ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Takim i intelektualëve të shquar shqiptarë në Milot , rreth Nismës së Deçanit për ta braktisur Islamin

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Gjek Ndou, Sazan Guri , Gjergj Lulaj, Marqel Lataj , Nikoll Gj. Lleshi , e shumë figura të tjera nga të gjitha trojet shqiptare , të gjithë me tituj akademik, ishin sëbashku me të tjerë në një takim që u mbajt sot në Milot , Shqipëri, për ta përkrahur Nismën e Deçanit për Braktisjen e Islamit, njoftoj për Drinin njëri ndër nismëtarët kryesor të kësaj nisme, Alberto Lekaj nga Lumbardhi Deçanit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të gjithë të pranishmit ishin të njëzëshëm se braktisja e islamit tashmë është një proces i pakthyeshëm kombëtar gjithëpopullor pasi njerëzit e kanë kuptuar se cilat janë pasojat e panislamizmit në rrethanat e islamit Global.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pra, siç doli nga takimi i intelektualëve të shquar të kombit kjo braktisje e fesë islame tashmë ka karakter gjithëkombëtar dhe ndërlidhet me interesat e kombit për të mos i lejuar të tjerët që në emër të kësaj feje të na shembin e shkatërrojnë kluturalisht e kombëtariesht.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

U arrit pajtimi i përgjithshëm se në këtë vazhdë do të mbahen takime të tjera në mbarë Shqipërinë dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Gashullin Ilirik (Ballkan). Në bazë të asaj që thekson aktivisti i njohur i kësaj nisme, Rizë-Fishtë Krasniqi nga Prishtina, aktivitetet e tilla për ndërgjegjësimin e popullatës shqiptare do të mbahen në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik.

Sipas deklaratës së Fisht Krasniqit për Drinin, nisma tashmë ka marrë hov dhe përqafohet nga shtresa të mëdha të popullatës shqiptare.  

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe aktivistja e çështjes kombëtare nga Skenderaj, Vlora Gashi, poeti Sokol Halili etj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Punë e mbarë.
    Për mua kjo lëvizje në fakt është lëvizje për rimëkëmbje kombëtare dhe e vetmja mundësi mbijetese e kombit shqiptar.
    Ju përshëndes dhe përkrah pamëdyshje!

  2. Lajm më të bukur nuk dua të kem sot! Lavdi Kombit të Arbërit ! Lavdi nismëtarëve! Jam gati t’i shërbej fizikisht dhe moralisht kësaj çështje që është ngjarja më e madhe e këtij mijëvjeçari!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu