ARKIVI:
19 Nëntor 2024

‘Srpska kuća’, pjesë e propagandës serbe në Lojërat Olimpike Verore në Paris

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga: Emin Azemi, Shkup
___
* ‘Srpska kuća’, (Shtëpia Serbe) pjesë e propagandës serbe në Lojërat Olimpike Verore në Paris.
Gjatë Lojërave Olimpike Verore që mbahen në Paris, nga 26 korrik- 11 gusht, Serbia do t’i prezantohet botës, përveç se me sportistë, edhe me “Shtëpinë Serbe” (‘Srpska kuća’), e cila tash më është vendosur në parkun La Vilet në Paris, dhe siç thonë ideatorët e këtij projekti, vizitorët do të mësojnë për traditën serbe, kulturën, figurat e njohura historike. Gjithë ky angazhim i shtetit serb po bëhet me një qëllim senzibilizues për një projekt tjetër që dë të pasojë. Siç bëhet e ditur, Beogradi do të jetë nikoqir i ekspozitës së specilaizuar EXPO 2027. Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Čadež, ka deklaruar se gjithë vizitorët që do të vijnë në ‘Shtëpinë serbe’ në Paris, do të jenë vizitorë potencial edhe të EXPO 2027. Ai ka përkujtuar se investimi në EXPO 2027 kap vlerën rreth 17, 5 milirad euro, të cilat do të dedikohen për zhvillimin e komunikacionit, infrastrukturës energjetike, turizmit, kulturës, teknologjive të reja, inovacionit si dhe ndërtimin e spitaleve, objekteve sportive.
‘Paris 2024’ do të jetë edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike Verore dhe pjesëmarrja e 10-të për Shqipërinë, e cila do të merr pjesë me tetë (8 ) sportisë. Kosova, për të cilën do të jenë Lojërat e treta Olimpike Verore, në Paris shkon me nëntë (9) sportisë , kurse Maqedonbia e Veriut me pesë (5).
Deri më tani nuk ka ndonjë njohuri nëse Shqipëria dhe Kosova, përmes ndonjë projetki të posaëm, do t’i shfrytëzojnë këto Lojëra Olimpike Verore për të promovuar traditën, kulturën, turizmin në viset shqiptare. Nëse ende nuk e kanë menduar një gjë të tillë, atëherë mbetet të mësojmë edhe nga ai, që ndryshe i themi, “dreqi n’kojshi”
Shqiptarët kanë me çka t’i paraqiten botës, mjafton vetëm të bëhet një përzgjedhje e prioriteteve, por jo nga ata që në listën e prioriteteve vazhdojnë t’i fusin mosmarrëveshjet, konfliktete e brendshme, marrëzitë dhe idiotësirat-kotësirat e mediave joprofesionale…
Na ka marrë malli të shohim një listë të shqiptarëve normal, që nuk flasin keq për tjetrin pa argumente dhe të arriturat e veta nuk i monopolizon vetëm si zotësi personale….
Na ka marrë malli të shohim një listë me media normale që do të promovonin ata që kanë bërë diçka në jetën e tyre, e jo ata që para se të bëjnë diçka në jetën e tyre, i shesin mend babës se si bëhet fëmija…
Na ka marrë malli të shohim një listë ku do të përfshiheshin gjithë ata shqiptarë e shqiptare që në heshtje kanë promovuar kombin e tyre dhe në këmbim nuk kan kërkuar asgjë nga kombi…
Lista, sigurisht, mund të jetë shumë e gjatë, dhe kjo mjafton të dijmë se në mesin tonë jo se nuk ka njerëz fisnik, njerëz që të tjerët kanë pa hajr nga puna e tyre, njerëz që nuk i dëmtojnë të tjerët për do interesa egoste të tyre…
Por, dikush duhet t’i nxjerr në pah këta njerëz…. /ea

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu