ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Tanket dhe avionët serb nuk lënë shteg për të folur për “OPEN BALKAN”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga Marash Gilaj

Duke ndjekur vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë, te “vëllai i vogël”, Z. Albin Kurti, bie në sy qëndrimi superior që mban “vëllai i madh” ndaj të voglit. Këtë e ka shfaqur edhe me të tjerë kryeministra të Kosovës shumë më heret, bile edhe i ka ofenduar, i ka akuzuar e paditur sepse nuk kanë aprovuar mendimet e veprimet e tij të mbrapshta e djallëzore. Në vazhdim të këtyre historive po këmbëngul përsëri me insistim dhe përpiqet të bind homologun e vet për të mirat që sjell “Minishengeni” apo “Open Balkan”, sa  as gjumi i natën nuk e zë pa e arritur, sepse e konsideron si idenë më gjeniale që ka njohur bota deri më sot, edhe pse fluturon mbi skandale, që i quan suksese spektakolare. Njerëzia thonë se idea është e Vuçiçit, por, sidoqoftë, përderisa këto hyjnë në kategorinë e thashethemeve dhe të konspiracionit, ndoshta, edhe si bashkëautor, ndihet, deri diku, mirë. Të flasësh për “Open Balkan” në një situatë të tillë ēshtë më keq se të përmendësh litarin në shtëpinë e varurit.

BE, duke filluar me përfaqësuesen më të lartë, Angela Merkel apo së fundmi, me Ursula von der Leyen, nuk duket se kanë ndonjë dakordësi me “Open Balkan-in.” Ndersa Kancelarja Merkel as nuk e përmendi fare, kur bëri vizitën e lamtumirës në Shqipëri. Ndersa Presidentja e komisionit Europian kërkoi “gjithëpërfshirjen”, që do të thotë se duket si e paarritshme. Aq më tepër, kur dihet se kjo nismë është si karshillëk a hakmarrje ndaj BE – së që na lanë pas dere gjithë këto vite “për fajin e tyre” sigurisht, dhe sipas teorisë psikopatike: “fajin, gjithmonë e kanë të tjerët.” Sido që të bëhet, “Open Balkan” duhet të ketë marrë edhe bekimin e Rusisë. Dihet që pas çdo ideje dhe veprimi serb, në prapaskenë qëndron Putini.

Në gjykimin e Ramës përfaqësuesit më të lartë të BE – së nuk marrin vesh nga “teoritë konspirative” që ka zbuluar Z. Kurti (e përmendur në një konferencë shtypi nga kryeministri ynë ) as nga filozofitë e vetë Ramës?! E ka të fiksuar fort në mendje se vetëm ai nuk gabon asnjëherë, se gjithmonë fajet e gjynahet i kanë të tjerët, se është gjitholog i mbaruar, se ka miq e shokë për kokë nga Serbia deri në Turqi. Kjo e bën më fortë dhe të ngjashëm me ata që e bëjnë të ndihet krenar pa asnjë meritë.

Si fillim, të krijohet përshtypja se nuk kupton rebusin: Kur Vuçiçin e ka vëlla, por ai është armiku i Kosovës dhe në mënyrë trashëgimtare, historikisht e rrjedhimisht, edhe i Shqipërisë, çfarë i bie ta ketë Albinin? Kot e quan “vëllai i vogël. “Ndoshta, me qëndrimet përçmuese që ka shfaqur ndaj tij, i bie ta ketë vetëm komshi të keq që i ra për hise dhe është e pamundur ta ndërrosh me një tjetër.

Besoj se e morët vesh që Beogradi ndihet i fyer nga që duan ta trajtojnë si të barabartë me Kosovën edhe për targat e makinave. Prandaj, po e kërcënon atë me tanke e avionë. Është e ngjashme me veprimin e një horri, që del në korsinë tënde dhe ashtu ballë për ballë nuk të hap krahun. Pastaj fajin ta vë ty dhe nxjerr pistoletën për të vrarë.

Të flasësh për “Open Balkan”, të këmbëngulësh aq fort në një situatë të tillë, pas atyre që ndodhën e po ndodhin, është, më e pakta, cinike. Idea për të realizuar me çdo çmim “Open Balkan-in”, më kujtoi një meselé që e kam lexuar diku, kohë më parë.

Tregojnë se Qamili, edhe pse ishte i moshës së mesme, qe bërë problem në lagje, në qytet e kudo ku i shkelte këmba. Ishte fiksuar fort që të thyente xhamat e komshiut e kujtdo tjetër, duke i gjuajtur me gur, me anë të llastiqeve, që përdornin dikur fëmijët për të vrarë zogj. Dalëngadalë, pas shumë përsëritjesh, veprimet e tij u bënë problem dhe durimi i miletit kishte sosur. Një ditë e dërgojnë forcërisht te spitali, ku mbylleshin ata që kishin të meta mendore. Pas 6 muajsh e pyetën doktorët se çfarë do të bënte po ta lironin. Ai tha me sinqeritet se do të blinte një biçikletë, do t’i shponte gomat e saj me thikë dhe komardaret do t’i bënte llastiqe, me të cilat do të gjuante xhamat e dritareve të Hasanit për t’i thyer. Hasani ishte komshia më i afërt. Doktorët kuptuan se ai nuk duhej liruar dhe vendosën ta mbanin edhe 6 muaj të tjerë për të parë nëse shëndeti i tij mendor do të përmirësohej ose jo. Në fund të kësaj periudhe i bënë të njëjtën pyetje. Këtë radhë tha se po ta lironin, do të martohej dhe me llastikun e të mbathurave të gruas do të bënte llastiqe për të thyer xhamat e shtëpisë së Hasanit. Pra, siç e mësuat nga kjo meselé, Qamili mbeti Qamil. Përveç kësaj, për merita të veçanta, fitoi titullin, në formë “Çertefikate mirënjohje”, me emër e mbiemër, “Qamili i Çmendur.”

  1. Rama, si njeriu më i interesuar për pushtet, para e famë, ka tashmë gjithçka nën kontroll. Edhe pse ligjet nuk i honeps, formalisht, ca gjëra i do të ligjërueme se ku i dihet si vinë punët. Kujtoni ligjin kundër shpifjes që i ngjante nenit 55 për agjitacion e propagandë të kohës së Enverit. Ai përsëri ngul këmbë dhe do të ketë të ligjërueme kontrollin e medias vizive dhe të shkruar, gjë që po kundërshtohet fort nga gazetarët. Ndërrimi i emrave i pëlqen shumë si p.sh: nga Minishengen në Open Balkan, nga ligji kundër shpifjes në agjensi që kontrollon median etj.

Boll e tepër i kishte 2 mandate, por pas dështimeve e skandaleve spektakolare, me njëmijë marifete nisi edhe të tretin. Edhe në këtë mandat, ai nuk mundi të ndahej nga doshët e kodoshët deri në minutat e fundit, gjë që e kishte bërë edhe në dy mandatet e mëparshme, por shumë më skandaloze. Të njëjtën gjë ka bërë edhe te pushteti lokal. Disa bashki nuk kanë kryetarë të zgjedhur për pasojë.

Shumë analistë e njerëz të dijes kanë thënë bashkë me Z. Albin Kurti se Ballkani i hapur është një tezë antishqiptare dhe se këtë Vuçiçi po mundohet ta vërtetojë çdo ditë. Besoj se ajo që po ndodh këto ditë e dëshmon më së miri. Dikush e ka quajtur me të drejtë “Mizoria serbe.” Vuçiçi po e kërcënon me luftë Kosovën, ndersa ti flet për Minishengen e Open Balkan. Këtë gjë e thekson edhe gazeta gjermane “Bild.

Pas të gjitha “përparimeve” që kemi bërë, nën kujdesin dhe monitorimin e ambasadorëve evropianë e më gjërë, integrimi ynë në BE ka kaluar nga ëndërr e shuar në vdekje klinike. Si lajm të fundit kemi edhe rrezikun e kthimit të vizave. Uroj të jenë thashetheme! Pas të gjithave, është e papranueshme dhe skandaloze të këmbëngulësh për Ballkanin e Hapur në një situatë kërcënimesh deri me luftë nga Serbia,vetëm sepse Kosova kërkon reciprocitet e barazi. Aq më keq përgjigjet Serbia, kur Kosova i kërkon asaj, me të drejtë, njohjen si shtet i pavarur. Tanket dhe avionët në kufi me Kosovën, nuk lënë vend për të folur e insistuar në nismën ogurzezë të “Open Balkan.”

2 Tetor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu