ARKIVI:
11 Janar 2025

Strukturat kriminale në drejtësi, ngulmojnë në riciklimin e kuadrit!

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Shqiptarët e Kosovës, si popull i traditës, ndër shekuj kanë vlerësuar mirënjohjen dhe respektin, për ata që i kanë ndihmuar në fatkeqësi. Por, disa “komandantë” banditër, mjerisht, shqip-folës, të lidhur fort me Sherbimet Informative të disa shteteve armike të Kosovës, me bekimin edhe të filo-rusëve të shtetit amë, fatkeqësisht, në pushtet, instruktuan elementë të infiltruar në LPK-e, ekzekutuan, gjatë dhe pas luftës, ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, kuadrot e veprimtarët të LDK-së të Ibrahim Rugovës, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së. Qëllimi është i qartë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë e terror!

Thënë troç, PAN-i në pushtet, për afro dy dekada radhazi, ka vrarë shumë qindra kundërshtarë politikë, ka abuzuar me pushtetin, duke vjedhur e grabitur, në mënyrën me cinike, më kriminale, pasuritë e brezave shqiptarë. Banditërit në pushtet nuk bënë asgjë, për përgaditjen ekonomike dhe plotësimin e kushteve më elementare, siç është funksionimi i sistemit të drejtësisë , as luftimin e krimit dhe të korrupsionit në përmasa industriale.

Që, nga viti 2013, ish-zyrtarët pushtetarë, por edhe opozita, vazhdon të trumbëtojë, rrejshëm e pacipshëm, se “kemi plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave”! Edhe disa nga garda e vjetër klanore e LDK-së, amnistuan krimin dhe kriminelët, duke falsifikuar e gëngyer, se “është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni”, më sakt, vjedhja zyrtare. Ndërkohë, për qindra të vrarë politikë, nuk ka të dënuar, përjashto të një ndëshkimi, sikur për faje kundërvajtje; për zhvatjen zyrtare, të pasurive të tundshme dhe të patundshme, të  “peshqëve të mëdhenj”, pra, të PRONTO-mafisë, nuk ka as të akuzuar dhe as të dënuar!

Për çudë, korit të rrenacakëve, se gjoja Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, i është bashkuar edhe pozita aktuale! LVV ka ardhur në pushtet, me premtimin lapidar, se do të luftojë krimin dhe hajninë zyrtare. Por, strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, e kanë bllokuar, nëpërmjet Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor, të kapur nga PAN-i kriminal. Këto struktura ngulmojnë në riciklimin e kuadrit ekzistues prokurorial të inkriminuar, për emërimin e Kryeprokurorit shtetëror! Lista e makro-skandaleve në drejtësi, e publikuar sot, më 18 mars 2022, nga kuadri i LVV Mefail Bajçinovci, është tmerruese. Janë, të paktën, 14 raste – procese, të krimeve të rënda, që mbyllën, arbitrarisht, nga gjykata, pa ndëshkime!!

E vetmja, e fundja e “Mohikanëve”, veprimtarja e shquar e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme dhe e Diasporës, një kuadër me integritet, personalitet dhe profesionalizmin e Shkollës Perëndimore, e cila e thotë të vërtetën, në shkallën sipërore: “Evropa nuk ka faj për vizat. Kosova duhet t`i kryejë detyrat e shtëpisë”. Këtë të vërtetë absolute, zonja Gërvalla e deklaroi botërisht. Dhe, kjo është rrjedhë logjike. Sinqeriteti është vlerë njerëzore. Familja Gërvalla ka një histori atdhetare aktive, që daton, të paktën, prej dy shekujsh.

E bija e heroit markant të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika, është e drejtëpërdrejtë, fort e përgjegjshme për fjalën publike  dhe vlerësimet që bënë. Dhe, këtë po e dëshmon koha. Ata që kanë përjetuar kalvarin e regjimit të kriminelit Enver Hoxha, në diktaturë, duke e përbuzur atë me guxim e mospërfillje, mos prisni të gënjejnë në demokraci. Ministrja Gërvalla është e mençur, trime, e dinjitetshme, shumë mirë e informuar për historinë shqiptare, në përgjithësi, dhe për historinë më të re të Kosovës, në veçanti. Andaj, deklarimet e saj, të djeshme dhe të sotme, për njerëzit publikë, kanë qenë dhe mbetën, absolutisht, të sakta. Ajo e urren hipokrizinë, gënjeshtrën. Prandaj, e sulmojnë PAN-istët dhe disa klanorë, nga ata të “vathës së vjetër” të LDK-së!

Jeni familjarizuar me rrena. Hashimi dhe Edita, për 10 vjetë radhazi kanë “lozur koçe” me shqiptarët. “Bisedojmë vetëm për çështje teknike”, – thonin ata. Por, në fakt, bisedonin vetëm për çështje politike, madje, fatale për Kosovën. Dhe, ju, horra PAN-istë heshtnit, kurrë nuk keni kërkuar transparencë! Pse?! Kritikat e sforcuara, sa për zhurmë elektorale, kinse po bëjmë opozitë, tregojnë horrllëkun e horrakëse vrastarë e hajna zyrtarë. Qepeni, profanë! “Bëri miza prapanicë dhe ndyu dynjanë”, – thotë një urtësi e helenëve të vjetër!

BE-ja dhe NATO janë në Kosovë. Pranimi i dështimit të luftimit të krimit dhe të korrupsionit, është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, nga ish-pushtetarët kriminelë, me qëllim që t´i shpëtojnë ndëshkimit, për krimet dhe hajnitë e bëra. Edhe pse Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare e dinë këtë realitet, pushtetarët e Kosovës duhet të pranojnë, madje, ta thonë me zë të lartë: “Jemi të bllokuar nga bandat e krimit, andaj, nuk mund t`i luftojmë ato pa ndihmën Tuaj”.

Shembull: Vetting-u është bllokuar, sepse janë korracuar në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor njerëzit e krimit, të punësuar dhe të mbrojtur nga PRONTO-mafia!

Kushti: “Prokurori i Shtetit duhet të zgjidhet brenda strukturës drejtuese aktuale të Prokurorisë”, edhe pse përtej dy dekadave, kjo Prokurori ka fshehur e mbështetur krimet, duke mos i denoncuar dhe as ndëshkuar bartësit e tyre! Si ka mundësi të kufizohet zgjedhja e Kryeprokurorit, vetëm nga ai rreth vicioz-kriminal, i cili i ka heshtur krimet?! Madje, edhe krimin e bërë nga kryeprokurori Lumezi, kur vet konstaton dhe deklaron se “janë tej 19.000 veteranë të rrejshëm”.

Por, kur shefat kriminelë e qortojnë, pse tha të vërtetën, pakurrizori Lumezi, sulmon dhe pengon hetimin, njësoj si kryeminstri aksidental Ramush Haradinaj, prokurorin e guximshëm dhe të dinjitetshëm Elez Blakaj. Ai u kërcënua me jetë, pse kërkoi pastrimin e listave të veteranëve të rremë, që, në fakt, janë 33.600! Tani, kjo shifër është rritur dhe vazhdon të rritet! Prokurori Blakaj u detyrua të ikën tej Oqeanit, nga PRONTO-mafia, tashmë, e liçensuar për krime.

Ambasada britanike në Prishtinë ofron ndihmën juridike, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërkohë, rrugaçëria e një grupi kriminal, brenda strukturave të Këshillit Prokurorial, merr guximin ta anashkalojë, të mos e pranojë asistencën e saj këshillimore. Megjithatë, Qeveria Kurti heshtë para kësaj maskarade, në vend që ta ngrisë çështjen në Kuvend, madje, t`i bëjë thirrje edhe popullit, për bllokadën që bëjnë strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu