ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Tahir Zemaj dhe ”Flaka e Janarit”

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Hashim Thaçi duke i nderuar viktimat serbe, të vrarë nga … kush ?

Sinan Kastrati, Suedi

Më 4 janar 2003, në pritë vritet Tahir Zema, me djalin e vetëm dhe nipin

”Po bëhen gati dy dekada që nga vrasja tragjike e kolonelit Tahir Zemaj bashkë me ish kryetarin e Forumit të LDK-së në Deҫan, Hasan Zemaj dhe djalit, Enis Zemaj. Tahir Zemaj ishte vrarë në pritë në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur nga një breshëri plumbash” shkruante sot, Bota Sot.

Vitin e vjetër 2002 e përcuallëm dhe vitin e Ri 2003 e pritëm në shtëpinë time në Malmö. Nga Gjermania kishte ardhur Behxhet Krasniqi, vëllai i Kolonelit Ahmet Krasniqi, ish ministrit të luftës, të vrarë më 21 shtator 1998, miku im me dy kusherinj, Dautin dhe Shefkiun, nga Zhilivoda.

Kisha edhe miq e mysfairë të tjerë, Shefqet Q. Krasniqin, vëllain e gruas që kishte ardhur nga Norvegjia, me familje dhe Dr. Xhevat M. Durmishin, nga Oskarshamni, qytet në krahinën e Smålandit.

Vitin e Ri, në shtëpinë time të re e pritëm bashkë, si me miq e mysafirë, si është më së miri.

Besa thirra edhe mysafirë të tjerë nga Malmö, për hatër të mysafirëve.

Mysafirët i ndala edhe disa ditë e netë që të çmallemi.

Por mëngjesi i datës 4 janar na k`theu në kohë të luftës kur cubat vrisnin natën e vajtonin ditët.

Por për Tahirin as për së vdekuri nuk guxuan ta shohin ”komandantët” e

Dita e shtunë e 4 janarit ishte dita kur vritet koloneli Tahir Zemaj.

Tahiri e kishte gjoksin 1 metër dhe s`kishte ”komandant” i Dukagjinit e as i Drenicës që do të guxonte ti dilte përpara, si burrat nëse Tahiri i kishte hak. Por Tahiri nuk i kishte hak askujt.

Tahiri ishte drangua

Nuk kishte më shumë se disa javë ditë më parë që Tahiri kishte qenë mysafirë në qytetin H. të Suedisë si mysafir. Te ai që kishte fjetur Tahiri (T. V.) 1*) më lajmëroi me vonesë, kur Tahiri kishte shkua. Kur unë e pyeta:

-Pse bre burrë nuk më tregove që e ke pasur mysafir Tahir Zemajn … ?

-O Sinan, nuk kam guxua se i kam afër disa “komandantë” këtu e frigohem se atje poshtë mi ngucin familjen.

Dhe nuk e pash Tahirin më kurrë.

 

BBC në shqip e datës e datës 08.1.2003 18:05 (CET) shkruante:

”Varroset ish-ushtaraku i vrarë në Kosovë”

“Dhjetra mijëra vetë kanë marrë pjesë në varrimin e ish-ushtarakut Tahir Zemaj, i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës të presidentit Ibrahim Rugova.

Në varrezat e fshatit Strellc të komunës së Deçanit, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës, janë varrosur edhe i biri i tij Enis dhe i nipi Hasan, të vrarë fundjavën e kaluar në një pritë së bashku me kolonel Zemajn në Pejë.

Bashkëpunëtori i BBC-së në zonë thotë se në varrim kanë marrë pjesë disa dhjetëra mijëra njerëz të ardhur edhe nga nga pjesë të ndryshme të Kosovës”.

Por kishte edhe kundërshtime

Kundërshtime

Presidenti Rugova e ka shpallur ditën e varrimit të Zemajt ditë zie në Kosovë. Ky vendim i tij, megjithatë, jo gjithkund është cilësuar si vendim i matur dhe i arsyeshëm.

“Është e pamoralshme nga zoti Rugova që të shpallë ditë zie atëhere kur vriten bashkëpunëtorët e tij apo njerëzit e afërt me LDK-në”.

Veton Surroi, botues i ‘Koha Ditore’

Botuesi i gazetës së përditshme “Koha Ditore”, Veton Surroi, tha në një intervistë për BBC-në se ky vendim i presidentit Rugova ishte i pamoralshëm.

“Është e pamoralshme nga zoti Rugova që të shpallë ditë zie atëhere kur vriten bashkëpunëtorët e tij apo njerëzit e afërt me LDK-në e të mos shpallë ditë zie atëherë kur nuk vriten (bashkëpunëtorë të tij),” tha zoti Surroi për BBC-në.

Tri nga gjashtë gazetat e përditshme në Kosovë, nuk e kanë respektuar ditën e zisë dhe nuk kanë vendosur shiritin e zi në faqet e para, siç zakonisht ndodh në raste të tilla.

Me miq e mysafirë në natën e 31 dhjet. 2002 në Malmö

“Një ndarje e tillë është e pamoralshme për të gjithë njerëzit për të gjitha viktimat në Kosovë, çdo viktimë e krimit politik, pa marrë parasysh cilës partie politike apo cilës vije ushtarake, apo edhe cilës etnie, i përket,” tha ai.

Koloneli Tahir Zemaj

Qëndrimet e Hashim Thacit, Ramush Haradinajt e … Jakup Krasniqit kundër Ibrahim Rugovës, Koloneleve Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj dihen

Hashim Thaçi: “Ke dy minuta kohë për të hequr portretin e Rugovës ! “

Tahir Zemaj : “Jo u thash, ai ka qenë dhe mbetet për mua Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe President i saj !” (Nga Libri “Keshtu Foli Tahir Zemaj”)

Shpresoj so sivjet në manifestimet tradicionale, të “Flakës së Janarit”, do të hyje në program edhe Tahir Zemaj.

Po të shfaqeshin “Tragjeditë e Shekspirit”, e të merrnin pjesë “komandantët” vrasës, do të dilnin nga teatri pa përfundua drama.

1*) ”T. M. ” janë inicialet e personit që Tahiri ka buajt te ai, në Suedi.

Veton Surroi, botues i ”Koha …”, 08.01.2003, BBC

Malmö, 4 janar 2022

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pasi e publikova shkrimin për ”Tahir Zemajn dhe flakën e janarit”, mora dy letra këshillues. Të parën ng T. V. i cili më shkruante:
    ” Mirmengjesi i nderuari Sinan !
    Si je dhe si po e kalon ? Shpresoj te jesh mir. Sinan ne shkrimin e dt 04/01-2022 ne lidhje me Tahir Zemajn eshte bere nji moskuptim. Tahiri nuk ka fjet te une por ne Ängelholm te H. I. por une isha me te deri sa shkoi per te fjetur. Tjetra te nesermen duhet te vinte ne qytetin H., ku une jetoj per te promovuar librin ”Keshtu foli T. Z. ” dhe ne bisedë e siper u pa se nuk deshironte qe te ket ndonje problem dhe me tha kesisoi: Kush (kusheri) po pritoj pak me ardh ne H. se asht qytet i politizuar dhe janë Haradinajt aty. I thash: ti hajde lirisht se jam une me plot te mit dhe ta baj sigurimin si as miza nuk guxon me tu afru dhe ashtu u be. Ai erdhi dhe kaloi siq asht ma se miri, por ne rruge per Kristianstad siq duket ju ka dasht me e thy rrugen e mu kthy per Gjermani.
    Faliminderit per mirkuptim!
    Të pershendes nga H. !
    T. V.
    Letra e dyte ishte nga ish mesuesi im, H. M. nga Lluka Eperme.
    Sinan, nje leshim i vogel: Tahiri nuk eshte vrare ne mengjes por ne mbremje, me 4 janar.
    Te pershendes dhe respekt, nxenesi im.
    Ish mesuesi:
    Hysen Molliqaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu