëtar, kjo është lëvizja më autentike shqiptare pas shumë shekujsh, që nga luftërat për liri e dinjitet njerëzor ndaj pushtimit të huaj turk-osman e deri në ditët e sotshme.
Lëvizja e Deçanit është një lëvizje puro Shqiptare, që e mbronë pa asnjë mëdyshje kulturën kombëtare, historinë dhe traditat e kombit nga pushtimi i brendshëm islamik që në këtë pjesë të Dardanisë antike dhe përgjithësisht në Shqiptari, i ngulitur qe 35 vite në Shqipëri dhe 25 vite në Kosovë.
Dalja në skenën publike e Lëvizjes së Deçanit , është tregues i qartë se debati me islamin e rrethanave globale ndër ne , tashmë ka përfunduar dhe se njerëzit e këtij populli i kanë marrë gjërat në duartë e veta dhe nuk presin më nga askush, nga asnje imam që të këndellet dhe të shoh se çfarë dëmi e kobi me pushtimin e brendshëm i kanë bërë kombit dhe njëherit as që presin më që institucionet e shtetit të zgjohen dhe të mos e përmbajnë më Islamizimin si një “çështje turke”, e tërthorazi edhe si preokupim gjeostrategjik serbo-rus për të na zhbërë.
Organizat që i dolën në mbrojtje kombit, si “Kufinjt e Arbërit”, “Shqiptaria”, “Lëvizja për Rikthim në Krishterizëm”, Lëvizja e Deçanit dhe shumë organizata të tjera që pritet të vijnë pas, tash një vit po tregojnë për secilën ditë se nuk pranojnë të asimilohemi me Islam të rrethanave globale.
Albert Lekaj, një ndër nismëtarët e formimit të kësaj lëvizjeje kulturore-atdhetare…
*
Se nuk pranojnë as tash e as në të kaluarën që të njihen legjitime xhamitë apo kishat që meremetohen dhe ndërtohen prej të huajve se Gadishulli Ilirik , se vendi ynë nuk është kurrfar “lëndine” ku të tjerët për interesat e veta gjeostrategjike nuk i ndalojnë investimet religjioze.
Që vendin dhe kombin tonë e konsiderojnë të padinjitetshëm e me qafë të përulur , përderisa e zhbënë dhe asimilon me xhami, medrese, fakultete islamike etj.
Nuk ka ekzistuar kurrë “Islami tradicional” apo “minimal”, por vetëm Islami. Islami ka qenë dhe mbetët politikë islamizuese-arabizuese që nga fillimi. Eshtë nacionaliislamizëm. Asgjë tjetër. Këtë na e dëshmoj edhe Ali Eshbar, që në emër të myslimanëve të Turqisë , para një kohe e përuroi Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku e tregoi qëllimin deri tash të fshehur e turkomadh, me fjalët lavdëruese për ushtarët osman që e kanë përhapur Islamin në viset tona, kur i patëm lutur “që të na pushtonin” e mbanin të pushtuar për afro gjashtë shekuj.
Diyaneti i Turqisë është organizatë e afërt me Qeverinë e Turqise, e caktuar për përhapjen e islamit në botë, sidomos “në viset e Perandorisë Osmane”, si në Kosovë, Shqipëri, Bosnje etj.
Ali Eshbar para dy vitesh ishte per t’i përcjellë punimet e xhamisë stërmadhe të Prishtinës, (për të cilën Diyanati i Turqisë i ka dhënë 45 milionë euro para të taksapaguesve të shtetit turk), ku sëbashku me Naim Tërnavën i përcollën “hallall”-punimet neoosmane, xhami që ngritet me paratë e taksapaguesve turq për shtimin e turkoshakëve dhe krijimin e ndërgjegjës Muslimane në popull , që nënkupton vrasjen e ndërgjegjës kombëtare shqiptare.
Këtë armiqësi ndaj kombit nuk do ta lejojmë kurrë…!
Se kjo bëhet për të edukuar ushtarë neoosmanli në këtë xhami e të tjera në mbarë Gadishullin Ilirik dhe ideolog të pushtimeve neoosmane si Arbër Vokrri.
Në këtë ditë të shenjt kombëtare, nuk ka mundësi t’ia harrojmë të gjithë ata gjigand të atdhedashunisë Ilire-Arbnore, që nga kohët me të lashta e deri tek qëndresa epokale e Gjergj Kastriotit ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, nga ajo e Pjetër Bogdanit, Ahmet Delisë, Ded Gjo Lulit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Adem Jasharit dhe të secilit luftëtar të lirisë Arbnore në mbarë historinë deri në ditët e sotshme.
Prandaj, në fund të këtij përkujtimi dhe urimi duhet theksuar se para se ta mbrojnë Europën, Shqiptarët (Arbërorët) , parasëgjithash duhet ta mbrojnë vetvetën , kulturën, historinë, doket e zakonet e veta, se kur e mbrojnë qenien e vet Shqiptare-europiane, nënkuptohet se e mbrojnë edhe Europën, shtratin e jetës së vet.
Gëzuar njëvjetori i marshit të pakthyeshëm në mbrojtjen e kombit, Ju Heronjve të gjallë të Lëvizjes se Deçanit dhe të çdo lëvizjeje tjetër që i thotë NDAL dhe se lejon të ecë asnjë hap përpara fashizmin islamik!
Gëzuar…!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu