ARKIVI:
10 Janar 2025

Sot Gjergj Kastrioti e kishte ditëlindjen, mezi jemi tubuar gjithsejt dyzet persona para shtatores së tij, për t’ia uruar ditëlindjen!

Shkrime relevante

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Ministri i Grenlandës përshëndet Trumpin: – I hapur për biznes

Foto: Nikolai Linares / Ritzau / Reuters / NTB Magnus Kallelid Ministri i...

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
SYNETIA E TRURIT TË KOMBIT, REZULTOI ME GJITHSEJ 40 VIZITORË TE SHTATORJA E GJERGJ KASTRIOTIT, PËR DITËLINDJEN E TIJ
Në një vend ku shumica kërkojnë prej shkrimtarit, poetit dhe artistit që ta përshkruaj aromën e djathit të mykur francez si aromë të parfemit Hugo Boss, bëhet fjalë për një insistim të çmendur kolektiv për vetmashtrim të mendjes, syve dhe shqisave. Kam jetuar kohë të gjatë në Gjermani, ku jo vetëm çdo materie e gjallë dhe e vdekur, por edhe çdo fenomen negativ dhe perverzitet quhet dhe përshkruhet pikërisht ashtu siç është. Pra kam jetuar mjaftueshëm gjatë në Gjermani, sa për ta kuptuar që nuk ka kuptim vetmashtrimi, apo siç themi ne “marrja e vetit me të mirë”. Sot Gjergj Kastrioti e kishte ditëlindjen. Mezi jemi tubuar gjithsejt dyzet persona para shtatores së tij, për t’ia uruar ditëlindjen. E ftova me zë të lartë Haki Abazin, që kaloi aty pari, me shpresën se do të na bashkangjitej, por ai si duket e kishte një punë larg me të mençur, sepse atë e priste një takim me një person larg më interesant. Bilës dikush nga të pranishmit bëri shaka se Hakiun flokëkuq si irlandez, e priste takimi me Visar Korenicen, që është një individ larg më i rëndësishëm, më i mençur, më meritor, më atraktiv dhe më i shkathët se Gjergj Kastrioti, në mos për asgjë tjetër, atëherë për shkak të precizitetit “xunxe magarče” më të cilin e bombardoi Izraelin. Ai dikushi isha unë Lirim Gashi. Kam jetuar mjaftueshëm gjatë në Gjermani ku m…i thuhet m…dhe mjaltes mjaltë, sa për ta kuptuar se çelësi i suksesit është asgjësimi i virusit në fazën embrionale, para se të shndërrohet në pandemi. Ndaj gjermanët me meritë janë aty ku janë. Ndërsa ne që e fusim virusin nën qilim, me shpresën se nëse nuk e shohim me sy nuk na sheh as ai neve, jemi me meritë pikërisht këtu ku jemi. Sepse nuk mund të peshkosh virusa nga një kënetë tepër toksike dhe infektuese, e më pas t’i fusësh në Parti duke shpresuar që anëtarësia do të shpëtojë nga pandemia. Në fakt nuk do të më bëhej aspak vonë për asnjë Parti politike edhe nëse virusat që i mbajnë me qëllim brenda do ta korrnin si kombajnat gjysmën e anëtarësisë së tyre.
Por partitë tona politike fatkeqësisht po i mbushin dhe infektojnë me virusa institucionet tona shtetërore, që më pas po ia nxijnë jetën popullit dhe shtetit. Vetëvrasja nuk bëhet ndryshe pos kështu siç po ndodh tani, ndaj Forces së Diaspores nuk i mbetet zgjidhje tjetër, pos të shndërrohet në mjek, edukator, psikolog, virolog, sociolog dhe terapeut të këtij populli dhe shteti, sepse aty ku është dija, guximi dhe vullneti, aty është edhe rrugdalja nga vetshkatrrimi. Do të mjaftonte një fishkëllimë e Shefqet Krasniqit që muzikën tallava të synetisë së nipit të tij ta nderonin 200 mijë persona me nga 200 franka zvicerane.
Mirëpo kjo ndodh vetëm në një vend ku një i mençur i bënë 200 mijë budallenj synet në tru.
Udri Mujo bez milosti do iznemoglosti.
____
* Autori është kryetar i FeD për Kosovën

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu