ARKIVI:
18 Nëntor 2024

“Syri i Popullit” e vërtetoi krimin e “shtetit” të Hashim Thaçit!

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

Shpërndaj

HTH …, pasi e qiti shtetin e Kosovës në gjunj, i erdhi radha që të përgjigjet Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës , për ato për të cilat mund të dyshohet .
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Krimi shtetëror u vërtetua në mënyrën më të shëmtuar të mundshme në procesin skandaloz penal kundër “Syrit të Popullit”.
Sepse vetë shteti i kapur nga politikanët kriminelë dhe kuislingë në pushtet, e krijoi këtë organizatë fantome, për ta fajësuar Vetëvendosjen dhe për ta shpallur Organizatë Terroriste.
Sepse liderët bandit, kriminogjenë dhe kuislingë të partive mafioze dhe kuislinge, e kuptuan se asgjë s’mund ta ndalë fitoren plebishitare të Albin Kurtit.
Prandaj këta kryebanditë kriminogjenë, narcistë, psikopatik dhe sadistë që udhëhoqën prej kohësh bandat e tyre të krimit të organizuar dhe korrupsionit, respektivisht bandat e tyre të tradhtisë ndaj interesave të kombit dhe shtetit, gjetën në personazhin e Sadri Ramabajas një hallkë të paqenë të zinxhirit që lidh Vetëvendosjen me Syrin e Popullit.

Sadri Ramabaja: “Syrin e Popullit” e krijuan Thaçi e Veseli, për ta paraqitur VV-ën si “organizatë terroriste”!

Pra e gjetën Sadri Ramabajen të cilit ia ngarkuan fajin që nuk e bëri kurrë.
Në këtë mënyrë, gangsterët kriminelë, kuislingë dhe tradhtarë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dëshmuan se metodat e tyre të akuzimit dhe linçimit të njerëzve të pafajshëm vetëm pse i kishin kundërshtarë politikë, ishin më të shëmtuara se ato të UDB-së.
Në fakt, përmes kryqëzimit të Sadri Ramabajës në kryqin e Jezu Krishtit, këta banditë kriminogjenë dhe kuislingë u bënë akoma më të dyshimtë për krimet që i kryen në të kaluarën.
Sepse jo vetëm që nuk i zbuluan ato krime, por për ta pamundësuar zbulimin e tyre e pushtuan prokurorinë, drejtësinë, Ministrinë e Brendshme dhe Gjykatën Kushtetuese, pra gjithë shtetin.
Akoma më keq :
Ata jo vetëm që pushtuan shtetin dhe u bënë pronarë të tij privatë, por u avancuan në menaxherë të jetës dhe vdekjes.
Prandaj, është detyrë e shenjtë e çdo individi që e ka kuptuar këtë të vërtetë të hidhur, ta përhapë atë në popull.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe ta inkurajojë çdo institucion vendimmarrës shtetëror dhe çdo segment të shoqërisë civile për të reaguar dhe vepruar, në mënyrë që ky krim i turpshëm të mos përsëritet kurrë.
Më duhet të konstatoj me dhimbje të madhe se Azem Vllasi ishte një viktimë kolaterale krejtësisht e pafajshme në këtë kusuritje kriminogene të shtetit me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcen.
Në një vend të çudirave, ku tradhtari krimogjen, kuisling dhe rrahmanist Isa Mustafa, ishte Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është absurditet i formatit perfid dhe qyqarë potencimi i vazhdueshëm i dobësive të Azem Vllasit.
Sepse kriminelët kuisling të Partive Banditske PDK, LDK dhe AAK, përmes potencimit permanent të dobësive të Azem Vllasit, tentojnë ta tërheqin vëmendjen e popullit nga krimet panumërta të Isa Mustafes.
Më 1987 …Grindja e Azem Vllasit me kasapin e mëvonshëm të Ballkanit Sllobodan Milosheviqin
Sepse Azem Vllasi jo vetëm që e mbrojti kushtetutën e vitit 1974 me çmimin e burgosjes, por edhe kurrë nuk e keqpërdori asnjë funksion shtetëror për t’u pasuruar përmes plaçkitjes së buxhetit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.
Nga ana tjetër Isa Mustafa përveçse i aprovoi ndryshimet kushtetuese të Millosheviqit, e vodhi edhe “fondin 3% dhe buxhetin e Prishtinës.
Akoma më keq:
Ai e shndërroi LDK-në në SPS, e bëri Hashim Thaçin kryetar të shtetit dhe e nënshkroi Asociacionin e Komunave Serbe.
Pra jo Azem Vllasi, por Isa Mustafa është tradhtar i kombit dhe shtetit.
Azem Vllasi s’ka asnjë arsye për ta dashur dhe nderuar shtetin serb, përkundrazi ai i ka njëmijë arsye për ta urryer dhe për t’u hakmarrë.
Ndaj, sikur të isha unë kryeministër do të përfitoja shumë nga dija dhe përvoja e tij politike duke e angazhuar ose si këshilltarë, ose si njërin prej udhëheqësit të delegacionit dialogues Kosovë-Serbie.
Azem Vllasi: Një politikan i madh, fatkeqësisht i pashfytëzuar nga “politika e re” pas luftës 
Me qëllim s’po them që ta emërojë si udhëheqës të delegacionit negociues Kosovë-Serbi, sepse Kosova s’ka nevojë të negocioi asgjë më Serbinë.
Sepse nuk i ka Kosova borxh Serbisë por anasjelltas.
Nga ana tjetër Kosova ka nevojë të madhe për njerëz të ditur dhe me përvojë, respektivisht për njerëz që ia njohin politikës klerofashistë serbe edhe zorrët në bark.
E unë jam 100% i bindur, që asnjë politikan i gjallë shqiptar nuk ia njeh dobësitë politikës serbe me mirë se Azem Vllasi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu