ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Talebanët kurtianë paskanë arrestuar poetin Gjin Morina & “Taleban”, Lironie urgjentisht Gjin Morinën!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare
Siç informoi tv-klan, poeti Gjin Morina është arrestuar nga talebanet kurtianë sapo është nis për t’u kthye në Austri, atje ku punon e jeton. Shkak për arrestim qenkëshin poezitë e tij, të cilat paskëshin “gjuhë të urrejtjes…” anti islame. Me këtë rast tv-klan citon ca vargje të Poetit Gjin Morina, që përmbajë thirrjen drejtuar Enver Hoxhës (i vdekur në vitin 1985) për t’i rrënuar xhamitë, duke i kthyer ato në kisha. Pra, ky Poet sikur nuk paskësh informacion se pushteti i Enver Hoxhës i ka keqtrajtuar njësoj, kishat dhe xhamitë, kur në Shqipëri në vitin 1967 është ndaluar praktikimi publik i religjioneve dhe atëherë Shqipëria është shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në Botë!
Fatkeqësisht ata që e kanë arrestuar Poetin Gjini Morina, as ata që e kanë spiunuar, por as ata që kanë komanduar policët e shpërdoruar, nuk e dinë se pothuajse një e treta e tekstit të Kuranit përmban “gjuhë urrejtjeje” kundër hebrenjve, kristianëve, paganëve, ku e ku më të ashpër se sa teksti i cituar i Poetit Gjin Morina.
Ta zëmë, çdo mysliman, rreth dyzet herë në ditë, në 5 lutjet ditore (salat/namaz), reciton kaptinën (suren) e parë të Kuranit, e cila në vargun (ajetin) e 7-të, kundër hebrenjve. Citoi: “…e jo në (rrugë) të atyre kundër të cilëve je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!” (Kuran, 1:7) Çdo mysliman e di se ata, ndaj të cilëve është hidhëruar Allahu, janë hebrenj. Prandaj çdo mysliman e ka detyrim t’i urren hebrenjtë.
Ata që nuk i urrejnë, janë simulantë të Islamit, nuk janë myslimanë; mysliman është vetëm ai që beson dhe zbaton Kuranin! Përndryshe, simulantët pseudomyslimanë ngjajnë me KM Kurti, i cili simulon sikur e respekton Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe pse më shumë se njëherë e ka dëshmuar se është kundër saj…
Në Kuran u ndryshohet identiteti gjithë profetëve hebrenj, duke i prezantuar ata myslimanë me emra të arabizuar, i ndryshohet identiteti edhe Marisë, duke e prezantuar si Mejreme myslimane, tjetërsohet rrëfimi biblik për Jezusin, duke mohuar kryqëzimin e tij, etj.
Të gjitha këto blasfemi anti hebreje dhe anti kristiane, për talebanët kurtianë, që kanë urdhruar arrestimin e Poetit Gjin Morina, nuk janë “gjuhë e urrejtjes”! Në fakt, janë më shumë se “gjuhë urrejtjeje”! Janë krime! Por krimet myslimane nuk ndjeken, sepse Kosova qenkësh me popullsi 95 % myslimane (siç shpifin propagandistët myslimanë), ndërsa përndjeket Poeti Gjin Morina!
Për këta talebanë kurtianë po citoj edhe dy fragmente (ajete) nga Kurani, që të shohin nëse është apo nuk është gjuhë urrejtjeje:
“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij (Mohamedin) dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, të gjymtohej e t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” (Kuran, 5:33)
Apo:
“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri…” (Kurani, 9:29)
Nuk ia vlen të bëhet krahasimi i përmbajtjes inkriminuese të këtyre dy fragmentëve të Kuranit, me vargjet e Poetit Gjin Morina, sepse këto të Kuranit janë përcaktime më fashistoide edhe se ato të Hitlerit në “Mein kampf”. Megjithatë, policia talebane kurtiane, nuk i shkon as ndërmend të konfiskon Kuranin për shkak kësaj përmbajtjeje fashistoide, por i vardiset Poetit Gjin Morina, sepse ky na qenkësh anti-mysliman!
Mirë do të kishte qenë që Poeti Gjin Morina të mos vjershëronte në atë frymë, por vërtet nuk i ka përmasat e nxitjes se urrejtjes që i përmban Kurani, të cilat përditë i manifestojnë publikisht myslimanët.
– Lirim të menjëhershëm poetit Gjin Morina!
                                                           ***
Dy tre fjalë të redaksisë së Drinit për arrestimin me motive Anti-Shqiptare të Gjin Morinës
* Shkrim i shkruar më 12 gusht 2021, por që është aktual edhe në kohën e reagimit të shkrimtarit e atdhetarit Ibrahim Kelmendi. Në të vërtetë vërejtjeve të tilla nuk u humbet aktualiteti fare.
Ish-gazetari i gazetës Rilindja, Agim Muhaxheri, e kishte dhënë këtë mendim për imamin nga Karaçeva, vehabistin mendjeverbër Egzon Kastratin, që para disa ditësh i largoj përmes arsyetimeve “hyjnore” dhe gënjeshtrës panislamike për “melaqet”, fotot e Gjergj Kastriotit e Ibrahim Rugovës nga një vend ku mbahej një “e pame”. Arsyetimet e nacionalistëve panturq-panislamik- e – arab, janë të njohura dhe ato bëhen duke e përdorur me shkathtësi “llastikun” e gojës.
Agim Muhaxheri, që njëherit është edhe jurist, thotë:
Me heqjen e fotografive të personaliteteve tona, para lufte – janë marrë hordhitë e Miloševićit.
Hoxha imiton Miloševićin !
Tipin mund ta kap paragrafi i Kodit penal – “nxitja e urrejtjes nacionale, fetare…” – dhe të dergjet në burg.
Dënojeni hoxhën me burg… Jepi një pesëshe… E sheh pastaj, a guxojnë të tjerët të merren ‘me syreta’ !
Asgjë nuk është e rastësishme, as fakti që një hoxhë “kaq trim musliman” është vendosur që ta “mbajë rendin e qetësinë” në një ndër pjesët më të ndjeshme të Republikës së Kosovës, siç është Karaçeva e Dardanës, (Kamenicës).
Kosova dhe “çështja e saj” duhet të paraqitet si e pakryer në raportet me Serbinë dhe se këtë “çështje” duhet parë jo si konflikt në mes të dy shteteve, – problem ky i mbetur nga e ashtuquajtura “Marrëveshje e Kumanovës” së qershorit të vitit 1999, por si “çështje” religjioze islamike, në raport me “kaurrët” e Serbisë!
Imamët si Kastraiti nuk mendojnë e bashkëndjejnë më si Shqiptarë, por si Muslimanë, gjë që e thotë edhe me citatin e tij të preferuar në fb:
“Islami do të fitoj!”
Këtë preokupim e ka ai dhe të tjerët si ai që kaq shumë u dhamë hapësirë dhe krah që njëzet vite.
Tashmë ka ardhur koha që këtij dhe imamëve të tjerë si ky, jo vetëm tu thuhet: Ndal! por edhe tu tregohet dera e burgut, siç arsyeton me të drejtë juridikisht Agim Muhaxheri.
Por, siç po e shohim gjërat po shkojnë në kahjen tjetër e cila i përshtatet Serbisë, neootomanizmit, rrugaçëve që ishin e janë në politikën e pa mend të Kosovës Shqiptare dhe të gjithë atyre të tjerëve që nuk ia duan të mirën këtij vendi.
Të rrugaçëve që nuk e kuptojnë se njeriu apo poeti mund të mos shprehet në frymën e “masës”, por ai nuk guxon që të pengohet e aq më keq të arrestohet.
Arrestimi i Gjin Morinës, shkrimtarit e gazetarit që e udhëheq një radio online, është një turp i madh kombëtar që tregon se ku ka rënë Kosova jonë shqiptare. Ky është një turp për mbarë intelegjencën e atij populli, turp për shkrimtarët, gazetarët dhe politikën e këtij vendi.
Lironia Gjin Morinën urgjentisht, se ia morët fytyrën Shqiptare atij populli!
Ju që jetoni duke e arrestuar e dënuar atë, jeni në vend të gabuar dhe përdorini politika Anti-Shqiptare apo “talebane” ndaj popullit tuaj, sikurse iu akuzon me të drejtë Ibrahim Kelmendi.
Rroftë përjetë Kosova Shqiptare, që duan ta zhbëjnë Anti-Shqiptarët!
Lironia Gjin Morinën, duke i kërkuar falje atij dhe mbarë Shqiptarëve, por, njëherit, duke i arrestuar ata që bënë padi ndaj tij në polici.
Ata duhet të identifikohen urgjentisht dhe ai që nuk do t’i identifikoj, ai zhvillon me vetëdije politika Anti-Shqiptare, pra Talebane, në mesin e një populli që nuk ka e s’mund të ketë asgjë të përbashkët me panislamizmin e panturqizmin, siç kanë ata që e lajmërojnë atë në polici në bazë të cilave akuza arrestohet Gjin Morina.
Gjin Morina nuk ka përhapur urrejtje, por urrejtje përhapë Egzon Kastrai, imami i Karaçevës i cili e largon (për shkak të “melaqeve”) foton e Gjergj Kastriotit e Ibrahim Rugovës dhe shteti i Kosovës nuk ndihet i gjallë, përkundër faktit se Talebanët, dmth Panislamikët, e kanë ferrë (therrë) në sy Gjergj Kastriotin, kryeheroin e kombit shqiptar.
Në fund edhe një mendim, qortim publik për intelektualët shqiptarë gjithandej:
A nuk duhet të turpërohet inteligjenca e gjithmbarshme e një kombi, që vetëm shkrimtari dhe atdhetari i madh Ibrahim Kelmendi e ngre zërin kundër këtij akti të turpshëm kur një poet si Gjin Morina arrestohet për shkak të mendimit të tij kritik, të mendimit ndryshe, të shfaqur me gjuhën poetike?
Po ashtu, studiuesi dhe krijuesi, prof.Dr. Uliks-Abedin Sutaj, i cili nga maltretimet dhe kërcënimet e njerëzve radikalë, si dhe presioneve nga institucionet e rendit, pa te drejtë, për shkak të shpifjeve u detyrua ta vazhdoj jetën në Vjenë. Me një fjalë Kosova ma nuk është vendi i tij. Ky ish profesorë i Robotikës, doktor shkence i Universitetit të Vjenës, krijues, poet dhe botues i shumë librave e studimeve gjuhësorë.
“Taleban”, mos e keqpërdorni policinë e Kosovës, se në këtë mënyrë e shkatërroni e zhbëni shtetin laik të Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës që të jetë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu