ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Sot, më 22 dhjetor 2023, bëhen 40 vite nga përurimi i objektit shkollor të Muqibabës së Gjilanit, më 22 dhjetor 1983

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Nga: Halim Vranovci, udhëheqës i njohur arsimor dhe pedagog nga komuna e Gjilanit

(Fotoja e pedagogut dhe udhëheqësit arsimor të Komunës së Gjilanit, Halim Vranovcit, është e asaj kohe).

  • Në 40-të vjetorin e përurimit solemn të objektit shkollor në Muqibabë, më 22 dhjetor 1983   
  • Kujtime nga festa e madhe popullore, që u mbajt në këtë vendbanim. 

I kujtojë me shumë nostalgji ditët që kalova në ball të aksionit bashkë me banoret vendës dhe kënaqësinë qe përjetova në ketë vend të largët malor, qe mban një emër jo fort të zakont –Myqibabë. Shkolla në ketë mjedis ishte e përbashkët për nxënësit e tre fshatrave (Myqibabë, Burincë dhe Lipovicë).Pas përfundimit të ciklit të ulët shkollorë (kl.I-IV) e kishin tepër të vështirë të vazhdonin shkollimin e mëtejme tetëvjeçar (në Lashticë, ose Velekincë), për vajza, as që bëhej fjalë!

Ardhja ime në Entin Pedagogjik, ne cilësinë e këshilltarit për ciklin klasor, me dha rastin te  vizitojë shkollën dhe të shoh nga afër objektin e katandisur shkollor me inventarë mesjetar (banka e karrige), që ngjanin në mjerim të vërtet Migjenian.

Në foto është pedagogu dhe udhëheqësi i shquar i arsimit të Gjilanit dhe Anamoravës përgjithësisht, Halim Vranovci, përpara shkollës pothuaj të rrënuar, që u shndërruar ndërkohë në shkollë të re, që u përjetua me gëzim e krenari nga banorët e atyre fshatrave.

Nxënësit, ishin në  varfëri ekstreme. Udhëtonin me kilometra nga lagje të vogla të shpërndara në atë terren të vështirë kodrinor e malor, më rrugica të rrezikshme, larg nga Shkolla e përbashkët. Nuk mund te imagjinoja se vetëm një vit pas kësaj vizite profesionale, Unë do jem, dikush, që mund të ndihmojë, nxënësit, në këtë vendbanim të bëhen me objekt të ri shkollor, të pajisur me inventar, nga prodhuesi prestigjioz ’’Slovenijales’’ të Lubjanës. Për ndërtimin e shkollës në ato kohë të vështira, ishte i nevojshme edhe angazhimi i qytetarëve vendës, përmes kontributit te tyre simbolik financiar dhe punës së pa kursyer  fizike. Nuk e harroj, takimin e parë me banorët e tre fshatrave të përmendura , që erdhën në numër të madh, për të biseduar rreth ndërtimit të shkollës.

Fjala ime në ketë tubim, u përcoll me interesim nga gjithë pjesëmarrësit, duke e premtuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre, deri në përfundim të ndërtimit të shkollës. Brenda një jave, pas marrëveshjes, arrita te dërgoj nja 4-5 mijë blloka dhe material tjetër ndërtimor, për të filluar punën mbarë. Ishte kjo befasia më e madhe që kishin përjetua këta banorë, në afro dyzet vite të socializmit, në këtë mjedis shoqëror. Materiali ndërtimor kishte mbet 200-300 metra larg lokacionit. Kjo ndodhi sepse ishte e nevojshme, në ndërkohe të hapej rruga, me makineri të rëndë. Organizova edhe një takim tjetër me  banorë rreth bartjes së materialit ndërtimor në vendin e caktuar për ndërtimin e shkollës.

Të nesërmen (ditë e dielë) 30-40 të rinj e të moshuar, realizuan me sukses detyrën e tyre të parë. Ishte një ditë e veçantë, një gëzim shumë i  madh për banoret vendës. Aksioni i parë shembullor dëshmojë bindshëm se janë të vendosur të ndërtojnë shkollën, për fëmijët e tyre, mirëpo , ishte e nevojshme edhe ndihma e Bashkësisë Arsimit.

Ndërtimi i themeleve të shkollës, më 5 dhoma mësimi dhe lokale tjera përcjellëse, po bëhej realitet. Sa shumë djersë, mund e sakrifica bënë këta fshatarë të ndershëm (të rinj e të vjetër), duke mos kursyer asgjë nga vetja e tyre për të përfunduar me sukses fazën e parë të ndërtimit. Mjetet financiare që kishim në dispozicion, ishin të pa mjaftueshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës. U dashtë bëjmë një “gjimnastikë “ të vogël, për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare. Mbi Pllakën e Betonit në sipërfaqe prej 322 metra katrore, meqë ishte përfundua ditë më parë, organizuam një koktej rasti, më udhëheqës të lartë shoqëror – politik, të komunës, drejtorë të ndërmarrjeve ekonomike dhe Sekretarin e Bashkësisë krahinore të Arsimit.

Pjesëmarrësit në ketë takim ishin shumë të befasuar me angazhimin e banorëve vendës, ne ketë projekt aq të rëndësishëm, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ideja e këtij takimi jo të zakonte ishte që ta fitojmë përkrahjen financiare të ndërmarrjeve të mëdha prodhuese dhe tregtare, për të finalizuar këtë projekt të rëndësishëm.

Erdhi në shprehje solidariteti në vepër i mysafirëve të ftuar. Secili prej tyre në fjalën  përshëndetëse në takim, publikisht premtoi për përkrahje, për vazhdimin e ndërtimit (mjete financiare apo material ndërtimor), që realisht e bëri  të mundur shkolla të përfundohet me sukses. Prezent ishin dhe ndihmuan shkollën; ndërmarrjet shoqërore”Prosveta”, ”Aut-moto”, ”Kosovatransi”, ”16 Nëntori”, ”Zhito-Prometi”, ”Jugotermi”, ”Mlladosti”, Bashkësia krahinore e arsimit etj. 

Ditën që kjo shkollë e bukur u përurua, ishte një ngjarje tepër e veçante gëzimi, një feste e madhe popullore. Ne pritje të mysafirëve kishin dalë i madh dhe i vogël, pleq e të rinj, nga fshatrat e përmendura. Ka mbet i paharruar kujtimi për respektin që treguan, banoret vendas për punën dhe angazhimin tim dyvjeçar, ne ketë vendbanim të largët malor.

Ishte ditë shumë e veçantë sepse po kurorëzonim me sukses, ketë vepër të përbashkëte cila do të jetë me vlerë jetike për nxënësit dhe prindërit e tyre, ne dekadat e ardhshme. Përshëndetjet e ngrohtë dhe duartrokitjet frenetike ditën e përurimit, për mua dhe bashkëpunëtoret e mi, nga Bashkësia komunale e arsimit, që punuam ditë e natë përkrahë banorëve, ishin mirënjohja dhe falënderimi me kuptimplotë që pata përjetuar. Atë ditë tepër e kujtoj si tepër emocionuese për mua. Përveç angazhimit epik të banoreve, dua të veçoje edhe kontributin e jashtëzakonshëm të z. Shaban Rexhepit, nga Burinca dhe Isa nga Myqibaba, që ishin “dora ime e djathtë’’ në përcjelljen dhe koordinimin e punës nga fillimi, deri në përfundim të ndërtimit të shkollës në Myqibabë.

Ky përurim, ishte fillim i mbarë i një bashkëpunimi shembullorë, mes Bashkësisë Arsimit në Gjilan dhe qytetareve, në shumë Vendbanime tjera (Sllubicë, Verbicë të Zhegovcit, Gadish, Pasjak, Uglarë,etj), krejtësisht të harruara, me epitetin “shkollat e vetëkontributit’ ’që i ndërtuam njërën pas tjetrës bashkë me banoret vendës në mjedise siç thuhet ”pas shpinës së zotit”, ne një kohë jashtëzakonisht të vështire politike, ne vitet e 80-ta, kur nacional- shovinistët serbë në ’Mitingjet e solidaritetit….’’, anekënd Kosovës dhe Republikave tjera të ish federatës jugosllave, haptas kërkonin armë për të vrarë shqiptaret!

Të gjithë ata kontributdhënës shpirtbardh dhe gjithë nxënësit (vajza e djemtë),që për katër dekada ju qeshi fati të ulen në bankat e kësaj shkolle të bukur, i përshëndes përzemërsisht, kudo që ata janë me familjet e tyre. 

Më 22 dhjetor1983.                                                                                 

  • Halim Vranovci, ish – Sekretar i Bashkësisë Arsimit, Gjilan             
  •   Fshati malor i Anamoravës me emër mjaft të çuditshëm, Muqibabë, por shumë i bukur e me banorë krenarë.                                              

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu