ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe synimet ruse për shpërndarjen e konflikteve nëpër botë

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Avni Islami, Prishtinë

Kur perëndimi dhe bota demokratike u orientua që t’i ndihmojë Ukrainës ndaj agresionit rus, Rusia, Irani, Serbia dhe Korea e Veriut , që e përbëjnë një bllok kundër Perëndimit ishin dhe janë të interesuar që ta shpërqendrojnë vëmendjen nga lufta Rusi – Ukrainë.

Këtyre vendeve socialiste e komuniste u intereson që të ketë sa më shumë në botë vatra të krizës.

“Të njëjtën gjë Rusia është përpjekur që ta destabilizojë Ballkanin dhe Evropën përmes Serbisë, dhe këtë më së miri u përpoq që më 24 shtator ta destabilizojë veriun e Kosovës, në mënyrë që të shpërqendrohet vëmendja e Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan, sepse një luftë në Ballkan do të thotë një luftë në Evropë. Këto janë lojëra të ndyta të Rusisë.

Edhe në luftën e Hamasit, pamë dhe u argumentua nga inteligjenca ukrainase se armatimi që ishte i dedikuar për ukrainasit e që është zënë nga rusët, i është dhënë Hamasit”. Pavarësisht krizës në Izrael e luftës në Ukrainë, SHBA-ja dhe BE-ja janë të vendosura që të mos lejojnë që në Kosovë të shpërthejë një vatër lufte.

“Sa i përket sigurisë së Kosovës, fatmirësisht në Kosovë janë të stacionuar forcat ndërkombëtare të KFOR-it, që është derivat i Aleancës Veritaltanike. Vatrat e tilla i konvenojnë Rusisë dhe Serbisë, sepse Serbia është një shtet ekspansionist, nacionalist e shovinist, që përpiqet të zë territore dhe pavarësisht asaj se çfarë ndodh në Izrael apo Ukrainë, Evropë dhe SHBA-të janë të vendosura që të mos lejojnë që në Kosovë të shpërthejë një luftë apo vatër lufte, mirëpo asnjëherë nuk duhet të neglizhohet, sepse 24 shtatori ka vë në pah që serbët janë të gatshëm që në çdo kohë të ndërmarrin hapa qoftë me luftë hibride të kombinuar, qoftë edhe me mjete ushtarake”.

Besoi që derisa SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar bashkëpunim lidhur me hetimin për sulmin në veri, kjo, sipas tij, tregon se ato janë të vendosura që ta ndëshkojnë Serbinë. “Pakoja ndaj Serbisë nga ana e ndërkombëtarëve është në tavolinë, dhe besoj që Serbia nuk është e gatshme që ta dorëzojë Radojçiqin i cili është i lidhur me Vuçiqin dhe që të dy ose duhet të arrestohen ose të përballen me sanksione”.

Aksionin e Policisë si përgjigje ndaj terroristëve në Banjskë, e cilësoi si të vetëpërmbajtur. “Institucionet e sigurisë të Kosovës, policia në veçanti, besoj që është një ndër policitë më profesionale në rajonin e Ballkanit, kjo është dëshmuar duke iu përgjigjur aksionit terrorist, ku në mënyrë profesionale e zmbrapsi atë sulm dhe duke iu përmbajtur ligjeve dhe konventave ndërkombëtare numri i të vdekurve ka kaluar minimalisht.

Besoj që policia ka mundur t’i eliminojë të gjithë terroristët, por ky nuk ishte qëllimi por që arsyeja është që t’i tregohet botës që jemi shtet serioz dhe iu përmbahemi konventave ndërkombëtare”.

  • Autori është Prof.dr. i shkencave të Sigurisë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu