ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Takimi me ish nxënësit dhe prindërit në festën e fëmijëve 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

Edhe sivjet u mbajt Festa për fëmijë, në Beijers Parken në Malmö, 3 qershor 2023   

Ngjarjeve në Kosovë, tensioneve në Veriun e saj, edhe atyre iu erdhi fundi.  

Të mëdhenjët e kanë kapur për fyti Albinin e Vjosën. Ai e ajo (Vjosa veq është dorëzua) duhet të zmbrapset që të k`thehet ”normaliteti” në Kosovë, të kënaqen serbët e fjala e Vuqiqit të shkoj në vend.  

Me siguri se serbët e Kosovës, të nxitur me urrejtje shoviniste kundër shqiptarëve të Kosovës me ndihmën dhe përkrahjen ashiqare të Evropës, fatkeqësisht edhe të SHBA-së, iu dhanë krahë serbëve si dikur në vitet 1987-1991, Sllobodan Millosheviqi që thonte: serbëve asnjë qime e flokut nuk ka me iu mungua. Ku ka vorr serbi, aty është Serbi …. Serbët tash do ti ladrojnë makinat e tyre me targat ”KM”, ”PR” e të qytetve tjetra të regjistruara në ish KSAK-së, kah të iu do qefi e shpirti. Nuk janë as ”Zgjedhjet e jashtëzakonshme” për katër komunat e Veriut të Kosovës. Arësyet pse do të përsëriten ato, janë banale, sepese tash serbët po duan pushtet, sepse po iu thot Vuqiqi. 

Protestave të dhunshme e mitingjeve serbe, në përkrahje të kërkesave të serbëve të Veriut, tash kanë fillua të dalin edhe serbët në Jug të Kosovës, në Graqanicë.  

-Albin, gabove por, mos gabo më! 

Kosovën nuk e kemi çlirua ne.  

Rusët, serbëve (në Beograd), pas çlirimit (1944, 1945) iu kanë thënë: 

”Ne iu kemi çlirua, ne kemi me iu …i” *) 

 

Dje në park në qytetin e Malmö-s, për të dytïn vit me radh u festua 1 Qershori-Dita e fëmijëve. 

Nga Shqipëria kishte ardhur këngëtarje zëmadhe Manjolla Nallbani. Asaj i ndihmua edhe Beqir Shaqiri, vëllai i Ilir Shaqirit dhe këngëtarë e vullnetarë të tjerë që jetonin në Malmö e qytetet tjera në Suedi.  Kishin ardhur shumë familje shqiptare me fëmijët e tyre (nxënës) nga Malmö e qytete tjera (por shumë më pakë se vitin e kaluar).  

Vetëm nga Borås-i, qytet afro 300 km larg Malmö-s kishin ardhur me autobu 51 veta, mësues, prindër e nxënës aty ku dikur edhe unë kisha punua edhe unë (plot 7 vite, si mësues) me ata e kisha mësua fëmijët e tyre. 

Me ata Ishe Igballja, Muharremi … 

Igballja më foli por unë nuk e njoha. 

-Sinan, Sinan, më thirri disa herë derisa unë përshëndetesha me disa ish familjarë të nxënëseve të mi. 

-Jam Igballja. Më ke harrua?  

Me Igballen kemi qenë bashkë në shkollë, në kursin suedisht ”Albanska B”, në KOMVUX, një semestër, në vitin shkollor 2002/2003 në Borås. 

-Fëmijët e mi kanë qenë nxënës tuaj, në fillore e në Gjimnaz. 

Mu kujtua Igballja dhe pasi u përshëndetëm si miq të vjetër, ajo më tregoi se fëmijët e saj kanë vazhdua studimet dhe i kanë kryer ato. Njëri djalë jeton e punon në Londër ndërsa, vajza e vogël është drejtoreshë e një ndërmarrje të madhe në Suedi.  

Sa më erdhi mirë. 

Nuk kishte ndryshua shumë por shihej se pleqëria e (e sëmundja) kishte bërë të vetën. Në fyt dhe një pjesë e fytyrës i shiheshin rrudhat nga lodhja e pleqëria (?).  

-Sinan kam kancer që nga viti 2009 por e kam mundur dhe ende po punoj në ”Arbetsförmedling”. 

Me Manjolla Nallbani, Malmö 3 qershor 2023

Pastaj erdhi një ish prind e më kapi për krahu: 

-Nuk po më njeh? 

-Jo i thash.  

-A po të kujtohet … Smajl e Besim Bushi? 

-Po. 

Jam shok e fqinj me ta. Punoj si shofer autobusi …. 

Një prind tjetër nga Oxie, lagje afër Malmö, Osmani (baba I Erlisit, ish nxënës imi) erdhi me vajzën e vogël që tash shkonte në shkollë. Ai ë falenderoi por dhe u ankua … 

Nuk vonoi shumë e Osmani e erdhi me vëllain binak, të flas e ti kaj hallet … 

Dhe numri I nxënëseve e prindërve që vinin të më takonin dhe përshëndesnin, ishte i madh. 

Një ish mësues më tha: 

Është kënaqësi e madhe kur nxënësit nuk të harrojnë.  

U takuam edhe me Muratin, Mediu, Shpresën, Sirinë dhe burrin e saj, Fatimen e Myzaqetin 

Me prindin, Osmanin dhe vajzën e Osmanit Malmö, 3 qershor 2023

Koha ishte e mirë, me diell. Fëmijët luanin. Të rejat e të rinjët vallëzonin dhe këndonin duke e shoqërua Manjollën. Të gjithë mbanin telefonat në duar, fotografonin.  

Kur doja të ikja, erdhi edhe nxënëset Elmira e …  Rina dhe Lejla (me motrën e vogël, Lijana Thaçi, dhe me disa shoqe moshatare të tyre nga shkollat tjera, që unë nuk kisha punua. 

Ato dëshironin që ti takoja edhe prindëret e tyre. Pranova me kënaqësi. Gjeta tri nëna ulur këmbëkryq në bari: Nënë e Ensarit dhe Elmirës, të Rinës dhe nënë e Lejlës. U ngritën në këmbë dhe më falenderuan për ato 5 vite që kisha punua. Nëna e Lejlës më tha: 

-Sinan shkova me i folur një njeriut që mu duk si ti 

 

Ajo që më ra në sy, ishte se nuk kishin ardhur ish nxënëst e mia: Eliza, Emma, Elma, Erva, Elona, Yllza e Erza Shylemaja që kishim pregatitur programe të pasura kulrurore e artistike për festat tona kombëtare e të tjera, kishim këndua për mësuesit e për nënat tona. 

Eh sa nxënës e nxënëse kisha, me qindra, në Småland, në Halland, në Kalmar Län, në Borås e pa harrua Kosovën. 

Shumica janë martua e kanë krye univerzitete, njohin shumë gjuhë e punojnë në shkolla si mësues e vende tjera, me nam. 

I lash duke këndua, vallëzua e fëmija, luanin. Erdha para kohe në shtëpi me ndjenja të përziera mallëngjimi për nxënësit e prindërit e dikurshëm. 

Dhe vërtetë ia vlen të rrish e ti dëgjosh ata e ato nxënëse që të flasin si dikur, këthehesh në kohë, e lodhjën e harron. Puna e mundi  kanë dhanë frytet, kur nxënësit nuk të harrojnë. 

Forhåndsvisning av bilde

Fotografi me nxënës nga viti shkollor 2022

  *) ”Ne iu kemi çlirua, ne kemi me iu …i”, Kjo duhët të kuptohet për situatën aktuale në Kosovë 

Nuk munda ta gjej se kur është thënë dhe nga kush por është e sigurtë se e kam lexua serbisht. 

Forhåndsvisning av bilde

Malmö, 4 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

3 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu