ARKIVI:
12 Prill 2025

    Sulm islamist ndaj një gruaja në Berlin …, se “gratë e kanë haram (të ndaluar), të punojnë jashtë, ku i shohin burrat e „huaj“!

    Shkrime relevante

    Sak Muji (Sylë Mujaj), i dërgon letër qortuese Nait Hasanit…!

    Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) O Nait, ishte një kohë kur emri...

    Me mbështetjen e Ankarasë janë ndërtuar qindra xhami, ky nuk është shkëmbim kulturor, është ndikim strategjik, ndërsa ti prap e lavdëron!

    Arbana Xharra  Ndonjëherë, në politikë, guximi nuk kërkon gjeste madhështore, thjesht do...

    Dy “imamë” me qallma dhe pasaportë politike

    Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dy imamë të çuditshëm, të përkryer...

    Per Dudën e Balshajve , që u bë boshnjake ?!

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dudë Bala pa brekë –...

    Shpërndaj

    Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
    Prapë sulm islamist në Berlin
    Në Berlin ndodhi edhe një sulm terrorist, tipik mohamedan, me thikë, nga një islamist 29-vjeçar, ndaj një gruaje 59-vjeçare, mirëmbajtëse e parkut të qytetit. Tipike gjithashtu ulurima: „Allahu akbar!“ Kjo tashmë është thirrja e cila gjithandej frymëzon agresivitetin sulmues të islamistëve.
    Një qytetar i rastit, 66-vjeçar, i shkon në ndihmë gruas viktimë. Edhe ai theret me thikë nga refugjati islamist…
    Motivi për sulm, siç e ka rrëfyer vet islamisti, ishte gjithashtu tipik mohamedan: gratë e kanë haram (të ndaluar), të punojnë jashtë, ku i shohin burrat e „huaj“, ashtu siç po i kërcënojnë tani talibanët gratë dhe vajzat në Afganistan.
    Po parafrazoj një legjendë „burimore“ muhamedane (hadith).
    Mohamedi, duke u kthye në shtëpi, sheh në oborrin e shtëpisë njërën nga gratë e tij, Selman, duke biseduar me një plak. Ai ishte duke i kërkuar bukë Selmas, duke i rrëfye për urinë që kishte…
    Mohamedi i ulëret Selmas: „Ke harruar që kam urdhëruar të mos guxoni të komunikoni me burra të huaj pa pas një mur apo perde në mes, që pamundëson për t’u parë me burrin e huaj.“
    Selma: „A nuk e njohe, është plaku fqinj, i cili është i verbër, prandaj nuk më pa?!“
    Mohamedi: „Po, e njoha, por ti e ke pa ate dhe kjo është haram!“
    Kjo legjendë për myslimanët është ndalesë që duhet përherë e kudo të zbatohet, sepse Mohamedi e ka bërë haram që gratë e vajzat të punojnë në ambiente ku i shohin burrat e huaj.
    Për ata që nuk i zbatojnë ndalesat e Mohamedit, në Kuran është i sanksionuar dënimi:
    “Dënimi i atyre që kundërshtojnë (…) Mohamedin (…), nuk është vetëm që të vriten, të gozhdohen, t’u priten duart dhe këmbët e anëve të kundërta, por edhe të dëbohen (si kufoma) nga vendi. Kjo masë ndëshkuese është poshtërim për ta në dynja, në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” (Kurani, 5:33 / shqipërim nga Sherif Ahmeti).
    ALARMIM: edhe kur nuk e merrni dot me mend dhe nuk pritni që të ndodh, kujdes ndaj islamistëve (me mjekrra muhamedane), sepse janë kriminelë potencial, meqë janë të indoktrinuar të jenë xhihadist kudo dhe përherë!

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu