ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Takim me Tush Gegajn pas sa vitesh, një bisedë e ngrohtë dhe nostalgjike me mësimdhënësin e madh

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Me profesorin e njohur të fizikës, Tush Gegajn, dje me 16.06.2023, në oborrin e shtëpisë sime në Gurrakoc

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi , Gurrakoc

Tush Gegaj tashmë jeton në Sllovaki, por gjithnjë verës vjen në vendlindje, në Gurrakoc të Istogut, ku e ka shtëpinë dhe të afërmit. Një pjesë e familjes së tij jetojnë në Kosovës e pjesa tjetër në mërgim.

Tushi jo vetëm në komunën e Istogut , ku ka lënë gjurmë të pashlyera si mëimdhënës, por edhe në Prishtinë , ku ishte mësimdhënës universitar, ka dhënë kontribute të vazhdueshme në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të shumëta të nxënësve dhe studentëve.

Tush (Leke) Gegaj ka lindur me 7 gusht 1946 në Gurrakoc, ku e ka kryer edhe shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm. Shkollën e mesme, Normalen, e ka kryer në Pejë, ndërsa Shkollën e Larte Pedagogjike në Prizren , drejtimi kimi-fizike.

Pastaj ka vazhduar me Fakultetin e Shkencave Natyrore drejtimi – fizikë.

Pastaj kam e vazhdue në shkallën e tretë pasunivetsitare në Zagreb, në Institutin e fizikës, drejtimi fizika atomike dhe molekulare, e rikujtonte Tushi rrugën e tij jetësore në ngritjen e vazhdueshme profesionale , në bisedë me mua me 16 qershor 2023 në një restaurant në Gurrakoc.     .

Përderisa bisedoja në ndejën me të dhe vëllain e tij Lorencin , më bënte përshtypje gjallnija, freskia dhe entuziazmi i tij për ta dhënë ndihmesën e vet për kombin, njejt si dikur. Përpara luftës Tush Gegaj ka qenë një aktivistë i madh dhe e ka ndihmuar popullin me të gjitha mundësitë që i kishte, kur Kosova ishte në gjendjen më të rëndë me pushtimin e Serbisë në historinë e saj të mbushur me sakrifica dhe vuajtje.

Tema e magjistraturës së tij në Universitetin e Zagrebit ishte :“ Hulumtimet spektroskopike te llampave me presion të lartë metal- halogjene”.

Doktoranturën e kam vazhduar , rikujtonte Tusha Gegaj në bisedë, në po të njejtin universitet në Zagreb. Pjesa eksperimentale e punes ka qene nga projekti “Fabrika e poqave elektrike”, TEZ-Zagreb, ku kam publiku disa punime shkecore për aplikimin e këtyre në mjekësi, shërimin e sëmundjes së verdhzës te fëmijët e posalindur (zvogëlimin e bilirubinit në gjak), pastaj shërimin e disa sëmundjeve të lëkurës etj etj e aplikime praktike tjera të shumta, që tani aplikohen në Kroaci e gjetiu.

PUNA PEDAGOGJIKE DHE AKTIVETET TJERA

Tush Gegaj ka punuar si mësues-arsimtar i matematikës në Gurrakoc, atëherë shkolla fillore atëhere ”Vasilije Gjuroviq” , e tash quhet shkolla fillore “Martin Camaj”.

Pastaj ka punuar ne Istog, në shkollen “17 Nentori” si mesimdhenes i lëndës së kimisë dhe fizikës, kurse në vijim punoi në gjimnazin e atehereshem ”Vëllazeri Ribar” në Istog, si mësimdhënës i fizikes.

Ka punuar poashtu si mësimdhënes i fizikës në Akademinë Pedagogjike në Prishtinë, në  Fakultetin e Shkencave Matematine Natyrore në Prishtine, në fillim si asistent e me vonë si ligjërues.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

AKTIVITETI JASHTEMESIMOR

Para luftes ka qenë aktivist dhe anëtar i kryesisë së LDK, dega në Istog. Ishte po ashtu Kryetar i Shoqatës Humanitare -Bëmirëse “Nene Tereze”, dega ne Istog.

Nga viti 1998 , në dhjetor të atij viti, Tush Gegaj ka emigru ne Sllovaki , në vendin Kosice, ku edhe tani jeton dhe vepron.

Mirëpo tani aktiviteti i tij ka ndërruar tërësisht.

Tush Gegaj , i cili pothuaj gjithë jetën profesionale ia ka kushtuar edukimit dhe arsimimit të brezave të shumtë të nxënësve dhe studentëve, tash mirret me biznes, shitblerje me ari, per cka nuk mund të ankohem sa i përket anës materiale, tregonte mësimdhënësi i njohur i fizikës.

Në fund po e theksoj edhe një të vërtetë të pakëndshme të mendësisë dominuese në vendin tonë e tek populli ynë, theksoi Tush Gegaj, se fatkeqësisht për ne ”vlera e njeriut është në xhep, e jo në kokë!”

Mjerisht …!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu