Shq1pe, Alma Gashi, Billy Veizi, Lori Miho. Foto nga King & Ace Films, Gem Belushi
Për Drini.us: Nga E.B., Nju Jork
Firma “Shq1pe” është një brand i rrobave në Nju Jork mjaft i njohur për stilin urban, sidomos mes të rinjve. Ajo është veshja e preferuar e vipave dhe yjeve muzikore. Stili “Shq1pe” është kthyer në një firmë globale, dhe është bërë e njohur në tregun amerikan dhe europian.
“Shq1pe” është firma e parë shqiptaro-amerikane në Amerikë në industrinë e veshjeve. Ajo ka për qëllim promovimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar nëpër botë. Dizajnimi i veçantë i markës ka tërhequr shqiptarët në diasporë, amerikanët dhe të huajt, duke e bërë atë një nga firmat e veshjeve më të dashura për të gjithë.
Shq1pe, Alma Gashi, Billy Veizi, Melisa Kulla, Dante Drishti. Foto nga King & Ace Films, Gem Belushi
Është themeluar në 28 nëntor 2019 nga Ervin Toro dhe përfaqëson stilin e veshjes së Nju Jorkut, duke lënë gjurmë në modën amerikane me motive shqiptare. Ervin Toro ka lindur në Fier dhe në vitin 1997 lëvizi në Nju Jork bashkë me familjen e tij. Ai ka qenë një aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, gjithashtu është edhe bashkëthemelues i organizates “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots” (2008). Ka mbi 10 vite përvojë pune në industrinë e biznesit në manaxhim të projekteve, duke punuar për disa korporata të mirënjohura si, Sony Music Entertainment, Siemens Corporation, Samsung Electronics, etj. Ai ka kryer studimet e larta Bachelor në Pace University në Nju Jork për “Business Administration, International Management” (2007) dhe Master (MBA) në Wagner College, NY (2012) për “Business Management”.
Një ndër synimet e tij është që të sjelli brandin Shq1pe dhe prodhimin e rrobave në Shqipëri dhe rajon.
Shq1pe fotoshoot në Nju Jork, Lori Miho, Billy Veizi, Melisa Kulla, Alma Gashi,dhe Dante Drishti. Foto nga NYC Pro Video, Olsi Beci
Intervistë ekslusive me Ervin Toro, themelues i firmës “Shq1pe”
- Kur u formua firma e rrobave “Shq1pe Co.” si kompani?
Ervin Toro: Kompania u bë publike në 28 Nëntor, 2019. E zgjodha këtë datë sepse është një datë e rëndësishme për kombin Shqiptar dhe doja që kjo datë të ishte ditëlindja e kompanisë Shq1pe Co. Dua që firma “Shq1pe” të shërbejë si një platformë urdhëlidhëse për diasporën shqiptare nëpër botë
- Si lindi ideja?
Ervin Toro: Duke qëne i angazhuar dhe i përfshirë në komunitetin Shqiptar në Nju Jork me organizime si parada, parti edhe evenimente desha te krijoja një brand që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe mendova që një mënyrë për të bërë këtë ishte me anë të firmës së rrobave.
- Çfarë koleksionesh ka brandi Shq1pe?
Ervin Toro: Për momentin kemi një seleksion të gjërë për meshkuj edhe femra. Disa nga më të preferuarat janë hoodies, kostume sporti, dhe rroba për palestër. Ideja mbrapa stilimit është që ky brand ka rroba me veshje të lirë që vishen për ditë kur del jashtë ose kur je edhe më aktiv.
- Mund të flasësh për influencën dhe detajet e stilimit?
Ervin Toro: Influenca është një stil Amerikan, stil urbani, por gjithashtu disa nga stilet kanë edhe mesazhe brënda tyre. Jemi një brand që është ndryshe nga të tjerët. Me anë të rrobave ne promovojmë kulturën dhe gjuhën shqiptare.
- Cilat nga produktet Shq1pe janë më të preferuarat nga publiku, më të shiturat?
Ervin Toro: Kapelet, hoodies dhe kostumet sportive janë më të preferuarat nga publiku dhe më të shiturat në dyqanin online www.Shq1pe.com.
- Kush është mbrapa ekipit të stilimit/dizajnimit?
Ervin Toro: Kam punuar personalisht vetë mbrapa çdo stilimi dhe koncepti. Si një i ri me ambicie në këtë industri kam dashur që çdo ide që kam pasur t’a sillja në jetë dhe jam munduar të influencoj sa do pak stilin Amerikan urban.
- A po punon me ndonjë stilist?
Ervin Toro: Shq1pe Co. është e hapur për bashkpunim me çdo stilist të talentuar. Ne duam që të zgjerojmë sa më shumë stilet dhe koleksionet. Për momentin stilimi bëhet në New York por kemi dëshirë që në një të ardhme produksionin ta bëjmë në Shqipëri.
Procesi ka qënë goxha intesiv, por kam mësuar shumë nga kjo industri dhe pasioni që kam për këtë më motivon që të mësoj sa më shumë. Mbas shumë punë kur produkti finalizohet dhe është në dorën tënde është vërtet një ndjenjë shumë speciale.
- Çfarë plani ka brandi Shq1pe në të ardhmen?
Ervin Toro: Fokusi jonë për momentin është që të promovojmë sa më shumë brandin në komunitetin shqiptar. Kemi shpenzuar këto dy vitet e kovidit duke promovuar me anë të mediave sociale edhe influencers si dhe artistë Shqiptar. Fokusi jonë do vazhdoj me promovimin e brandit por gjithashtu do nxjerrim prurje edhe stile të reja.
- Ju gjithashtu keni pasur eksperiencë me muzikën si Dj. Sa e rëndësishme është moda për identitetin e një artisti?
Ervin Toro: Po Dj ka qenë një hobi më shumë dhe e kam shijuar por tani nuk e praktikoj më por jam fokusuar me organizime evenimentesh nën emrin e brandit. Mendoj se moda apo mënyra se si vishesh për një artist tregon shumë imazhin dhe identitetin e një artisti.
Në rastin tim unë vetëm rroba të Shq1pes vesh, por besoj se ky brand është një brand që përfaqëson të gjithë Shqiptarët ose të gjithë ata që kanë një lidhje me Shqiperinë dhe jo vetëm. Por besoj se brandi Shq1pe përfaqëson më shumë se një identitet shqiptar. Ky brand përfaqëson sakrificat që kalojnë të gjithë emigrantët duke filluar nga zero për të arritur një jetë sa më të mirë për veten dhe familjen tonë. Shq1pe përfaqëson stilin e jetës së New Yorkut, karakterin edhe kulturën e New Yorkut.
- Mund të na tregosh disa nga momentet më të bukura që ka kaluar brandi Shq1pe?
Ervin Toro: Po, faktikisht kemi pasur disa momente të bukura për mua dhe brandin edhe ato kanë qënë kur disa artist të njohur Shqiptar kanë veshur rrobat tona si, Tayna, Rina, Alban Skënderaj, Capital T, etj. Vlerësoj shumë respektin nga komuniteti artistik shqiptar si dhe diasporën shqiptare. Kjo mbështetje ka qënë shumë domethënse për mua personalisht edhe për brandin edhe na bën shumë krenar fakti që këta artist të mëdhenj e vlerësojnë dhe përkrahin brandin Shq1pe. Motoja e Shq1pe-s është, “Jemi një” dhe më vjen mirë kur ne si komunitet përkrahim njëri-tjetrin në sukseset dhe rrugëtimet tona.
- A po përgatit ndonjë performancë apo eveniment në të ardhmen?
Ervin Toro: Po, jemi duke planifikuar disa evenimente për të promovuar brandin. Objektiva jonë eshtë të kemi një dyqan në një të ardhme por për momentin çdo oportunitet që kemi për të reklamuar brandin do e bëjmë me anë të evenimenteve.
- A keni disa këshilla për sipërmarësit e rinj që duan të marrin këtë iniciativë e të fillojnë një biznes të tyren?
Ervin Toro: Të fillosh një biznes nuk është aspak e lehtë sepse kërkon dedikim, planifikim, dhe shumë punë. Kjo do të thotë të kalosh orë të gjata duke zgjidhur çdo sfidë të mundshme. Por besoj në qoftë se ke vërtet pasion për këtë biznes mendoj se do ja dalësh.
Këshilla ime është që vetëm filloje! Mos ki frikë të marrësh risqe gjithashtu mos dëgjo njërëzit që thonë të kundërtën, mos ki frikë t’a nxjerrësh kreativitetin tënd botës. Ky ka qënë parimi im kur mora këtë iniciativë, duke iu përkushtuar punës çdo ditë për të ngritur sa më lartë brandin.
- Si ka qenë integrimi në Amerikë pas largimit nga Shqipëria?
Ervin Toro: Fillimi ka qënë një periudhë shumë e vështirë për mua duke mos ditur gjuhën, gjithashtu integrimi në një kulturë të re shumë ndryshe nga çfarë isha mësuar. Pas shumë vitesh kur fillova kolegjin zgjerova networking dhe u njoha me studentë të tjerë shqiptarë dhe aty fillova të angazhohesha shumë në komunitetin shqiptar. Mbas kolegjit themelova edhe organizatën “Albanian Roots” (Rrënjët shqiptare) me qëllim promovimin e kulturës Shqiptare.
- Si bëhet porosia e rrobave nga Shq1pe Co.?
Ervin Toro: Porosia bëhet online në faqen www.Shq1pe.com ose në faqet e instagramit @Shq1pe_co ose në Facebook @Shq1pe_co. Rrobat do ju dërgohen me postë brënda 2-3 javesh. Duhet të theksoj që ne postojmë në shumë vënde te botës edhe në Evropë. Deri tani kemi shitur në 9 shtete të ndryshme.
Më vjen mirë të theksoj se edhe Amerikanët e pëlqejnë edhe e veshin brandin Shq1pe dukepasur shitje në shtete te ndryshme te Amerikës dhe Kanada, gjë që na bën akoma edhe më krenar për brandin.
Objektiva jonë është që brendi Shq1pe të vijë në Shqipëri e të kemi prezencë edhe në rajon.
- Në dhjetor organizuat një fotoshoot në Nju Jork? Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e këtij projekti?
Ervin Toro: Për koleksionin e ri të Shq1pes, me 22 dhjetor 2021 organizuam një fotoshoot në një nga pikat më të famshme në Manhattan, Soho. Një falenderim i madh shkon për të gjithë pjesëmarrësit që organizuan këtë projekt: për dy videografët/fotografët në set, NYC Pro Video (Olsi Beci) dhe King & Ace Films (Gem Belushi); modelët Alma Gashi, Lori Miho, Melisa Kulla, Billy Veizi dhe Dante Drishti. Gjithashtu vlerësoj mbështjetjen e projektit nga Omer Klobucista dhe NY Elite.
Shq1pe, Lori Miho, Melisa Kulla, Alma Gashi, Foto nga NYC Pro Video, Olsi Beci