ARKIVI:
5 Prill 2025

Ta njollosësh Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën e Idriz Seferin nuk qenka përçarje, ndërsa braktisja e fesë po?

Shkrime relevante

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Donald Trump dhe lufta e tij tregtare ndaj BE-së prej dhomës së gjumit në Florida

Lirim Gashi, Prizren SI I SHPALLI DONALD TRUMP LUFTË TREGTARE BE-SË NGA...

Murtaja te Kamy dhe Buxhovi

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina  o Studim krahasues i romanit...

“Memorandumi për Kombin Shqiptar”, platformë që e shënon hapin e parë drejt rilindjes kombëtare shqiptare

Stuttgart, 01 Prill 2025 “Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve,...

Shpërndaj

Nga: Gjon Keka, studjues, Vjenë

A mund të na shpjegoj dikush se si, njollosja e figurave kombëtare (Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Idriz Seferit etj)nga ideologët e errësirës qenka normale, jo përçarje etj etj, ndërsa braktisja vullnetare nga ideologjia islamike e individëve qenka përçarje, antiislamike etj etj.

Turku pushtues moti është larguar nga trojet tona.

Por si duket ende e ka lënë errësirën, injorancën e primitivizmin brenda shpirtit dhe mendjes së disa individëve e grupeve ideologjike primitive.

Ta vendosim kombin, identitetin tonë kombëtar arbëror mbi të gjitha fetë, ndërsa besimi le të jetë personal secili le të besoj ku të dojë të mos besoj dhe ta braktis kur të dojë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Të gjithë tradhëtarët kanë një refren mbrojtjeje: Kur popujt lurfojnë, për të mbrojtur veten ATA THONË: PO PËRÇANI POPULLIN! Ta harrojmë historinë, se historia na kujton tragjedinë dhe, tragjedia nuk “ndihmon” të kemi marrdhënje të mira me ish vrasësit tanë! Shembulli më klasik është qëndrimi ndaj Turqisë, të cilin duan ta zbusin qeveritë, agjentët turqë e shumë të tjerë.Turqia i ka përgatitur agjentët e saj brenda islamit,që sa herë të kritikohet Turqia të thonë. “SULMOHET ISLAME”! Dua t’ju kujtoj lexuesve çfar betimi bënë të shpëtuarit nga kampet e përqëndrimit kur fituan lirinë: “TË MOS HARROJMË KURRË, QË TË MOS PËRSËRITET KURRË”! Ai ishte betimi më solemn, që kishte njohur historia, se disa e bënë në këmbë, disa ulur,se nuk kishin fuqi të ngriheshin në këmbë, kurse disa u betuan të shtrirë, se ishin në pragun e vdekjes. Skëndërbeu u bë i lavdishëm, se ai me një grusht shqiptarësh guxoi dhe u ngrit kundër bishës Osmane dhe e fitoi në fushën e betejës për 25 vjet rresht. Fitoret e tij u bënë legjendë dhe legjenda pushtoi botën. Këtë legjendë kërkon të varrosë turqia, se kjo legjendë i thot shqiptarëve: Mos u mashtroni nga Turqia! Shqiptarët nën udhëheqen e Skndërbeut kanë luftuar kundër turqëve për çlirimin kombëtar dhe çlirimin nga feja Islame, e cila, që në atë kohë luftonte të vendosej me dhunë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu