ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Stipe Mesiq: Serbia e akuzon Millosheviqin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka deklaruar se Serbia vazhdon ta mbajë kokën lartë pavarësisht se ka dështuar me përpjekjet e saj që me luftë të mbajë rajonin nën kontroll. Megjithatë, sipas tij, ky shtet duhet të kuptojë se më “nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, e as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje”.
“Vështirësia e rajonit tonë është se Serbia, si shoqëri, nuk ka pasur sukses në atë që kanë kuptuar gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur ide që kanë qenë të paarritshme. Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën. Ajo e akuzon Millosheviqin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën. Tani, disa nuk mund të pajtohen me faktin se kanë shkuar në rrugë të gabuar dhe se duhet të hapin bashkëpunimin me fqinjët e tyre. Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje teknike për Serbinë. Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj”, ka thënë Mesiq në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ku ka thënë se qartazi “dikush s’mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh”.

Ai ka thënë tutje se Serbia ka mundur të ketë politikë ndryshe ndaj Kosovës e ka mundur të bënte shumë, përfshirë “marrëdhëniet konfederale”, por se pas luftës, “këto tani janë iluzione”.

“Nuk ka më mundësi që të ndryshohet diçka në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova është e njohur në masë të madhe. Të tjerët që nuk e kanë pranuar, do ta bëjnë këtë. Kjo shkon me rrjedhën e vet. Do të ishte mirë sikur të kishte më shumë informacione në Serbi, që shoqëria të kuptojë se politika e Sllobodan Millosheviqit ka qenë e gabuar dhe tani duhet pranuar realiteti. Dhe, realitet është pavarësia e Malit të Zi, pavarësia e republikave të tjera që janë bërë të pavarura pas rënies së Jugosllavisë, por realitet është edhe ekzistenca e Kosovës”, ka deklaruar ish-presidenti kroat.

Sipas tij, nëse Serbia nuk mund ta njohë Kosovën, ajo mund të lejojë që të ketë kufij normalë e pa probleme. “Atëherë edhe zgjidhjet do të jenë më të mira”, ka theksuar ai.

Në këtë intervistë, Mesiq ka komentuar tensionet në Mal të Zi pas shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Edhe pse thotë se ato dëshmojnë se “dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh”, Mesiq ka shtuar se më nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në Ballkan.

Çështja e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë është shtuar ditëve të fundit. Të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Masa nxiti reagimin e serbëve që me vetura e kamionë kanë bllokuar qe tash e tre ditë rrugët në drejtim të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak në veri. Policia e Kosovës me njësi të shtuara është duke qëndruar në këtë zonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu