ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Sot njëzet e gjatë vite qyshkur nxënësit e Gllogjanit kishin mbetur nën mëshirën e Zotit dhe dy mësimdhënësve!

Shkrime relevante

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Shpërndaj

Shkruan: Adem Lushaj, Deçan

24 mars 1998!

(Pjesë e shkëputur nga libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”

Pak ditë pas luftës së Jasharajve, edhe Komuna e Deçanit u përfshi nga flakët e saj. Pikërisht më 24 mars të vitit 1998, u sulmua familja e Hilmi Haradinaj. Në këtë sulm qenë të angazhuara forca të mëdha serbo-sllave, të pajisura me armatim të rëndë e modern.

Banorët e Gllogjanit dhe fshatrave përreth, nga droja e ndonjë masakre si në familjen Jasharaj, kishin marrë rrugën e ikjes. Në këtë betejë kanë rënë në altarin e lirisë, Agron dhe Gazmend Mehmetaj, e më vonë nga plagët e marra kishte ndërruar jetë, Himë Haradinaj. Kishte shumë të arrestuar, të maltertuar, djegie dhe granatim të shtëpive.
Po të njëjtën ditë, nga forcat serbe ishin zënë peng mbi 100 nxënës, mësimdhënës dhe prindër të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” (tash me emërtimin “Heronjtë e Dukagjinit”) në Gllogjan.

Këta nxënës, së bashku me dy mësimdhënësit e tyre dhe njërin nga punëtorët teknik, ishin mbajtur gjithë ditën si mburojë, duke bërë që fëmijët të mbesin pa uji dhe bukë, edhe të pësojnë trauma.

Në mbrëmjen e 24 marsit, këta nxënës dhe mësimdhënësit e tyre, ishin larguar fshehurazi nga shkolla, duke gjetur strehim në familjen Lushaj të Shaptejt.

E, të nesërmen kishin marrë rrugën për në Kishën katolike të Novosellës-Gjakovë .
Lumnije (Zekë) Avdijaj, e lindur me 6 qershor 1972 në fshatin Shaptej, ishte mësimdhënësja që kishte qëndruar në mesin e nxënësve të zënë peng, duke mos i lënë të vetëm, për asnjë moment. Në dëshminë e saj të dhënë më 3 gusht 1999, Lumnija ka shpjeguar në hollësi ngjarjen e 24 marsit, apo siç njihet si “Odisejada e nxënësve dhe dy mësimdhënësve të tyre”.


“Dita e 24 marsit 1998, ishte një tmerr i vërtet për mua dhe nxënësit e shkollës sonë. Unë dhe burri im Bekimi, që të dy mësimdhënës të shkollës “Hasan Prishtina”, së bashku me 115 nxënës, e me punëtorin teknik, Beqir Dervishaj dhe disa prindër, u mbajtëm peng tërë ditën nga snajperistët serbë.
Pasi që dëgjuam të shtëna në drejtim të Gllogjanit, e ndërkohë na erdhën disa prindër duke treguar se si forca të shumta policore serbe, e kanë sulmuar familjen e Hilmi Haradinaj (babai i Ramushit dhe Dautit), bëmë përpjekje që të largohemi nga shkolla, ngase. kishim mbetur edhe pa drejtorin dhe kolegët tjerë, të cilët veç ishin larguar nga shkolla. Pasi u pajtuam me Bekimin, morëm rrugën që të strehohemi në malet e Shaptejt. Mirëpo, kemi rënë në duart e policisë serbe, sepse kishim drojën e gjuajtjes nga helikopterët. Nuk donim të rrezikonim asgjë. Dolëm nga vendi ku ishim strehuar, duke treguar se janë nxënës. Turmës sonë iu bashkuan edhe disa prindër tjerë, në mesin e të cilëve edhe dy kushërinjtë, Qaush dhe Sali Lushaj, si dhe Zhujë Ramaj, Muharrem dhe Maxhun Sejfijaj, Qamil Hamzaj, etj. Midis nxënësve ishte një djalë i vogël 4 vjeçar i cili u traumatizua nga të shtënat e vazhdueshme, që zgjatën tërë ditën. Na kthyen në shkollë. Më kujtohet momenti kur snajperistët i vranë dy të rinj të Gllogjanit, Agron dhe Gazmend Mehmetaj. Gjatë kthimit për në shkollë, kur kemi mbërri te rruga Lushaj, e kam nxjerr nga turma Venonin, duke i thënë: “ik dhe lajmro babën apo kushdo qoftë te Lushaj, për zënien peng të nxënësve”.
Në mbrëmje, kur filloi muzgu, forcat serbe filluan të tërhiqen, ndërsa ne kemi shfrytëzuar rastin e kemi shkuar në shtëpinë e axhës tim, Fetah Lushaj, i cili kishte qenë aty më djalin, Ademin. Të uritur, të frikësuar, të pa pirë. Gjetëm bukë dhe uji. Dolëm nëpër të gjitha shtëpitë duke kërkuar ushqime. Ajo natë ka qenë e ankthit. Mendimet shkonin tek çdo e keqe e mundshme. Kaluam si kaluam e në mëngjes drejtë Kishës së Novosellës, në Komunën e Gjakovës. Aty gjetëm strehim. Vinin prindërit dhe i merrnit fëmijët e tyre. Unë, asgjë nuk dija për djalin tim dyvjeçar, Besnikun. Zoti na ka ruajtur”,- ka thënë në rrëfimin e saj, Lumnije Lushaj-Avdijaj.


Më 24 mars 1998, ishte vrarë edhe riu, Himë Haradinaj-17 vjeçar, trupi i pajetë i ishte gjetur në Sukë të Biteshit, në afërsi në Liqenit të Radoniqit. Himë Haradinaj, një djalosh i cili jepte të kuptonte që s’kishte as 12 vjet, me pushkë në dorë ka gjetur vdekjen nga snajperistët serb. Trupi i njomë i Himës ishte gjetur pas pesë ditësh nga banorët e fshatit Shaptej. Në kërkim të Himës, fillimisht ishin angazhuar aktivistë të LDK-së: Sali dhe Osmon Cacaj, Curr Mazrekaj, Mon Selmonaj dhe Muhamet Hadërxhonaj. Mirëpo, pasi nuk kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të tij, kanë kërkuar ndihmën e banorëve të Shaptejt, të cilët menjëherë ishin vënë në kërkim të kufomës së Himës, të cilin e kishin gjetur në mal dhe përskaj trupit të tij, ishin gjetur dy bomba dhe një pushkë automatike.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. ….Nuk e dij ( s´jam i sigurte) nese ne foltografine e fundit eshte edhe z. Ramiz Tafiljaj-afarist dhe veprimtar i shquar shqiptar ne Hjuston ( Huston, Texas) te SHBA-se, pder te cili dikur me kishte folur (rrefyer) me nota te larta ose superlative, i ndjeri Agim Mala ( Drite paste!)..? Tafilaj ka edhe ne Dubrave, edhe ne Lebushe te Decanit, por edhe ne Peje….

    Romaket e lashte kane thene dikur: Act non Verba…

    Kush eshte dhe prej nga eshte ky A. Lushaj…? Nga Shapteji i Decanit, apo…?

    Me shumed hajat se ode (sobe)-thone ne Drenice.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu