ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Sqarim i psikologes klinike Lule Alidema në lidhje me profesionin e psikologut

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Lule Alidema, psikologe, Prishtinë
___
SQARIM NË LIDHJE ME PROFESIONIN E PSIKOLOGUT
Gjatë përvojës time si psikologe, numër i madh i njerëzve ndanë shqetësimet e tyre me mua, kuptohet në cilësi të psikologes, dhe ajo që pak nuk më pëlqen është se psh ka nga ata persona që kur vijnë për trajtim kërkojnë siguri për konfidencialitet.
Mirë, e mirkuptoj ngase mund të kanë pasur ndoshta përvoja të atilla që kanë humbur besimin nga “psikolog” e që realisht them me plotë bindje të tillët nuk janë psikolog.
Të jesh psikolog nuk është e mjaftueshme ta posedosh vetëm një diplomë shkollimi poqëse brenda karakterit tuaj nuk qëndron aftësia ruajtjes së konfidencialitetit të klientit, klientes.
Klient mund të jetë miku, mikja, familjari/a të afërt e të largët, por edhe ata duhet qëndrojnë brenda kornizës profesionale sa i përket konfidencialitetit.
Me një fjalë profesioni i psikologut kërkon që psikologu të posedoj karakter të fortë besnikërie dhe të paluhatshëm nga asnjë situatë, qoftë edhe atëherë kur klienti juaj në të ardhmen mund të jetë armiku juaj.
Andaj, për kushdo që nuk e di dua të ju tregoj hapur se psikologun e karakterizon konfidencialiteti (ruajta e shpalosjes së shqetësimit të klientit gjatë gjithë jetës, jo vetëm gjatë periudhës së trajtimit).
Është jashtë çdo logjike, jashtë çdo kriteri profesional, jashtë çdo arsye, dhe është jo profesionale nëse një psikolog shpërfaqë shqetësimin e klientit pa marrë parasys vitet sa kanë kaluar nga trajtimi.
Nëse dikujt i ndodhi apo edhe i ndodhë që një psikolog ta keqpërdorë shqetësimin tuaj, ju lus ta publikoni me emër, ta dënoni, sepse ata nuk janë psikolog, dhe nuk kanë të drejtën profesionale të ju keqpërdorin juve e as profesionin e psikologut që është një ndër profesionet më të ndjeshme që ekzistojnë.
Çdo profesion tjetër mund të lë hapësirë tolerance apo arsye kur keqpërdoret ama JO KURRË edhe psikologu, dmth nuk ka asnjë mundësi arsyetimi e as mirkuptimi në rast keqpërdorimi.
Ta keqpërdorësh ndjenjën që buron nga shpirti i klientit është abuzimi më i shëmtuar i mundshëm dhe në asnjë formë nuk e toleron profesioni.
Tjetra, qindra herë e kam thënë dhe vazhdoj ta them bindshëm se nëse dikush u trajtua me mua, asnjëherë nuk duhet të ndihet në siklet poqëse rastisë të më takoj gjatë jetës.
Dua të ju siguroj se ajo çfarë punuam bashkë ishte pjesë e punës sime që e bëj me plotëpërgjegjësinë time.
Ju lus ta ndani periudhën kur ishit klient e kur ju kam miq/mike, familjarë/e!
Unë me plotë vëmendje di dhe e ndajë, andaj mësohuni edhe ju ta ndani.
Unë, vazhdoj të jam psikologe, por jo pasiqë mbaruam me trajtimin me juve dhe ju tashmë bëni jetë normale.
Kjo është puna ime dhe mua aspak nuk më habitë, as nuk e shikoj jashtë normales kurse njeriu ndeshet me shqetësime psikologjike, fundja njeriu ndeshet (jo kafsha që nuk ka logjikën) dhe se thuajse çdo njeri që ka ndjenja në ndonjë moment të caktuar mund të mos jetë vetja, mund të ka probleme të ngjashme me ty, mund të përjeton momente e kriza emocionale, etj.
Prandaj jemi njerëz, njeriu ndjen knaqësitë dhe paknaqësitë, i përjeton dhe mund të lëndohet.
Është normale të mos jetë gjithëçka dhe gjithmonë normale.
Mirkuptoj çdo gjendje e situatë të njeriut pa u ndikuar nga rasti, sepse jam kjo dhe këtu psikologe për të ndihmuar e lehtësuar jetën e njerëzve e jo për ti zmadhuar e vështirësuar jetën njerëzve.
Gjithmonë, flas e them për veten time se kushdo që u trajtua me mua është dhe mbetet gjithmonë 100% sekret mes meje dhe klientit.
Ajo çfarë e diskutuam dhe trajtuam ajo mbetet atje, dhe nuk ka nevojë askush të jetoj me peshën e brengës se psikologia e di problemin tim apo edhe mos ndonjëherë do ta shpërfaqë.
Ju siguroj se JO kurrë asnjëherë, kjo pjesë mbyllet një herë e përgjithmonë.
Problemi i klientit është edhe problem imi, sepse jam betuar se do ta zotroj në mënyrën më profesionale të mundshme punën time.
Është kusht dhe kriter i psikologut ruajtja e konfidencialitetit të klientit, në të kundërtën nuk është psikolog.
Andaj, kushdo që ndau me mua problemin e vet ju lus që as edhe një herë të mos ju shkoj në mendjen tuaj se do ta di dikush apo personi tjetër.
Pasuria, veçantia dhe karakteristikë e imja personale dhe profesionale është se konfidencialitetin e klientit, njeriut përgjithësisht pavarësisht raportit ndërveprues, NUK e shes e as nuk e manipuloj për asnjë çmim, e arsye qoftë edhe atëherë kur jeta ime është në pyetje.
Falemnderit për mirkuptim!
***

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu