ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Takimi me Jusuf Buxhovin në Hotelin Grand 

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

  • Me Jusuf Buxhovin e Saim Tahiraj në Hotelin Grand të Prishtinës

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar, “Vizitë pune në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës”, Drini.us, 1 Shtator 2022 në rubrikat “Dossier, Kulturë” 

Nga Ditari im (14) me kujtime nga pushimet verore në Kosovë, gusht 2022 

Me Jusuf Buxhovin e Saim Tahiraj në Hotelin Grand 

Saim (Lush Alia) Tahiraj 1*) nga Belegu i Deqanit, më lajmëroj se do të dal në Prishtinë e dëshiron, përsëri tëmë takoj mua, pasiqë para dy ditëve isha unë në Beleg te Bajrami, vëllai i vogël i (Ismetit, Saimit dhe Samiut) për kryeshnosh sepse iu ka vdekur nëna Ajmane, qika e Rexhep Dautit nga Rastavica, burrë kreshnik 2 metra i gjatë, sypatrembur, burrë plak malësie që rroi tërë jetën në Kullat me frengjia 2*) 

Saimi kishte caktua një kohë me u takua me Jusuf Buxhovin. Takimin e kishin lënë në Hotelin Grand, në orën 10:00-të paradreke. 

Pasi kisha një takimtjetër me do “burra”rreth një pazari që dorën në zemër, një shqiparit ia kisha dhënë disa qindra euro me ia dhënë një njeriut që ia kisha boxh 3*)  e ai ishte serb, rreth një shit-blerje të një trualli të para 40 vjetëve. Ai shqiptari, kishte qenë një tugjar, gjambaz që nuk ia kishte dhënë paratë (për 1 vit) derisa shkova unë përsëri në Kosovë, pas eksakt 1 viti.  Gjambazin 4*) (“Tugjarin”, nuk e gjeta në fjalor por ka të njëjtin kuptim, sikurse fjala “gjambaz”, shitës kuajsh) e kisha autorizua që sa herë të më “kryej punë” mua, kur të shkon në Vushtrri, te noteri, unë e paguaja nga 30 euro. “Rahmeti “ i gjambazit sa here ka qenë në Vushtrri por ai mi mori afro 300 euro (për rrugë) dhe afro 120 euro për shpenzime , taksa (certifikata). 

Takimin e kishim lënë në orën 09:00 në InterEx, afër spitaleve të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. 

Prandaj, pasi kisha lënë një takim para se të këthehem në Suedi me “gjambazin” dhe 2 të tjerë (serbë) të njëjtën kohë, frigohesha se mos po vonohem ta takoj Saimin e Jusufin.  

Thjesht, biseda e as takimi me ata nuk më pëlqente por isha i obliguar, mos ti mbetem borxh serbit (shitësit) dhe vetë e me dorën time të ia paguaj “borxhin” e mbetur. 

Kisha dëshirë ta takoj Jusufin prandaj me ”gjambazin” as kafe nuk piva, vetëm paguajta ato që ata kishin pirë, ia dhash paratë serbit (paratë që ia mora “gjambazit) dhe kërkova që edhe ata që i muarën të firmosin në një letër që i muarën paratë … dhe ikëm. 

”Dosja B”, ”Rrushja” dhe ”Mona”, libra që mi dhuroi e më bëri nder Jusufi. Prishtinë, gusht 2022

Jusufin nuk e kisha takuar që nga viti 1990 kur ai ishte antarë në Kryesinë e LDK-së. E njihja dhe më pëlqente modestia e Jusufit, njohuritë por edhe guximi intelektual i Jusufit.  

Me Jusufin kishim bisedua (me tlf.), disa here, kishim folur por jo edhe me u pare, prandaj s`me pritej që para se të k`thehem në Suedi që i kisha ditët e numëruara, si qikave kur iu ofrohet dita e martesës, mos të shkoj me merakun që s`e pash Jusufin. 

Edhe te Jusufi e Saimi, gruaja kishte dëshirë të vinte me mua e  ti takonte dhe nu kia prisha qejfin 5*). 

Nga Spitali, shkuam me “Urban”, autobusin nr. 4 të Trafikut Urban, ku edhe vetë kisha punuar 3 vjet, 1987-1990. 

Në Hotelin “Grand” i gjeta ulur Saimin me Jusufin dhe 4 të tjerë të tjerë, Vesel Lekajn, mik i Saimit, Besnik Racin dhe 2 që i njihja por nuk më kujtoheshin emrat. Ata I kisha takuar më pare, po me Saimin në Deqan, si mysafirë te Saimi. 

Kur unë hyra, ma bënë një vend afër Jusufit ndërsa bisedën e vazhduan Saimi dhe Jusufi rreth organizimeve të para të grupeve që kanë ushtrua në Shqipëri, në krye me Sali Çekaj 6*). Ishte një bisedë që Saimi fliste si një bashkëluftar i Saliut dhe organizator ndërsa Jusufi, si historian.  

Librat ”Maqedonia” dhe ”Dardania”, J. Buxhovi

Nuk do flas se çka folën por ata bisedonin si miq të vjetër e me një gjuhë të kulturuar. Të dytë paraqisnin fakte nga ajo kohë, takimet me personalietet e kohës (R. A), Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj,, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin etjme çka kuptova se Saimi nuk ishte pajtua me një paraqitje të Jusufit në një TV-e, rreth po këtyre organizimeve.  

Me asnjë fjalë nuk ndërhyra e as nuk mbajta anën e asnjërit pasi që unë nuk isha pjesë e organizimeve të grupeve të para në Dukagjin dhe në Kosovë. 

Pasta, unë me Jusufin, bisedova shtruar për disa nga librat e Jusufit dhe tema të tjera, rreth organizimeve të shqiptarëve në kohë para, gjatë e pas lufte në Suedi dhe aktualitetit politik e partiak, të cilin Jusufi e njihte më së miri sepse vetë kishte qenë pjesë e atyre organizimeve që nga themelimi I LDK-së. 

Në fund të bisedës,Jusufi mi dhuroj disa libra dhe me dëshirë më të madhe, do të mi dhuronte libra për shumë biblioteka e shoqatave kulrurore në Malmö e Suedi por unë nuk mund të merrja më shumë se 20 kgr.  

Librat që mi dhuroj Jusufi i vendosa në raftin e bibliotekës në banesën time në Prishtinë dhe disa i mora në Malmö:  

Jusuf Buxhovi “Dardania” (Antika dhe Mesjeta), 

”Maqedonia”, nga Antika deri te Koha Jonë”, 

Mona”, 

Rrushja” dhe 

”Dosja B”. 

1*) Saim Tahiraj 

Sinan Kastrat “Saim Tahiraj, hero i heshtur i Kosovës” 

Bota Sot, 29 NËNTOR 2016 NË ORA: 11:19 në “OPINIONE” 

https://www.botasot.info/opinione/614833/saim-tahiraj-hero-i-heshtur-i-kosoves/ 

2*) FRËNGJI f. vjet. 

  1. vjet. Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që shërbente për të qëlluar me armë. Frëngjitë e bedenave. Kullë me frëngji. Qëlloi nga frëngjia.
  2. usht. Dritare e vogël e tankut, e bunkerit ose e ndonjë mjeti tjetër të fortifikuar, që shërben për të parë dhe për të qëlluar me armë. Frëngjia e tankut (e bunkerit). …

3*) BORXH m. 

  1. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri; hua. Borxh i vjetër. Mori borxh. Nuk kam borxh (borxhe). Ktheu (lau, pagoi, shleu) borxhin. S’vë borxh. U fut (hyri) në borxh. Ishte zhytur (ishte mbytur) në borxhe. I fali borxhin. Mbeti borxh. Fli pa darkë e zgjohu pa borxh. fj. u.
  2. fig. bised. Detyrim moral ndaj dikujt, diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë.

Kam borxh. Ia kam borxh. Laj (kryej) borxhin. I mbeta borxh. Gjendem (në) borxh. 

* Ka borxh të… 

  1. a) është gati të …, është i prirur të…;
  2. b) është në gjendje, ka aftësi, mund të… Ma bëri borxh dikush ka përsëritur disa herë një sjellje të padurueshme a një veprim të papëlqyeshëm, sa detyrohem t’i kthehem me të keq, më ka bërë të mos përmbahem më e të veproj kundër tij. I doli borxhit (hakut, nga borxhi) dikujt e bëri detyrën e tij ndaj dikujt; bëri gjithçka që i takonte, e paralajmëroi me kohë.

Ta paça borxh! ur. ta shpërblefsha! E qiti borxh e bëri borxhli kundrejt dikujt, e nxori borxhli. Rregulloi borxhet (llogarinë) me dikë shih te RREGULLOJ. 

BORXHLI m. bised. 

  1. Ai që ka marrë një borxh, huamarrës.
  2. fig. Ai që ka detyrim moral ndaj dikujt, ai që ka për detyrë të bëjë diçka për një tjetër për t’i shpërblyer një të mirë. I jam borxhli. Më bëri borxhli. E ndiej veten borxhli. Mbetem borxhli.

4*) XHAMBAZ m. 

  1. Ai që shet e blen kuaj a kafshë të tjera për të nxjerrë fitim; ai që shtron e stërvit kuajt xanxarë. Xhambaz kuajsh. Kalë për xhambaz kalë xanxar.
  2. keq. Njeri që bën dallavere; njeri dredharak që përpiqet t’ua hedhë të tjerëve e të nxjerrë përfitime për vete; dallaveraxhi; batakçi. Pazarllëqe prej xhambazi.
  3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Njeri xhambaz.

XHAMBAZLLËK m. 

  1. Puna e xhambazit Bënte xhambazllëk me kuaj.
  2. zakon. bised. keq. Veprime për të nxjerrë përfitime me rrugë të pandershme, dallavere. Bënte xhambazllëqe. Merrej me xhambazllëqe.

5*) QEJF m. bised. 

  1. Kalimi i kohës në mënyrë të këndshme; dëfrim, zbavitje, argëtim. Njeri i qejfit. Punë qejfi. I dhënë pas qejfeve. Bë qejf, dëfrehem, zbavitem. Qejfi qejf, puna punë. fj. u.
  2. Kënaqësia që ndiejmë nga dikush a nga diçka që na pëlqen; ëndje. Me qejf të madh. Me gjithë qejf. Iu bë qejfi u kënaq shumë, u gëzua. Ia nxori qejfin, e kënaqi ëndjen për diçka. Ta kish qejfi ta dëgjoje (ta shikoje). Po të desh qejfi në ta ka ënda. S’ma ka qejfi s’ma ka ënda. S’ma do qejfi. E bëj për qejfin tim e bëj për kënaqësinë time.
  3. Dëshirë; zell. (Nuk) kam qejf (nuk) kam dëshirë, (nuk) dua. I iku qejfi. Qejfi ma do që… do të dëshiroja që…, zemra ma do që … Ia bëri (nuk ia prishi) qejfin dikujt ia plotësoi dëshirën; nuk ia prishi zemrën. I shkon pas qejfit dikujt. E ka me qejf diçka. E bëri pa qejf. Qejf të kesh! mjafton që të kesh dëshirë, dëshirë, zell të kesh. Sa të kesh qejf sa të duash. I iku qejfi.
  4. Gjendja shpirtërore a fizike e mirë. Është (nuk është) në qejf. Jam pa qejf jam i sëmurë. U bë (erdhi) me qejf. Ishe tërë qejf. S’ta kam qejfin. Ishte me qejf të prishur. Si ma ke qejfin? si ndihesh, si je?
  5. Kërkesa që diçka të bëhet sipas dëshirës sime a vullnetit tim, plotësimi i një dëshire vetjake; hatër. I mbeti (i ngeli) qejfi mbeti i pakënaqur, u zemërua nga që nuk iu plotësua dëshira, i mbeti hatri. Nuk prish qejf me njeri. E pësoi për qejfin e të tjerëve. Qejfi mos të të mbetet, hatri mos të të prishet.
  6. keq. Tekë. Bën qejfin e tij bën si do, si t’i teket. Bën si i do qejfi. Bën sipas qejfit. Ashtu i desh qejfi. Sot s’ia paska qejfi nuk i qenka tekur. Kur t’i dojë qejfi.

* Për qejf për bukuri, shumë mirë. Për qejfin e dikujt për shkak të dikujt. Për t’i bërë qejfin për ta marrë me të mirë, duke lavdëruar e duke ia pranuar menjëherë ato që thotë a që kërkon, megjithëse mund të mos jenë të drejta. Më ka hyrë në qejf dikush a diçka më pëlqen. Ia tregoi (ia rrëfeu) qejfin dikujt e ndëshkoi siç e meritonte; e rrahu (përdoret zakonisht kur dikush ndëshkon dikë që ka bërë faj). 

I erdhi pas qejfit i pëlqeu shumë, i gjeti zemrën. M’u bë qejfi pushkë u gëzova shumë. S’e bën qejfin qeder nuk shqetësohet fare, nuk bëhet merak, nuk e prish rehatin, nuk i bëhet vonë për asgjë. I bën qejfin vetes keq. shih te BËJ. I ka dalë nga qejfi dikujt nuk i pëlqen më, i ka dalë nga zemra. I ka hyrë vetja në qejf shih te VET/E,~JA. Për shtatë palë qejfe shih te SHTATË. 

QEJFLI mb. bised. 

  1. është i dhënë shumë pas dëfrimit e qejfeve. Burrë (plak) qejfli. Grua qejflie (qejfleshë).
  2. është i dhënë me ëndje të madhe pas diçkaje, që e ka shumë qejf diçka.

Është qejfli për libra (për muzikë). 

  1. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Qejfli kafeje. Qejfli gjahu. Qejfleshë mbrëmjesh.

QEJFMBETUR mb. 

Që i ka mbetur qejfi, që është prekur në sedër a që është zemëruar për diçka, nga që kjo nuk është bërë sipas dëshirës së tij; që preket shpejt, kur nuk i plotësohet një dëshirë a kur e qortojnë. Iku qejfmbetur. 

QEJFPAPRISHUR mb. 

  1. Që nuk prish qejf me njeri, që u vete pas ëndjes të gjithëve; që përpiqet ta ketë mirë me të gjithë. Njeri qejfpaprishur. Qejf paprishur e punëpabitisur.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

QEJFPRISHUR mb. 

  1. Që i është prishur qejfi për diçka nga dikush; që është zemëruar për diçka, nga që kjo nuk është bërë sipas dëshirës a tekës së tij. Doli jashtë (u ngrit) qejfprishur. Ishte qejfprishur.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

6*) Sali Çekaj (22 Qershor 1956 – 19 Prill 1999) 

i njohur ndryshe me nofkën VETERANI ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe aktivist i madh i kombit shqiptar. Lindi më 22 qershor 1956 në fshatin Broliq të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 19 prill 1999 në Koshare, gjatë luftimeve me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares, në Betejën e Logjës dhe në disa beteja të Luginës së Baranit si komandant i Brigadës 134. Që nga viti 1991 ai organizoi me sukses sulme guerile ndaj stacioneve policore serbe në shumë fshatra të Rrafshit të Dukagjinit. Pas luftës ai u shpall Hero i Kosovës. 

Sali Çekaj ishte një figurë poliedrike, shumë dimensionale e cila ngërthen në vete të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund ti gjejë të kompletuar te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë. Tek Sali Çeku i gjeje vetitë e burrërisë tipike shqiptare, trimërinë, bujarinë, besnikërinë, dashurinë ndaj atdheut, familjes dhe shokëve. Te Sali Çeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili dinte në mënyrën më unikate që të gjitha t’i fus në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e ti ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencorë adekuat, e cila do të zbërthej nga i gjithë kompleksiviteti i saj dhe të dali në pah e gjithë e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës nga injoranca e elitës totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që të i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndertua nga hajnat e historisë mbi te cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosovë. 

Vazhdon   

Sinan Kastrati, Suedi         

Malmö, 2 shataor 2022         

sinan.kastrati@hotmail.com  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu