ARKIVI:
14 Maj 2025

    Stamboul (1919) / Ja kush janë pjesëtarët e delegacionit shqiptar që u nisën nga Kostandinopoja për në Konferencën e Paqes në Paris

    Shkrime relevante

    LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

    Florim Zeqa Kryetari i LDK-së, humbësi i zgjedhjeve parlamentare, Lumir Abdixhiku i...

    Rikthimi në Shtëpi i Blerim Metajt dhe vajzës së tij…!

    Blerim Metaj, Kaliqan, Pejë RIKTHIMI NË SHTËPI Të jesh katolik nuk është vetëm...

    Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli

    Nga Aurel Dasareti Gjyshi im nga babai (ish-oficer i rangut të lartë),...

    Një meditim për tradhëtinë, orgazmen dhe poshtërimin kombëtar

    Lirim Gashi, Prizren  __ TRAGJEDIA E SHUSHUNJAVE POLITIKE: NJË MEDITIM MBI TRADHTINË, ORGAZMËN...

    Shpërndaj

    Sesioni i inaugurimit të konferencës së paqes në Quai d’Orsay në Paris, janar 1919. © Marcel Lorée/ECPAD/Défense

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Dhjetor 2023 

    “Stamboul” ka botuar, të premten e 7 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim për pjesëtarët e delegacionit shqiptar të nisur nga Kostandinopoja për në Konferencën e Paqes në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Nisja e delegacionit shqiptar

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Shkëlqesia e Tij Halil Pasha, Komandant i Legjionit të Nderit, fisnik nga Gjirokastra; Fuat bej Dibra, filantropi simpatik i njohur në qytetin tonë, zoti Bonatti (Jul Bonati), kryetar ceremonishë, Shkëlqesia e Tij delegati apostolik, z. Malé Chani (Mihal Shani Tepelena), gazetari shqiptar, dhe avokati z. Blinishti (Benedikt Blinishti), u nis mëngjesin e sotëm në orën 10:00 në kalatën e Galatas në varkën e vënë në dispozicion të delegacionit nga autoritetet franceze, në bordin e anijes Duguay-Trouin. 

    Gjithashtu për herë të parë në qytetin tonë u valvit zyrtarisht flamuri shqiptar (sfondi i kuq me shqiponjën dykrenare). 

    I urojmë suksese delegacionit.

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    1. “M.BONATTI” nuk don me thane “zoti Bonatti (Jul Bonati), kryetar ceremonishë”.
      M.BONATTI don me thane MONSINJOR JUL BONATTI, lindun ne SHKODER me 24 maj 1874. iNTELEKTUAL DHE ATDHETAR I FLAKT. U arrestu nga komunistat dhe mbas torturash mizore vdiq 5 nandor 1951.U shpell MARTIR I KISHES KATOLIKE.

      Jeta e Tij: https://www.santiebeati.it/dettaglio/97032

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu