ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Takimi i së Shtunës, 25 janar 1969

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Bajram Sefaj, shkrimtar 

“… gjeneratën e kompozitorëve të rinjë, pa rezervë i porosisë të vazhdojë krijimtarinë e vet dhe të përsosin atë duke u mbështetur në burimet pozitive të kopshtit tonë muzikor, duke u ikur dukurive momentale efemere të artit dekadent të jashtëm”.  

 Jakov GOTOVAC  

 NJË JETË KUSHTUAR TINGUJVE 

Zagreb, janar  

Viti 1968 ishte vit jubilar i punës së frytshme dhe të palodhur pesëshetëvjeçare të kompozitorit më të shquar dhe krijuesit të operas kroate, Jakov Gotovac. Lindi në Split, më 11 tetor të vitit 1895. Me të kryer të gjimnazit klasik, në vendlindje, fillon të mirret aktivisht me muzikë. Më vonë dashuria gjithnjë më e madhe ndaj muzikës, së cilës ia kushton tërë jetën e shtyri t`i lëshojë studimet e drejtësisë në Zagreb për ta përqafuar muzikën.  

Para disa ditësh, për lexuesit e “Rilindjes”, zhvilluam një bisedë të shkurtër me autorin e operas së njohur komike “Era i asaj bote”. Maestro plak, por gjithnjë vital e i etshëm për punë, për krijimtari, Jakov Gotovac, na priti shumë mirë dhe shprehu kënaqësi të parezervë që do të flasi për lexuesit e gazetës sonë.  

– Kur keni filluar të kompozoni dhe cili ishte motivi që u shtyri të shkruani muzikën?  

– Si autodidakt kam filluar të kompozoj qysh kur isha nxënës i gjimnazit klasik në Spolit. Fillet e punës sime i kam shënuar me disa përpjekje të papjekura me kompozime korale apo solo-këngë. Mendoj se për përpjekjet e mia për të kompozuar nuk kam pasur ndonjë motiv të veçantë, pos një shtytje të brendshme biologjike dhe një instikti ndaj shprehjes nëpërmes të toneve muzikore.  

– Para një muaji keni festuar 50 vjetorin e punës suaj si kompozitor. Cila është periudha më e frytshme dhe më e çmuar në 50 vitet e veprimtarisë suaj?  

– Më duket se nuk gaboj, e ky më në fund është edhe mendimi i shumë kritikëve muzikorë se, periudha më e frytshme dhe më e çmuar në krijimtarinë time ka qenë ajo në mes të viteve 1924 dhe 1939. Në këtë periudhë kanë lindur veprat e mia më reprezentative, siç janë koralja “Vajtimi pas viçit”, “Koleda”, në “Vallja simfonike” për orkestër, muzika për lojën baritore të Gundiliqit “Dubravka”, në opera ime më e dashur dhe më e njohur “Era i  asaj bote”, veprat vokale instrumentale “Rizvan-Aga” dhe “Këngë vuajtjesh”, si edhe shumë këngë korale të tjera të popullarizuara.  

– Pos si kompozitor. Jeni të njohur edhe si dirigjent dhe udhëheqës koral. Na thoni diçka për kreacionët tuaja më të suksesshme në këto lëmë? 

– Edhepse veprimtaria ime pikë së pari ka qenë e drejtuar nga puna krijuese si kompozitor i drejtimit nacional realist, si muzicient praktik, prapseprap, kam qenë plot 36 vite dirigjent operistik i Teatrit popullor kroat në Zagreb dhe udhëheqës i disa koreve të tjera, sëpari i korit mashkullor “Mladost-Balkan” të Zagrebit, kor ky dikur shumë i njohur. Si dirigjent operistik, mendoj se më së shumti jam afirmuar si dirigjent i disa operave të Verdit, posaçërisht me interpretimin tim të “Rigoletos”, kurse si udhëheqës koral sukseset më të mira gjithsesi i kam arritur me interpretimin e kompozimeve të mia korale. Ndër shumë vepra të tjera muzikore, pa dyshim më e njohura është opera komike “Era i asaj bote”.  

– Gjatë kohës së krijimit të “Eres” a keni ndie se jeni duke krijuar një vepër madhështore, apo ndoshta të gjitha operat i keni krijuar me të njëjtat nxitje ngazëllyese. Ju lutemi, prandaj, të na thoni diçka më tepër për ekzekutimet e kësaj opere si ke ne ashtu edhe më skenat e botës?  

– Me rastin e të shkruarit të operas sime të dytë, në respektivisht të operas “Era i asaj bote”, nuk kam patur kurrfarë parashikimesh intime që me këtë vepër në të ardhmen kam për të arritur suksesin më të madh muziko-skenik. E kam shkruar, natyrisht, më të njëjtin ngazëllim sikurse edhe veprat e tjera, mirëpo jam munduar ta pastroj dhe përsos sa më tepër stilin e shprehjes muzikore. Këtë ndoshta e kam arritur ngase tani përvoja dhe njohuritë e skenës dhe muzikës ishin shumë më të mëdha dhe më të përsosura. Të them vetëm edhe se “Era” që plot 24 vite është në repertorin e të gjitha operave jugosllave dhe se gjer më tani është ekzekutuar në më se 85 skena operistike të Evropës, në më se 9 gjuhë të ndryshme.  

– Me rasti ne 50 vjetorit jubilar, në koncertin solemn, pos të tjerash, thatë se, anipse nën peshën e rëndë të viteve në Ju prapseprap, rrah zemra rinore. A mund të mirret kjo si premtim, apo së paku si dëshirë e ambicie që të krijoni edhe diçka të madhe? 

– Po, kam shkelë në të 74 vit të jetës dhe më duhet të pranoj se, peshën e tyre po e mbaj, me vështirësi, mirëpo po e ndiej frymëzimin e kulluar dhe bukur të freskët prandaj edhe tutje dëshiroj të krijoj në ideologjinë time të afirmuar muzikore. Tanimë e kam kryer kompozimin e veprës së re muzikore-skenike operan-oratorike “Petar Svaçiq” (mbrti i fundit kroat i dinastisë popullore i vitit 1097). Më duhet të kryej vetëm instrumentimin e kësaj vepre skenike. Në festivalin e vjemë “Krapina 68” më është interpretuar balada kajkave “I kishte nëna tre bij”. Kjo, ma merr mendja tregon se, ende mundem dhe dua të provoj të shprehem në mënyrë pozitive muzikore! 

– Çka mendoni për perspektivën e zhvillimit dhe afirmimin e muzikës serioze jugosllave në planin ndërkombëtar? – ishte pyetja e fundit që i bëmë mjeshtrit të madh.  

 – Mendoj se perspektiva dhe afirmimi i muzikës serioze jugosllave në sferat botërore është akoma në përpjesëtime modeste! Së pari, ne jemi një komb i vogël, për muzikën serioze të të cilit nuk mbretëron ndonjë interes i posaçëm. E dyta askush në mënyrë oficiele nuk kujdesete që krijimtarinë tonë në këtë lëmë të artit ta propagojë dhe ta plasojë. Dhe e treta, disa kompozitorë të rinjë kalojnë jashtë kufive të vendit adër të ashtuquajturit “avangardistë”, duke humbur në këtë mënyrë çdo kontakt me kombin dhe atdheun, dhe sharrojnë në detin e sotëm pa afirmuar të avangardizmit irozmopolit muzikor.  

*  

Në emër të lexuesve të gazetës sonë përzemërsisht e falënderuam maestron plak duke e lënë të kërrusur mbi tavolinë në banesën komode të tij, e cila ishte e mbushuar përplot me kurora e diploma, dhuruar duarve të tij të vyeshme në krye të një gjysmë shekulli pune të palodhur.  

E paharrueshme kurrë: Pas disa ditësh, trokita në derën e apartamentit të këtij kompozitori të shquar kroat tashmë në moshë të shtyrë u gëzua shumë që ia solla numrin e gazetës “Rilindja” të datës 25  janar të vitit 1969. Si sot me kujtohet, bujarisht me ftoi brenda, duke me thëne se nuk me lëshon pa një filxhan kafe e një gotë konjak. Me Rilindje ndër duar, që i dridheshin pleqërie, ngritët dhe nga “palë” e një ormani të moçëm, nxjerr një shishe konjak Extra. “Është konjak i shkëlqyer që vjen nga  Shqipëria. E ruaj për miq e mysafirë specialë”, me tha zështerrë, dhe premtoj se atë ekzemplar të Rilindjes d ta rruaj si trofe të çmuar sa të jetë gjallë).  

(Nga takimet e mia në Zagreb. Gjatë kohës kur po ndiqja studimet pasuniversitare, si student i rregullt, pranë Institutit për të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. (Institut za medjunarodno pravo i mdjunarodne odnose).  Në të njëjtën kohë, me kënaqësi të madhe e vullnet të pa shuar, shkruaja për Rilindjen tonë, gazetë e vetme ditore kombëtare në Kosovë, në të cilën edhe kisha fillua karrierën si gazetar profesionist). 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu