ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Srebrenica , poezi e Shefqet Dibranit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Shpërndahet me rastin e miratimit të rezolutës në Asamblenë
e Përgjithshme të OKB-së miratohet  për gjenocidin në Srebrenicë (Autori)


Shefqet Dibrani

SREBRENICA*

Të erdhën serbët dhe t’u hodhën përsipër
siç bie rrufeja mbi çati
bajonetat u vërsulën mbi duar të pambrojtura
tashmë s’kalohej asnjë prag shtëpie
dhe pranvera nuk çelte asnjë derë

Kishte kohë që në Srebrenicë nga oxhaku tym nuk dilte
ai tym që dikur shkonte thik’ përpjetë
e vetmja thikë që dëshmonte këtu jetën

Srebrenicë t’i masakruan pabesisht
burrat burrërorë dhe zonjat e zonja, njerëzit e tu
tmerrësisht fëmijët në gji të qumështit t’i ngulfatën

Srebrenicë mbi ty ra ploja e krimit modern
përpara marshit të OKB-së
mbi ty qytet ra mallkimi siç bien mortët nga qielli
në zymtësinë e një nate plot ankth

Srebrenicë në ty dita shënjoi kumtin e zi
e nesërmja gdhiu e qetë, s’kishte më kush të bënte of e uf
të nesërmen askush nuk doli në derë
as dhembje s’kishte më
ishte mesjeta e errët apo fundi i turpshëm
i Shekullit Modern
kjo gjë nuk thuhet në kronikat që dimë
as nuk shkruhet mbi letrat e ngrëna nga dhëmbët e territ

Srebrenicë të ranë në pikë të diellit
para syrit optik të kamerave
kurse OKB-ja bënte sehir kasaphanën
e cila turpëroi vetë Evropën dhe njerëzimin
gjithë Shekullin që i mbylli sytë e në ëndërr
pa Makbethin

Mbi ty Srebrenicë qëlloi jo vetëm serbi
po tërë 100 vjeçari modern dhe vjetran
tash ti je një qytet i pushkatuar
dhe me statujat e vrara, me ujin e vrarë, zogjtë
ajrin dhe lulet, edhe ndërgjegjen e vrarë

Srebrenicë ti je qyteti i varreve dhe i tragjedisë
së filmuar në celuloid nga syri optik, shih si krenoheshin
ushtarë në anën tjetër për krimin bizar
tetëmijë njerëz të vrarë
tetë mijë njerëz në të njëjtin varr

Ky është bilanci i turpit ballkanik e më përtej
prandaj dhe kortezhi mortar zgjatet në pakufi
si në romanin e mikut tim Visar Zhitit me të vetmin faj
që serbin e patën fqinjë

Në fund të fundit në Srebrenicë ra kambana që theu
bronzin e heshtjes dhe njerëzit dolën nga varret e tyre.

Srebrenica gjendet në Lindje të Bosnjës. Në korrik të vitit 1995 rreth 8 000 burra,
gra, djem dhe fëmijë myslimanë u zhdukën, pasi forcat serbe pushtuan Srebrenicën,
një zonë që Kombet e Bashkuara e kishin deklaruar ”vend të sigurt”.

Botuar në librin e autorit “ANATOMIA E BRYMËS”, botuar në Prishtinë 2013, faqe 290 – 291.

* Në vegëz ballina e librit ANATOMIA E BRYMËS.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu